E do Interi, Napoli i zgjat kontratën Sarrit?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zërat e ditëve të fundit që e kanë lidhur të ardhmen e Maurizio Sarrit me stolin e Interit kanë vënë lëvizje, Napolin që ka nisur nga puna për të bindur trajnerin italian të firmosë kontratën e re.

Presidenti i klubit të kaltër, Aurelio De Laurentis kërkon të blindojë trajnerin e tij, pasi beson jashtëzakonisht te aftësitë e Sarrit i cili në këto dy sezone i ka dhënë një tjetër fytyrë Napolit. Falë 58-vjecarit të kaltërit janë skuadra me sulmin më të mirë në Itali dhe njëkohësisht ekipi që zhvillon futbollin më të bukur në Serinë A.

Kontrata aktuale e Sarrit me Napolin skadon në verën e vitit 2020 por edhe pse ka edhe tre vite kontratë me klubin jugor, De Laurentis pritet ti propozojë trajnerit një marrëveshje të re, nga e cila do të marrë një pagë më të lartë, për të shmangur kështu ofensivën e Interit.

Ish presidenti Massimo Moratti u sugjeroi drejtuesve kinezë të klubit zikaltër pikërisht Sarrin për stolin, por gjasat janë që 58-vjecari të qëndrojë ku ka nisur një projekt, ku objektiv kryesor mbetet fitimi i një titulli kampion, gjatë këtyre viteve.Sarri te Napoli përfiton aktualisht 1,5 milionë Euro në sezon, por me rinovimin e kontratës nuk do ishte aspak cudi që në llogarinë e 58-vjecarit të përfundonte dyfishi i kësaj shume./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *