Heshtja e Ramës e Bashës, takimi i çuditshëm Meta-Berisha dhe teoritë e konspiracionit për një pazar që ua “fut” Metës e Berishës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zhvillimet e vrullshme të 24 orëve të fundit, kanë ngritur disa pikëpyetje, që vetëm koha do i zbardhë.

Takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës, pa praninë e personave të tjerë, ka sjellë marrëveshjen e shumëpritur mes tyre.

Por, as Rama dhe as Basha nuk thonë se çfarë kanë diskutuar dhe çfarë marrëveshje kanë arritur.

Heshtja e tyre duket se ka shqetësuar politikanët e tjerë.

Të parin Sali Berishën.

Ky i fundit e ka shfaqur publikisht shqetësimin e tij, teksa në mënyrë surprizë ka thirrur në një takim Ilir Metën.

Gjë që nuk ndodhte që prej kohës kur ata ishin në koalicion së bashku.

Pas Metës, Berisha thirri edhe Mediun, i cili gjithashtu nuk është në dijeni të asaj që kanë diskutuar Rama me Bashën.

Heshtja e tyre duket se i ka vënë në panik të gjithë, aq sa tashmë kanë filluar të ngrihen teori konspiracioni.

Disa media pranë LSI-së shkruajnë se Rama dhe Basha duhet të flasin se çfarë pazari kanë bërë me njëri-tjetrin.

Ato arrijnë deri aty, se thonë se Basha ka spostuar dhe nxjerrë nga loja Berishën, ndërkohë që Rama i ka future bërrylin LSI-së.

“Burime shumë të besuara brenda grupit që hartuan marrëveshjen në Pallatin e Kongreseve, në mungesë totale të informacionit për publikun, tregojnë se Edi Rama i ka bërë ofertë Lulzim Bashës për ta ndihmuar që të spostojë Sali Berishën nga ndikimi direkt në selinë blu me kushtin që Basha të pranojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor me sistemin prim që eliminon partitë e tjera.

Por i ka premtuar se Rama rri edhe katër vjet në pushtet dhe me pas në vitin 2021 ia dorëzon  kreut të PD-së.

Ndonëse ka shumë dyshime nëse e mban fjalën Edi Rama, por burimet tregojnë se lideri demokrat është mikluar nga ideja se mund ta spostojë njëherë e mirë Sali Berishën dhe familjen e tij nga ndikimi në PD. Në të vertetë nga kjo marrëveshje me sistemin prim në Kodin Zgjedhor asnjëherë PD-ja nuk del parti e parë, sepse PS deri tani ka treguar se mbetet parti kryesore.

Del i fituar vetëm Edi Rama, kurse Basha e gropos PD-në në opozitë të përjetshme. Por premtimi “burrnor” i Ramës mbetet se do ia dorëzoj vetë në vitin 2021 Lulzim Bashës, pushtetin.

Si kusht të gjithë kësaj, Rama merr mbështetjen e Bashës që t’i fus brrylin LSI. Nuk dijnë akoma reagimin e Ilir Metës, ndaj po hezitojnë, sepse ky pazar eliminon sistemin shumëpartiak. Nga ana e tij Basha ka premtuar kryetarëve të partive opozitare se do ti fusë në listat e garantuara të deputetëve të PD-së me kushtin që me vonë ti shkrijnë partitë e tyre”, shkruan një gazetë shumë pranë LSI-së.

Mediat pranë Berishës ndërkohë janë më të kujdesshme dhe për momentin kanë raportuar në mënyrë mekanike gjithë zhvillimet e fundit, pa bërë asnjë interpretim.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Heshtja e Ramës e Bashës, takimi i çuditshëm Meta-Berisha dhe teoritë e konspiracionit për një pazar që ua “fut” Metës e Berishës”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    “Indiferentizmi” I LSI,dhe mungesa e mbeshtetjes se aleates se kualicionit,PS,duke mbajtur ne mjafte raste qendrime opozitare,e ka sensiblilizuar Meten ta kaloj veshtrimin tek e shkuara.
    LSI ne kete zgjedhje e ka shume te veshtire te qendroj ne kualicion me PS,pretendimet per force e pare politike,detyrimisht e sjell ne pozicion konkurent.
    Kerkesa e votave te demokrateve nga M.Kryemadhi,tregon rreshqitjen djathtas te LSI.
    Aleanca e fshehur Berisha-Meta,tregon se ka funksionuar dhe gjate 4 vjeteve te shkuara.
    Pretendimet e LSI per force e pare,qe e ndjen veten jashte marveshjes,e ka detyruar Meten te shpalle te hapur aleancen e dikurshme me Berishen.
    Meten ne kete rast e ka lene treni i fundit !

  2. Peco says:

    Keto jane perralla diversioniste. Berisha dhe Meta jane tregetar gomaresh. Jane takuar per te biseduar per njerzit qe do vihen ne listat per deputet ne PD. Meta ka nderhyre per ndonjerin qe mund ti kete kerkuar te bisedoje me Berishen per ndonje vend te sigurt ne liste. Kaq jane keto. Nuk ka ngelur me vend dhe kohe per akrobacira politike, C’ishte per tu bere u be, tani keto jane ore pazaresh per vendet ne liste.

  3. Vicidoli says:

    Hallall rinia

  4. Devolliu says:

    Nesër i del tymi çfar kanë kurdisur në këtë takim Like Floriri me Sali Kriminelin, këto dy kuçedra të Shqipërisë.

  5. Ardi says:

    Doli fytyra e verteta per te Dy dallaverexhinjte…
    Kushedi c fare komploti Kane ne koke.
    Dy kurvat me te vjetra…te hajdutllikut…e prapaskenave
    U takuan SE e pane qe dolen zbuluar…Dy dashnoret e rregjur….s rri dot meta pa u takuar me burrin e pare qe I mori virgjerine.
    Po behen Gati te minojne urat…
    Ujku qimen e nderron zakonin Jo…vellezer shpirterore e te nje gjaku.
    Prit Kur ta Marri salen keshilltar ne presidence.

  6. asd says:

    Kush nga shpata vjen, nga shpata do te shkoje.
    Intrigat sapo kane filluar.

  7. albanistan says:

    Presidenti i ri deklaroi publikisht se kishte debulese per Sali kriminelin. Hajde president hajde. Shko tani Like floriri ne presidence, ngroh vezet dhe qe te mos malli per Berishen, merre aty keshilltar te pini kafen e mengjesit bashke.

Lini një Përgjigje te asd Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *