Kukësi, Gjoka: Titullin e sigurojmë që këtë javë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të shtunën në orën 17:30, në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të luhet finalja e titullit kampion mes Kukësit dhe Skëndërbeut.

Një duel i cili pritet të vendosë dhe fituesin e këtij sezoni të Kategorisë Superiore, pasi përballen dy ekipe që kanë rivalizuar fortë deri në këtë fazë të kampionatit.

Për trajnerin e Kukësit, Ernest Gjoka, skuadra e tij do të hyjë në fushë që të sigurojë titullin kampion që në këtë fundjavë.

 “Është ndeshje shumë e rëndësishme, ndeshja që na siguron titullin kampion. Luajmë përballë një rivali të fortë, kampionin në fuqi, për ne ka vlera psikologjike, ka vlera historike, ka vlera që Kukësi të mbyllë me sukses këtë vit të jashtëzakonshëm. Ne kemi futbollistë me eksperiencë dhe kam besim të patundur për ta se do të jenë akoma më vendimtarë në këtë ndeshje pasi e dinë historinë e saj”, tha Gjoka.

Kukës mban vendin e parë në tabelën e renditjes me një pikë më pak se Skëndërbeu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kukësi, Gjoka: Titullin e sigurojmë që këtë javë”

  1. Batakciu says:

    Tamam Gjoka!
    Vit i jashtzakonshem!
    Me ndeshje te blera ashiqare dhe ndeshje me pak tolerime,si i thone fjales.
    Me toleru pak!Jo me bo gjera qe te bien ne sy.Po me toleru-e di vete ti.Nxire topin jashte,boj ndonje faull.
    Se ti vitin qe vje nuk je mo aty me 90%,a e kupto?
    Une te du fort ty,e di ti!
    Masnej tha ai i modhi,e kupto ti,te kerkoj sa te doje.Hajt se folim.Mos thuj po qy tani.Menoje dhe folim!
    E pra,nuk eshte vit i jashtzakonshem o Safet Gjoka?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *