Gjiknuri: I kemi dhënë PD garanci që si ka asnjë opozitë në botë

Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës thotë se PD i janë dhënë garanci që nuk i ka asnjë opozitë e botës.

Ai është takuar me simpatizantë socialistë të rajoneve 1 dhe 2 të qytetit të Vlorës.

“Nga dëshira e mirë, edhe nga kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë, ju ofrua diçka në tavolinë Partisë Demokratike. I thamë dakord, do të japim garanci që si ka asnjë opozitë e botës, jo ju kur ishit në qeveri e ne në opozitë që nuk bëhej fjalë të kishim ndonjë garanci. Madje u thamë se u jepnim mundësinë edhe për pjesëmarrje në qeveri, por me kushtin që zgjedhjet nuk mund të shtyhen siç mendonin ata në Shtator, Tetor apo pa fund”, theksoi Gjiknuri duke komentuar lëvizjet politike dhe qëndrimet e Partisë Demokratike.

Duke pranuar që gjatë 4 viteve ka dhe shumë gjëra që nuk janë bërë, Gjiknuri insistoi se askush tjetër gjithësesi përveçse Partisë Socialiste nuk ka bërë dhe nuk bën dot më shumë për Vlorën.

“Nuk i kemi bërë të gjitha dhe unë jam i pari që them se kemi lënë shumë gjëra pa bërë por nuk ka asnjë parti tjetër që do të bënte më shumë për Vlorën dhe po e them se nuk ka asnjë parti tjetër që do të bëjë më shumë për Vlorën. Prandaj, të gjithë për Partinë Socialiste. Fitore! Fitore!”, tha Gjiknuri.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *