Marrëveshja u arrit, po çadra nuk do mbyllet. Basha: Do ta detajojmë, pastaj japim lajmin e mirë...!

18 Maj 2017, 09:04Politika TEMA

Menjëherë pas daljes nga takimi dhe shtrëngimi i duarve me kryeministrin Edi Rama, kreu i opozitës, Lulzim Basha u ndal për të përshëndetur mbështetësit e PD-­së në çadrën e protestës dhe t’u komunikonte marrëveshjen.

Gjithçka ka ndryshuar dhe e pamenduara tre muaj më parë, është arritur. Marrëveshja i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Nesër (sot) nisim përgatitjet për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira. Ju falënderoj për qëndresën tuaj”, tha kreu i PD­së.

Gjithsesi, Basha tha se çadra do të vazhdojë akoma të qëndrojë e hapur, deri në detajimin e marrëveshjes së sapo arritur.

Çadra nuk do të mbyllet. Në fillim të detajojmë marrëveshjen dhe pastaj të japim lajmin e mirë”, tha Basha.

3 komente në “Marrëveshja u arrit, po çadra nuk do mbyllet. Basha: Do ta detajojmë, pastaj japim lajmin e mirë…!”

  1. heu bre says:

    Lajmi i mire : Basha e mbajti me shkume 3 muaj dhe tani doli si rruar qethur ?

  2. like says:

    Kta po qe jane burra shteti! Kriminela me dosje te hapur, hajduter por qe kush i akuzon i shtrengon doren, armiq me gjysmen e botes por qe ne fund iua kane friken dhe u hapin rruge.
    Ju lumte palla Sali berisha e Lul Basha! me nje bythe çadre zbythet institucionet e qeverrise dhe tentativat europiane e amerikane.
    Çdo popull meriton qeverrine e vet, … por jo ksaj rradhe!

  3. Pri Cadre says:

    Mos “kryetar” cna bere, na premtove na premtove, po nje lajm Muti na solle. O te dhjefsha mu ne trut e ne ment qe ke o Loqe bur. Cudite mbare Nderkombetaret me budallalleqet e tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje