Monaco, kampione e Francës pas 17 vitesh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Monaco për të tetën herë fitoi titullin kampion në Francë. Në ndeshjen e prapambetur të javës së 31-të skuadra monegaske mundi 2-0 St.Ettiene duke zyrtarizuar dhe matematikisht trofeun që në fakt do të ishte pronë e tyre dhe për cështje golavarazhi dhe në rast të dy humbjeve në dy javët e mbetura. Në “Luigji Dytë” për skuadrën e Jardim vendosi lojtari më I lakuar I këtij viti, Mbappe, me 18-vjecarin që realizoi një tjetër gol prej lojtari të madh duke I dhënë mundësinë skuadrës së tij të fitojë titullin e 8-të në histori.

Ndërsa fundin e lumtur e dhuroi Germain që shënoi në aksionin e fundit të ndeshjes, përpara se të niste festa e cmendur e lojtarëvve. Në fakt, Raggi, Dirar dhe Germaine u shndërruan në ultras të vërtetë kur iu bashkuan tifozëve në tribunë duke iu përshtatur dhe look të tyre, teksa hoqën fanellat. Një sezon I jashtëzakonshëm për Monacon, që ka theu cdo rekord këtë sezon duke nisur nga ato të Mbappe e deri te ai I numrit më të madh të golave të shënuar ndonjëherë në histori, plot 103 deri në këto momente, 8 me shumë se rekordi I mëparshëm që mbahej nga Reims në vitet 50-të. Një vit I dominuar tërësisht nga ekipi I Jardim që shkurorzoi PSG duke ngritur vetë lartë trofeun e kampionit për t’u zyrtariuar jo vetëm si një forcë e re në futbollin francez por dhe atë europian.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *