Edi Rama anulon intervistën në “Opinion”, ja arsyeja

Kryeministri Edi Rama ishte planifikuar të jepte një intervistë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për gazetarin Blendi Fevziu.

Por më vonë, Rama dhe Basha kanë vendosur të mos flasin për median, mbi marrëveshjen e arritur ndaj intervista është anuluar.

Dy liderët kryesor të politikës në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha njoftuan pas mesnate se janë dakordësuar 100 për qind për të shkuar të zgjedhje të gjitha forcat politike.

Por, detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë publike.

Ata kanë dalë nga Kryesia e Kuvendit rreth orës 01:30 të ditës së sotme për tu takuar sërish paradite rreth orës 10:30, kësaj radhe në Pallatin e Kongreseve, ku qendruan për 5 orë.

Detajet e marrëveshjes janë duke u hartuar ndaj palët kanë qenë diskrete me mediat.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Edi Rama anulon intervistën në “Opinion”, ja arsyeja”

  1. WEB1 says:

    Edhe ne faqen facebook te kryeministrit asnje lajm rreth akordit qe kane arritur, lajmi i fundit ishte 6 ore me pare

  2. Epo kjo pune! says:

    kushtetuta per eshte per kornize… na rrofshin kulisat, pa media sepse helbete, do merret vesh me cfare jane petet e b(y)rekeve qe do i servirin elektoratit. Pastaj na mburr perendimi per popull paqsor dhe durimmadh… ne jemi milet, hame fara, ca ne cader, ca ne sheshe me brohorima Parti-Lider, po shyqyr qe perendimin e kemi nga pas e vecanerisht SHBA se ndryshe serbi e greku do benin palle fare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *