Marrëveshja Rama-Basha/ Selami: Ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët

Deputeti demokrat Eudart Selami ka përshëndetur   marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha.

“Ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Faleminderit BE! Faleminderit SHBA!”, shkruan Selami në Twitter.

Selami është një nga ata deputetë që njihen si “grupi i rebelëve” në Partinë Demokratike, bashkë me Majlinda Bregun, Jozefina Topallin, etj.

Kjo, për faktin se kundërshtuan bojkotin që partia më e madhe e opozitës i ka bërë Parlamentit dhe që paralajmëronte t’i bënte zgjedhjeve përpara se të arrihej marrëveshja për paketën McAllister.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...