Ben Blushi, ironi me marrëveshjen: Rama futi dhe Saliun në Rilindje, kjo është bashkëqeverisja e tyre

18 Maj 2017, 20:10Politika TEMA

Kreu i LIBRA-s ka reaguar sërish ditën e sotme për marrëveshjen e arritur nga Rama dhe Basha, duke zgjidhur kështu krizën politike dhe duke i mundësuar edhe partive opozitare të futën në zgjedhjet parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blushi thotë se kjo marrëveshje do të mbahet mend në historinë e vendit si “marrëveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë, hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike”.

Sipas kreut të LIBRA-s, kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën.

BASHKËQEVERISJA E SALIUT ME EDI RAMËN
Pasi e mbushën Rilindjen me banditë dhe trafikantë, me kriminelë dhe kanabistë futën dhe Saliun në Rilindje.

Kjo marrëveshje do mbahet mend në historinë e vendit si marrëveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë, hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike.

Kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën. Shqipëria nuk e kishte imagjinuar këtë koalicion dhe sigurisht nuk e kishte merituar.

Natyrisht do zgjasë shumë pak deri në 25 qershor. Do ta rrëzojmë me vota si çdo të keqe”, shkruan Ben Blushi në rrjetin social “Facebook”.

4 komente në “Ben Blushi, ironi me marrëveshjen: Rama futi dhe Saliun në Rilindje, kjo është bashkëqeverisja e tyre”

  1. Skena dhe Prapaskena says:

    E ka premtuar qe kur mori pusht-etin ne 2013:
    “Une do ta rilind gjithashtu edhe Saliun”
    E gezofshim pra Republiken Turli Sade !
    SHKURT MARREVESHJE BANDITESH.
    SHQIPERIA QE NUK DUAM.

  2. Shkelzen pederasti says:

    ik o koqe

  3. i pa besi(Berisha vete) says:

    Ti po o “superjashtoksor” i politikes, ti je hala foshnje ne politike o Ben dallkauku ,rritu e pak e kur te arrish ta ndrrosh kostumin e syzet tre here ne dite njerzit kane me te “besuar” se tani per tani je gati 10 here e seshte shenje e mire qe ti je ndryshe nga te tjeret qe ke henger buke politike per gati 20 vjet.

  4. Beni says:

    Nje Sali ndoshta e rilindi, por edhe nje Saleh si ty e fundosi. Apo i beson vertet ato deklaratat per fitoren e partise tende ne keto zgjedhje ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje