Basha e përdhosi çadrën me një dështim ulëritës!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Rreth Lulzim Bashës po tubohen me shpejtësi dy grupime të ndryshme nga njëri- tjetri, që kanë një qëllim të përbashkët: të justifikojnë marëveshjen e turpshme për t’u futur në një palë zgjedhje farsë.

Në grupin e parë hyjnë sa optimistët e pandreqshëm, po aq edhe servilët e pashmangshëm. Në thelb ata mundohen të arsyetojnë se me gati 90 ditë në çadër, PD-ja arriti atë që asnjë opozitë nuk i’a ka dalë ta merrte kurrë në 27 vjet.

Ata thonë se e detyruan Ramën të tërhiqet dhe të pranojë gjëra që askush nuk i kishte menduar tre muaj më parë. Ata përmendin minisrat që u larguan dhe ata që do të lënë postet duke argumentuar se kryeministrit i’u rrëzua i gjithë ekipi fitues i 2013.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë ata që, ndryshe nga të parët, përpiqen të duken më realistë. Ata janë të ndërgjegjshëm për tërheqjen e palavdishme të Bashës, por reken t’a përligjin atë me rrethimin që i bënë liderit demokrat.

Ata pretendojnë se ai nuk mund të luftonte më edhe kundër Europës edhe kundër ShBA, edhe kundër armiqve politikë edhe kundër aleatëve që po përgatiteshin t’a tradhëtonin edhe kundër të blerëve si Bregu e Selami edhe kundër kritikëve dinjitozë si Topalli dhe Patozi.

Pra, nëse të parët përpiqen ta shesin zbythjen për ngadhënjim, të dytët, më të matur, duan të arsyetojnë se liderit demokrat nuk i kishte mbetur asnjë rrugë veç nënshkrimit të marëveshjes me Ramën.

Por, si njëra palë po ashtu edhe tjetra, si idiotët e dobishëm që po thërrasin fitore, si zërat e”arsyeshëm” që justifikojnë tërheqjen, nuk përligjin dot një fakt të thjeshtë: që çadra po mbyllet me një dështim ulëritës.

Ata të gjithë së bashku nuk fshehin dot, jo vetëm përdhosjen e utopisë imagjinare të republikës së re, por edhe dështimin e misionit minimal: zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sepse marveshja e këtij mes maji është as më pak dhe as më shumë sesa pranimi i një gare që nxjerr Edi Ramën fitues.

Dhe për të vërtetuar këtë nuk ka nevojë të kalamendesh në arsyetime të komplikuara. Boll të rimarësh thelbin e asaj që vetë Basha ka thënë dhe propoganduar për tre muaj në çadër.

Me pak fjalë ai ka mbrojtur tezën se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me një kryeministër që mban në duar fijet e pushtetit okult të trafikantëve të drogës, të binesmenëve konçesionarë dhe të televizioneve të mëdha të blera me benefice publike. Pra po t’i besoje atyre që Basha kumtonte nga bulevardi i Tiranës, e keqja nuk qe as te data e zgjedhjeve, as tek kreu i KQZ-së, as tek mësuesit socialistë që nxirrnin nxënësit në mitingje dhe as tek drejtorët e policisë të lidhur me kultivuesit e hashashit.

Po ta merrje seriozisht liderin demokrat, bindeshe se Edi Rama kontrollonte një mekanizëm ekstra demokratik me të cilin ishe e kotë të mateshe dhe të konkuroje. Se ai kishte ngritur një sistem që zgjedhjet i shndërronte në farsë dhe opozitën në një zbururim që plotësonte fasadën demokratike.

Në rrjedhim të këtij arsyetimi, Basha pretendonte se kërkesa e tij për zgjedhje pa Ramën, nuk qe as një tekë fëmijënore dhe as një absurditet për të marrë pushtet në tavolinë, por një kusht i domosdoshëm për një proces të ndershëm dhe të pandikuar nga faktorë ekstrademokratikë.

Dhe është pikërisht ky arsyetim që e bën marrëveshjen e tanishme të duket si një dështim ulëritës. Sepse përmes saj lideri i PD ka hequr dorë nga  e vetmja gjë që e paraqiti me të drejtë si problemin madhor të këtyre zgjedhjeve.

Po tani me Ramën kryeministër kush do t’i garantojë ato? Disa ministra neutralë që ai mund t’i blejë siç ka blerë gjithçka në këtë vend? Kreu i ri i KQZ-së që vetëm çelësat e kashtës ka në dorë? Disa UFO të ODHIR-it që do të hartojnë raportin final?

Basha nuk mund të argumentojë dot kurrësesi se cila nga koncesionet që ka fituar me këtë “deal” euro-amerikan do t’i pengojë trafikantët të radhiten në fushatë pro njeriut që i bëri të pasur me hashashin? Se cili prej tyre garanton se përfituesit e koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit nuk do të hedhin miliona për fushatën e PS-së? Se me ç’farë amendamenti do të pengohen pronarët e mediave të lartësojnë imazhin e liderit global?

Vetëm nëse shtron këto pyetje e kupton më lehtë se Lulzim Basha ka firmosur një marrëveshje për të hyrë në zgjedhje si humbës. Se ai ka arritur vetëm të retushojë pak një garë që sërish do të jetë farsë. Se ai ka pranuar me bisht në shalë një konkurrim jo të lirë dhe të ndershëm, madje duke rrezikuar të bëhet edhe qesharak nëse thotë pas përfundimit se ai rezultoi i tillë.

Pikërisht për këtë, si grupimi i parë i mbështetësve të tij që thërasin fitore, si ata që e justifikojnë si të vetmen rrugë që i kishte mbetur, nuk bëjnë asgjë më shumë sesa gënjejnë publikun.

Gjërat duhen thënë troç.

Lulzim Basha jo vetëm është tallur me ata që i besuan për “Republikën e re” e cila u flijua në të njëjtat tryeza si ato ku kishin bërë marëveshje Berisha me Nanon dhe Ramën, por ai nuk arriti dot as objektivin minimal: një palë zgjedhje të ndershme.

Dhe si pasojë shqiptarët do të drejtohen këtë fund qershori drejt kutive të votimit, në një garë të cilës i njihet fituesi. Ato do të marrin pjesë në një farsë e cila dihet se cilin emër do të prodhojë si kryeministër.

Ironikisht, e vetmja enigmë që do të mbetet pas saj do të jetë emri i atij që do të drejtojë opozitën e re. (Lapsi.al)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

34 komente në “Basha e përdhosi çadrën me një dështim ulëritës!”

  1. dikush says:

    Ky krimbi do vetem kaos dhe trazira. Ndryshe nuk vegjeton dot. Meso nje zanat o bushat ose do i kthehesh zanatit me te vjeter ne bote. Vlen edhe per prostituten f. lubonja.

    1. Grigor says:

      Edhe une jam Dikush, sepse mendojme njelloj.
      Sot Bushati ka folur im mbrujtur me parimet anti-imperialiste te gjyshit te tij. Pra gjoja “amerikanet dhe europianeo-perendimoret na e prishen kete vend”. Te tere u shitkan e u blikan sipas qejfit, ndersa ky Bushatlliu, ky nuk shitet tek askush. Po per te ngrene ku ha ky? Apo ushqehet me ndihma?

    2. andi tegeli says:

      Deshtimi i teorive te tua prej tutkuni o Andi. Ti kujton se mund te besh ideologun shkaterrimtar ne shekullin e 21 te duket vetje si Martin Luteri ose si Volteri.
      Je nje mbeturine mendore. Je nje ekstremist fanatik dhe predikues i zhdukjes se kombit tend. Ne fakt cfare tjeter mund ti uroje dhe siguroi ketij vendi nipi i Hysni Kapos qe e shikon renien e Byrose Politike si katastrofen me te madhe historike, qe i ka ndodhur atij vete dhe familjes se tij?

  2. 122 says:

    hahahahahahaqh….
    ta futi edhe ti!
    hahahahahah !
    E urrej Bashen per te gjitha te keqijat qe i ka bere ketij populli!
    Pres ta shoh prapa hekurave dhe te lebetitur!
    Por…. qe do te ta fuste edhe ti, KURRE nuk ma merrte mendja!
    Le qe ti e ha kollaj, sepse e ke ne [email protected]!!!!

  3. i pa besi(Berisha vete) says:

    O Andi Bushati ngele si i dhier e…….por nuk e kuptoje a ditezi qe “lideri” yt i opozites ishte thjesht nje pupac ,i fryre per te fluturuar me pras ne bythe nga anal—-istet si puna jote e A. Fuges, A. Gjekmarkaj, C.Peka, A. Leles, A. Shkullakut, P. Zogajt, A. Hoxha (Presidenti), F. Lubonjes, A. Bejtes. F. Cupit, A, çanit, M. Markut, etj,etj. Dhe tani shkruani aludime pas aludimesh por asnjehere nuk thoni te veteten……… EDI RAMA ju shkeli e shtypi me kembe si vemje te gazetarise se peshtire qe ju zhvilloni.

  4. Nje qytetar says:

    Po Andi , cadra u mbyll me nje deshtim ulurites dhe ti mbete me gisht ne bythe !
    Ashtu sikur ti , qorri Lubonja dhe i gjithe takemi juaj ANAL – ist , hengret MUT sa u shqepet !
    Ju befte mire ! Vazhdoni e mbllacitni neper ANALE te njeri – tjetrit !

  5. Bushmeni says:

    U zgjua idioti. Me me fund ka dyshimet e veta mbi Baftjarin. Po pse more analist kaqol vertete besoje ti tek perralla e Republikes se Re?

    1. Robi says:

      Republika e Re e ketij kaqolit eshte si virgjeria e Kurves.

  6. rudfini says:

    Deshtimi ulurites je vete ti,me tutje eshte marrezi o karabush.

  7. Benard says:

    Z. Bushati ja ke futur kot. Dhe pse :

    1.Lulzim Basha ishte i detyruar te bente marrveshje , pasi ne te kunderten PD do te dilte jashte loje. Njerzit nuk rrinin me ne cader.

    2. PD , as nuk kishte mundesi te fitonte dhe as nuk e ka kete mundesi e as e djathta ne pergjithesi. Elektorati i djathte e kryesisht i PD eshte tradhtuar e shkelur me kembe per interesat e tyre nga Berisha, Topalli e Co. Koha , kjo gjykatese e pa gabueshme do ta vertetoje.

    3. Edhe pse nuk fiton ne keto zgjedhje, PD dhe Lulzim Basha me kete marrveshje kane fituar dinjitet dhe shume vota me shume se do te fitonin. Pra marrveshja rezulton pozitive.

    Analistet e shtypit ne shume raste ne situata krizash politike jane si qakejte ne raste epidemish me te cilat jetojne. Mbaron kriza dhe epidemia – pushojne se ngreni analistet dhe qakejte.

  8. art says:

    Ça te besh o Bushat, gjynah qe nuk degjoi keshillat e tua dhe te fillonte luften civile

  9. Shkullaka says:

    Hahaha mos wsj o nipi i Hysniut mos qaj, lete Tosin spiunin e babes se vet te lehi edhe per ty…hahaha

  10. Peco says:

    Ah te ishte dote gjalle shoku Hysni, pa jua tregonte mire vendin ketyre armiqeve. Sepse, komunistet kurre nuk duhet te terhiqen nga llogorja ku e kane futur vehten. A na ngrence mune, me psikologjine tende te pandreqshme komuniste, o Andi! Ti je I indoktrinuar deri ne palce o lumemadh. Po nuk e ke parasysh ti , ore hajvan, deklarimin gjigant te Shvejkut, i cili zbuloi Ameriken kur tha: ” nje kompani e rrethuar nga te gjitha anet, duhet pa tjeter te dorezohet.”? Ja kete e gjeti edhe Bashen.

  11. Xen deledashi says:

    Pas Fugës, doli edhe rroçka tjetër. Tani presim beqirin ë Spaçit ……

  12. Lennard says:

    Me gazetar te dobet nuk kam pare!!.Po cfare prisje Ti mor Legen te arrinte Basha?.Lexo Spartak Ngjelen qe te kthjellohesh o Partizan i Vogel Velo.Ti do Rremuje ,Do Revolucionin Demokratik te Sali Serbit, !!.Ik zhduku o Pede.Populli do qetesi,mireqenie.Si nuk fole nje fjale per Vetingun? Po a ka korrupsion me te madh se ne Gjykata,Prokurori,apo ne administrate.te djeshme dhe te sotshme.Prandaj duhet nje sahat e me pare te behet Vetingu ,qe te gjithe zagaret e te dy kraheve te marrin Denimin e Merituar.

  13. Lennard says:

    Me gazetar te dobet nuk kam pare!!.Po cfare prisje Ti mor Legen te arrinte Basha?.Lexo Spartak Ngjelen qe te kthjellohesh o Partizan i Vogel Velo.Ti do Rremuje ,Do Revolucionin Demokratik te Sali Serbit, !!.Ik zhduku o Pede.Populli do qetesi,mireqenie.Si nuk fole nje fjale per Vetingun? Po a ka korrupsion me te madh se ne Gjykata,Prokurori,apo ne administrate.te djeshme dhe te sotshme.Prandaj duhet nje sahat e me pare te behet Vetingu ,qe te gjithe zagaret e te dy kraheve te marrin Denimin e Merituar.
    Klysh Blloku do riperteritjen e Komunizmit.Organizo pra nje njesit guerril!!Pallavesh

  14. Beni says:

    Sa keq qe loli Baftjar nuk ju degjoi me o Anal-isti i Hysniut…nga marazi e nga inati per fitoren e Rames nuk din se cfare po shkruan me or ditezi…zgjedhjet akoma te pabera po na i deklaroke “farse” dhe RAMEN QE E PERKRAH GJITHE PERNDIMI DI ASNJE ME PARE, bytha jote po e nxjerr bandit e shkuar banditit..
    Hahaha… tani te ka mbetur tja narresh Tos spiunit ne goje

  15. BUJARI JU DEGJON says:

    Mos ia vini re Andush karabushit,se ka nje hall:
    Po konkuron per “Kryetar i Medias se Kazanit”…
    Sapo ka perfunduar nje lufte kunder Kryeministrit Edi Rama…
    Ne duar mban vec Lapsit edhe Briskun,Furcen,Deodorantin… 🙂
    … Dhe nje qese me lesh… 🙂

  16. Kellira says:

    Ik o te qifsha robt!
    Shyqyr qe dolen se na cane trapin 3 muaj

  17. mirel says:

    Ik o Andi per ke shkruan?
    Per plerat? Shiji si gezojne

  18. niki says:

    Ka nje diçka, qe diferencon analizen qe ben ti Bushati me ato gazetare, qe permend me siper.Ata e dine shume mire, sa edhe ti , qe kriza e krijuar nga Basha(PD) ishte artificiale dhe kerkohej te perfitohej prej saj.Edhe kaq per ta quhet diçka positive, per ti hedhur hi syve deleve.Ndersa per ty zoti Bushati ka vetem nje gje rendesi: shkatarrimi i EDI RAMES. Nuk ka rendesi per ty se Basha e Berisha jane per ne burg . Keshtu qe njerzit si ti i bejne vetem dem shoqerise shqiptare dhe quhen palaço.

  19. hë për hë.... says:

    Po qe je nje koqe o bushat, koqe tamam, kjo nuk do as mend dhe as laps. Mjaullit dhe vazhdon qe ti biesh tenqes se vjeter e te ndryshkur me haluçinacione si nip i regjur bllokmenesh pa asnje lloj llogjike, eshte tashme dhe tregon ne fakt mjerimin tuaj intelektual dhe analisto-terrorist. Lere jeten e shqiptareve te ece ne rrjedhen e saj dialektike dhe mos vill vrere. Fitoi shqiperia me kete marveshje, e ardhmja e prosperiteti dhe jo kaosi qe prej kohesh ti dhe nje takem nga organika mediatiko-fshatare si shtrigat e salemit predikoni dhe shihni ne horizontin tuaj shterpe te kunderten e saj. Nuk ka rendesi se kush i a “futi” njeri tjetrit, dhe une ketu po perdor zhargonin tuaj prej rrugaçi ordiner, Rama apo Basha, por sot shqiptaret dhe shqiperia ka fituar edhe ne sy te nderkombetareve nga ku ne presim te integrohemi me enderen e madhe te europes, dhe pse ti akoma pas 27 vitesh vazhdon dhe u rekomandon shqiptareve projektin e gjyshit tend ate te izolimit, te cilit nuk ja ka pare askush hajrin ne kete bote. Me vjen keq per ty qe ke mbetur aty e tek teoria e Hyses …ham bar…
    Mos klith e mos lesho “rufera duke anatemuar virtytet tona kombetare.
    Mjaft me.
    Beju te fala edhe armandit, yllit, rakipllarit e nje tkemi tjeter por mos harro lubinje e tod terroristit qe pushkatoi ajken e inteligjencies se tiranes ne ditet e çlirimit te saj.
    Ptuuuu, fare e keqe mos ju pafshim syte dhe ju harrofte emri ne ekranet tona.

  20. spectrum says:

    ME TE DREJTE KE INAT OR MIK SE TANI JU HAP RRUGA VETTINGUT QE E MBANIT PENG PER TE SHPETUAR KONTROLLIT TE MILIONA EUROVE TE VJEDHURA TANI BEHUNI GATI PER BURG E FIRMOSET VET

  21. Liri says:

    Nje vendim I matur I Bashes. I jep mundesi qe njerezit ta votojne per ate qe eshte. Cfare deshe zoti Bushati? Lufte mes shqiptareve. Te vrasi vellai vellane, komshiu komshiun. Jo mik na ler te jetojme e te rrisim kalamanet apo ti ato te tute I ke jasht?!
    Bravo Rama.

  22. mali says:

    Kete Bish atin nuk e pashe njehere te ja doje te miren Shqiperise.Turqit thoan pis maluk..

  23. Brahoo says:

    Thoni ça te doni… por ne kete rast Bushati ka 100 % te drejte.

    Lulit ju keput llastiku brekve.

  24. Emi Granti says:

    Edhe pse pinjoll i bllokut, Andi Bushati eshte i vetmi gazetar qe ia lexoj shkrimet gjer ne fund.Edhe nje femije normal e kupton se Bushati ka te drejte: Basha deshtoi dhe nuk i mbetet gje tjeter veçse te largohet. Nuk e di sepse, por kisha krijuar njefare besimi se Basha do t’i shkonte gjer ne fund betejes se tij per te arritur objektivat qe PD i perseriste çdo dite tek çadra. Paska qene gjithçka bllof:Per disa poste ministrash paskesh qene perqendruar kjo beteje e PD-se, jo per arritjen e zgjedhjeve te ndershme, te cilat do te arriheshin pikesepari me largimin e Rames dhe krijimin e nje qeverie teknike(Basha ka 3 muaj qe u ka çpuar veshin shqiptareve me keto kerkesa te opozites qe nga çadra, qe u shnderrua ne bastionin e opozites).Prandaj, fatakeqesisht gazetari Bushati ka absolutisht te drejte.

  25. Beni says:

    Pse nuk I propozon LB t’ju bej juve bashke me Ljubon, Shkullon, Bejtexhiun, Nikolle Leshin, ato ministrat e pakorruptuar qe do I tregonin vendin gjithe armiqve te ketij vendi, ashtu si dikur gjyshi yt ? Je bere si ai gjirizi qe sa here hapet, nxjerr duhme te keqe, o pinjoll I sistemit me te urryer qe ka njohur ky popull. U ka dash nje Robespier per Shqiperine e pas 90, qe te binte rehat ky vend, sepse nuk kane qene te gjithe bashkefajtore dhe bashkevuajtes.

  26. albania says:

    Kulla e barit nuk do te digjet!
    por
    Cadra e Republikes se Re, Cadra e Lirise se saliut, do te hiqet nga Bulevardi!

    Ata qe kane fituar sot me heqjen e cadres, jane drejtuesit e automjeteve, dhe ne menyre te vecante shiferet e Linjave Urbane te Tiranes.
    Basha duhet te paguaje edhe shpenzimet e teperta qe kane bere autobuzet e linjave urbane te Tiranes, duke devijuar rruget dhe duke u futur neper rrugica te Tiranes, per shkak te Qadres se Lylit.

  27. malo says:

    andi, me ne fund e mora informacionin mbi burimin e finacimit tend.
    qenke pelivan I madh o bushat.
    si ja ben qe ke tre linja te pa varura pagesash per te njejtin shkrim. I modh je.

  28. popull per fat te keq says:

    po cfare mund te kerkonte Basha me teper pas asaj qe nderkombetaret e shitur i deklaruan haptazi. Kompromisi ishte e vetmja menyre per te mbijetuar politikisht. Ne kete marrveshje ka 2 fitues. Rama si fitues moral sepse la shume terren por mbajti postin si kryeminister dhe shtyu dt e zgjedhjeve me vetem 1 jave nderkohe qe mesi i korrikut do ishte afati minimal me i pranueshem. Basha si fitues material sepse arriti sh poste qe askush me pare nuk i ka arritur si opozite. Kriza vertet u shpall artificialisht por ne thelb te gjitha ato qe ngre Basha qendrojne pamvarsisht se nuk eshte ai dora e duhur per ta valvitur kete flamur. Ai qe nuk do fitoje asgje eshte populli dele qe do vazhdoje te ushqehet me bar iluzionistesh.

  29. Rrok cubi says:

    Fakti tregoje se humbesit me te medhej te kesaj marreveshje jane ca laro te medhej te ashtuquajtur Anal~ista te medhenj te gazetarise dhe mediave Shqiptare me emra te ndryshem,por me fytyre te njejte,te cilet asnjehere nuk moren mundimin per te analizuar me vertetsi situaten ne vend per te argumentuar me fakte dhe vertetsi arsyen e humbjes plebishitare te p.d,ne disa zgjedhje rradhasi,nuk qene asnjehere ne gjendje te analizonin realisht E.Ramen si politikan dhe shtetare,me arritjet dhe gabimet e veta,e mbajten vazhdimisht ne presion mediatik,mbasi ai asnjehere nuke mori mundimin te merret me ta,ti pergjigjesh kerkesave te tyre te paskrupulla per perfitime ekonomike,mbasi i njifte shume mire karakterin e tyre,se pjesen me te mire te tyre kishte punuar shume kohe para se te behesh politikan aktiv.Eshte nje fakt i pamohushem se E.Rama ne politike dhe qeverisje ka bere gjera per mire me teper se cdo politikan tjeter ne keto 27 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *