Marrëveshja Rama-Basha dhe dalja vetëm në zgjedhje penalizon rëndë LSI, PDIU dhe partitë e vogla

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Marrëveshja mes Ramës dhe Bashës përpos ministrave, zv.kryeministrit, drejtorëve dhe krerëve të disa institucioneve teknikë, ka dhe një pike që bën fjalë për regjistrimin e partive politike ne zgjedhje.

Kështu, një nga pikat e marrëveshjes mes kreut të PS dhe PD ku nënvizohet në mënyrë taksative që partitë të hyjnë secila në zgjedhje, ka shkaktuar pakënaqësi tek aleatët më të vegjël.

Sepse i penalizon rëndë këto parti.

Pikërisht pika e dytë e marrëveshjes thotë: “Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës.

Regjistrimi i listave shumëmërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017”.

Çfarë do të thotë se nuk ka koalicione parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Dhe me sa duket Rama dhe Basha janë kujdesur deri në detaje që kjo pikë të shënohet dhe të evidentohet, duke penalizuar në këtë mënyrë të gjitha partitë e vogla politike.

Por më e penalizuar me sa duket është LSI e Ilir Metës, e kaluar në drejtimin e Petrit Vasilit tashmë që kreu historik i kësaj partie është në “udhëtim” drejt Presidencës.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me pikën në marrëveshje që ka të bëjë me faktin që të gjitha partitë politike do të hyjnë vetëm në zgjedhje.

E penalizuar është dhe PDIU e Shpëtim Idrizit, e cila do të hyjë e vetme dhe ajo në zgjedhje. Dhe kontestimin për këtë marrëveshje PDIU e ka dhënë përmes kreut të grupit dhe numrit dy të saj, Mesila Doda.

Pasi këto dy parti, me pritshmëri të mëdha në rezultat, jashtë koalicionit me partitë e mëdha nuk pritet të marrin rezultatin e menduar.

Aq më tepër me këtë sistem proporcional rajonal që favorizon vetëm koalicionet dhe kryesisht partitë e dyta dhe të treta në koalicione.

Dhe kjo për shkak se vota në këtë rast maksimalizohet dhe partisë së dytë në koalicion i shtohen votat nga partia e parë, ç’ka përkthehet si mundësi për të siguruar mandate deputeti.

Ndërkohë që partitë e tjera të vogla, majtash dhe djathtas, që nuk kanë peshë elektorale duken me të vërtetë në prag të mbijetesës.

Pasi duke hyrë vetëm në zgjedhje e kanë shumë të vështirë të arrijnë një rezultat që të kalojë pragun e mbijetesës dhe të hyjnë në Kuvend.

Pasi në momentin kur numërohen votat dhe nis llogaritja e mandatave, sistemi proporcional rajonal që sanksion Kodi Zgjedhor, favorizon partitë e vogla vetëm në rastet kur ato mund të jenë në koalicion.

Ndryshe e kanë të pamundur të kenë deputetë në Kuvend.

Referuar sistemit zgjedhor, një parti e vogël mund të marrë një deputet në një qark të madh ku edhe numri i votuese është më i madh, ndërsa rrezikon të mos marrë mandate deputeti në qarqet më të vogla.

Në këtë mënyrë LSI, PDIU dhe partitë e tjera të vogla janë të penalizuar nga marrëveshja Rama-Basha, që do të përkthehet me më pak mandate nga aleatët në zgjedhjet e 25 qershorit.

I vetmi “ngushëllim” nëse Basha e mban fjalën, është se krerët e partive parlamentare të opozitës do të jenë në listat preferenciale të PD.

Ndërsa për partitë e majta që kanë qënë në mazhorancë deri më tani as që bëhet fjalë, pasi i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në KQZ dhe janë miratuar./TemA-m.a.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

17 komente në “Marrëveshja Rama-Basha dhe dalja vetëm në zgjedhje penalizon rëndë LSI, PDIU dhe partitë e vogla”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    partite sunite,shiite dhe tourkotsamides e hengren te ”gjatin” e Rames…………..allah uakbar!

    1. albaniafirst says:

      Te ka mbetur sahati ne kohen e qepes. Bjeri legenit bjeri se I bike mire…

    2. Papa Tfgs1 says:

      Edhe dhjakonari i janulles, Doule evghitis, me ta ne rresht eshte more pederast

  2. shefi says:

    E pse penalizohet LSI e PDUI? Secia parti te marre aq sa ka takat, kjo eshte zgjidhje normale

  3. Liri says:

    Po jemi sunite , shiite, ortodokse, katolike te gjithe shqiptare e vellezer. Zotu Rama pergezime per marreveshjen. Tani futjuni punes.

  4. Beso says:

    Au bre ilir floriri me partine e tij po synon me dale force e pare te pakten keshtu deklarojne ato cuperlinat e tij qe do i kemi deputete te tirones

  5. sala says:

    Kerpurdhat e vogla , Nard Ndoka Peter Koci

  6. Vesi says:

    Mire ua bejne partive koti, si asaj te Shehit, Ndokes, Milo’s etj. Parti qe nuk nxjerin dot nje deputet. Ato meren me trafik votash. Marin votat e qytetarve dhe ua shesin partive te medha.

  7. tr says:

    GEZOHEM QE TE PENALIZOHET LSI DHE PDUI
    SEPSE U SPERDRODHEN SHUME ,I VUREN STERKEMBSH RAMES , KUR DON TE VESH VETULLA , NXJERR SYTE.
    POSHTE. LSI . PARTI MASKARENJSH ,BASHKE ME CAMET E NDYRE .

    1. Pirua i Epirit says:

      TR DOMETHEN TRANSEXUAL. TE FALA MOTRES NGA DJEMT ÇAM

      1. papa Tfgs1 says:

        Tër tërja ka te drejte o çamok. Jemi te pabese ! Keto qe ka bere qeveria e Rames per çeshtjen çame në këto 4 vite, Berisha as 0.001% se bëri për këto 22 vjet që qeverisi.
        Po ju çamët e pabesë prape se prape për PeDe’rat votoni.

        p.s. e di vete ti po me shave… ….

        1. Pirua i Epirit says:

          Po Edi Rama ka bere shume dhe i jemi mirnjohes. Po vangjel tulja jot eshte me PD tani apo jo . Ishte me PS me para apo jo . Kur i ndroni ju greqirat eshte zgjuarsi, kur i ndrojme ne eshte pabesi

  8. Kuq e zi says:

    Sa analize e dobet dhe lepirse
    E harruat maqedonine ju analet???
    Ku pakica shqiptare me 20 deputete beri qe qeverine ta fitoj jo partia e pare por e dyta???
    Qofsha fale kosoves per aleancat para zgjedhore qe perkthehet ne besim dhe marrje pergjegjsie qe partite ne shqiperi se kane dhe shkojne vec e vec por pas zgjedhjeve paguajne nje cmim me te madh aleateve te vegjel

  9. Tirana says:

    penalizohen kryetaret e perhershem qe te jene deputet,pa nuk u plasi per antaret e partise. ne se kane parti ,le ta provojne se sa u vlen bytha. Gjeja me e bukur qe kane bere eshte kjo daje ne zgjedhje secila per hesap te vet.

  10. lulashi says:

    Fitorja me e madhe e kesaj marreveshje eshte garimi i ketyre partickave me vete. Te shohim tani se sa do t’i vleje bytha, Vasilit, Mediut, Dukes, Dules, Ndokes dhe laraskes Spahiu.

  11. Peco says:

    Marveshja nuk penalizon askend. Hidhu ne fushe te betejes dhe fito. Tani cdo gje eshte ne dore te popullit, fjalet e teperta nuk kane asnje vlere.

  12. Moustapha says:

    Rruga e mendafshit. Nuk u aprovu. Prodhuesit e mendafshit nuk jan dakort d.m th.(krimbat).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *