Lulzim, lëri justifikimet por kërkoju falje katolikëve për ofendimin e rëndë që iu kë bërë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Paul Tedeschini

Kur në dhetor të vitit 1990 u dha leja per pluralizem, pra per krijimin e partive të ndryshme politike, Ramiz Alia simbas mbledhjes së Katovices organizoi dhe drejtoi formimin e partive të ndyshme me element nga Partia Punës së Shqipërisë e diktatorit Enver Hoxha. Kështu u krijuen dy partitë kryesore, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) si dhe disa parti të tjera ma të vogla simotra. Kështu u krijue pluralizmi artificial shqiptar me element komunist.

Po në dhjetor të vitit 1990, që u lejue pluralizmi, disa intelektual shkodranë me kulturë të vertetë europiane paraqiten dokumentat së bashku me kerkesen per krijimin e Partisë Demokristiane Shqiptare.

Ramiz Alia sabotoi krijimin e kësaj partie me prejardhje jokomuniste duke ua refuzue me pretekste të kota kerkesen dhe dokumentat.

Nderkaq Ramiz Alia fitoi kohë dhe organizoi ma vonë krijimin e nji Partie Demokristiane kukull me element aventurier ish- bashkepunëtor të Enver Hoxhes, nji pjesë e të cilve sot bajnë pjesë në PS  dhe PD.

Njikohësisht, simbas disa deshmive personale, disa drejtues të PD-s së Sali Berishes në Shkodër kan perndjekë fizikisht dhe u kan ba kercnime dhe presione të ndryshme friksimi organizatorve të Partise Demokristiane Shqiptare në menyrë që të pengohej krijimi i kësaj partie të vertetë europiane antikomuniste.

Shkodra, kjo qënder tradicionale e kultures europiane në trojet shqiptare, nuk ka pasë nevojë të marrë mësime demokracie europiane nga nji komunist i Enver Hoxhes si Sali Berisha, i cili siç e tregoi ma vonë ishte  i lidhun me vendet islamike dhe që në vend tu japte shqiptarve drejtimin europian, i futi në Konferencen Islamike dhe solli në trojet shqiptare gjithëfarë organizatash arabe, pak me thanë, të dyshimta.

Në qoftë se në perbamjen e Partise Socialiste dhe të Partisë Demokratike, pjella të Partisë Punës të Enver Hoxhes, jane futë disa element ish- bashkëpuntor të komunizmit, të cilët kan emna katolik, kjo nuk don të thotë aspak se këto persona perfaqesojnë katolikt e Shqipnisë me kulture europian, siç po donë të na i servirin disa shkruesa shkrimesh nëpër gazeta dhe drejtuesi i PD-s Lulzim Basha.

Së pari, kreu i PD-s Lulzim Basha, në vend që të bante deklarata nepër gazetat e hueja per personat në parlament (qofshin katolik o jo) të cilët simbas Bashes paskan kryer vepra penale, duke dhanë per ma tepër edhe perqindje të sakta matematike të tyne, ai, Basha, po te kishte me të vertetë prova materiale, duhej tu bante atyne nji denoncim penal në prokurori per krimet e jo të merrej me llafe neper gazetat e hueja.

Kjo gja të len me mendue se vetë Lulzim Basha nuk ndjehet aqë i paster dhe i sigurtë sa ti futej kësaj rruge të denonicimeve në prokurori.

Se dyti, kreu i PD-s Lulzim Basha nuk ka si të perpiqet të mashtrojë publikun me intervista të tjera të mavonshme duke thanë se gazetat apo kundershtart e tij politik ia kan shtrembnue qellimisht fjaltë e tij dhan gazetes austriake.

Gazeta serioze austriake ka njerz të sakt dhe e din mirë pergjegjësinë e nji shtrembnimi informativ apo referimi të gabuem të nji interviste sidomos me karakter ndershtetnor.

Vetë Basha nuk pretendon që gazeta austriake të ia ketë shtrembënue fjaltë. Perkethimi nga gjermanishtja i fjalve të Lulzim Bashes dhanë gazetes austriake vertetojnë plotësisht ofendimin e rand që Basha i ka ba publikisht katolikve shqiptar, të cilët edhe pse në numer relativisht të vogel kan dhanë kontributin ma të madh per mbrojtjen e kombit shqiptar, per kulturen shqiptare dhe per lidhjen e shqiptarve tradicionalisht me Europen.

Në vend që të merret me sofizma, Lulzim Basha të tregohet i ndershem dhe tu kerkojë të fala publikisht katolikëve shqiptar per ofendimin e randë që ai padrejtësisht u ka ba.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Lulzim, lëri justifikimet por kërkoju falje katolikëve për ofendimin e rëndë që iu kë bërë!”

  1. xxx says:

    Ti kerkoka falje katolikeve ik o koqe kandari

    1. shqiptar says:

      pse jo o trapi i kanal xxx

    2. Kullat dhe burgjet shtepiake says:

      Or zoteri,po edhe Basha ishte katolik,por tani duhet te veme perpara dhe ti leme gjakmarrjet dhe inatet ne dem te shtetit dhe kombit.Ne planetin e quajtur Toke,vetem shqiptaret jane te mbyllur ne kullat e tyre te hasmuara.Vtem shqiptaret e Shqiperise etnike kane femijet e ngujuar ne burgjet e quajtura kulla te Kelmendit dhe Dukagjinit ne teresi.Kjo duhet te jete turp per te gjitha qeverite e pas diktatures komuniste.Duhet te jemi real dhe te flasim pa toki voki.Flitet zyrtarishte se jane mbi 1000 familje te ngujuara per gjakmarrje.Imazhi i shqiptareve ne bote,per kete dukuri,eshte ne minimum.

  2. Lennard says:

    Po pse te mos i kerkoj Falje Katolikeve?. I ka futur tr gjithe ne nje thes. Nga komuniteti katolik kane dale shume Atdhetare te medhenj ,Shkrimtare te medhenj ,.Komuniteti katolik eshte komuniteti qe i ka bere qendrese heroike asimilimit fetar..Basha eshte treguar nje Rembythje i pa moralshem dhe injorant.

  3. Lennard says:

    Po pse te mos i kerkoj Falje Katolikeve?. I ka futur tr gjithe ne nje thes. Nga komuniteti katolik kane dale shume Atdhetare te medhenj ,Shkrimtare te medhenj ,.Komuniteti katolik eshte komuniteti qe i ka bere qendrese heroike asimilimit fetar..Basha eshte treguar nje Rembythje i pa moralshem dhe injorant.
    Cfare ke mo Z,.Moderator ? Une vete jam Musulman.te paret e mij kane qene katolike.

  4. Fatosi-kosove says:

    Le tna thot dikush se cili vrases deri me sot ka kerkuar falje?
    Te pakten sa ka qene ne takat me vra,me poshteru,tradhetu JO,vetem kur i eshte ofruar xhelati pra pak dite para se te ngordhe,pasi vrasesit nuk vdesin ata ngordhin si sali berisha e lul basha dhe pas vete marrin qindra e mijera mallkime nanash,prandaj nese dikush prêt qe lul absha te kerkoi falje do te ngelet i humbur pasi ai nuk e beri kete as kur vrau ne shsh,as kur fali detin grekut as kur ka fazlliqin keshilltar per siguri kombetare,merreni me mend serbi keshilltar dhe luli shqiptar,o zot,po nejse shqiptaret jane aq te kthjellet qe tmos bien ne grackat e lulit dhe duek e injoruar e sidomos duke mos e votuar do te jete denimi me i mire ndaj lulit dhe doemos edhe ndaj sali berishes.

  5. WEB1 says:

    Me shume se katoliket si entitet fetar, basha e ka inatin me “tradhetine”e tyre.Fakti qe basha zonat katolike i kishte si lopa qe milet (vota), dhe sot i kane kthyer shpinen , eshte prova pse basha nxjerr kaq mllef.A do ta kuptojne valle katoliket qe kur punet nuk shkojne mire u perplaset ne surrat batuta,o me mua , ose kunder meje?. Por ne fund te fundit mire tu behet se asnjehere nuk kane votuar si europiane, por vetem si krahinore

  6. Para Laci says:

    Falja esht per burra te medhenje e jo per burreca si Luli.

  7. Vjena says:

    Katoliket dhe ateistet jane properendimorer ne Shqiperi kurse mysliman e ortodoks jo te gjithe por nje pjese e mire i lepien Erdoganit apo Athines orjetale te trullosur trumykur

  8. Anonymous says:

    Ik e kerkoju falje katolikeve o hipokrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *