Prokuroria hap dosjen ‘CEZ’, juristi i OSSH Karaj dëshmon kundër Berishës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prokuroria e Përgjithshme ka hapur dosjen ‘CEZ’, referuar nga juristi i OSHEE, Romeo Kara, mbi prapaskenat e privatizimit abuziv të OSSH, tërësinë e shkeljeve të legjislacionit në fuqi, favorizimet, dëmin ekonomik, mbi sekserët, zyrtarët e implikuar, e­mailet komprometuese, letrat, raportet etj.

Teksa e gjithë vëmendja është zhvendosur tek ngërçi politik, organi qendror i akuzës ka marrë në shqyrtim kallëzimin e ‘nxehtë’ penal, i cili ngarkon me përgjegjësi ish­kryeministrin Sali Berisha, disa ish­ministra, ish­zëvendësministra, ish­drejtorë dhe sekserin Nuel Kalaj.

Në kuadër të verifikimit të dokumenteve dhe provave të dosjes, mesohet se Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur dëshmitarin kyç Romeo Kara, për të dhënë një dëshmi më të plotë, të detajuar dhe të thelluar.

Dy seancat e para kanë zgjatur disa orë, ndërsa priten edhe disa seanca të tjera, në ditët në vijim. Sipas burimeve, gjatë dy seancave maratonë, juristi i OSHEE, Romeo Kara, ka dhënë shpjegime të shtuara mbi provat e paraqitura rreth privatizimit abuziv të OSSH, i cili u ka shkaktuar taksapaguesve shqiptar një dëm ekonomik prej 450 milionë euro.

Kara, gjatë pyetjeve në prokurori, i është përmbajtur dëshmisë së dhënë para komisionit hetimor parlamentar për investigimin e privatizimit të OSSH­së nga qeveria ‘Berisha’ dhe kompania çeke ‘CEZ’. Juristi i OSHEE u është përmbajtur gjithashtu të gjitha deklarimeve rreth rolit të ish­kryeministrit dhe të 15 ish­zyrtarëve në procesin e privativit. Nëse prokuroria do të thellojë hetimet dhe të çojë dosjen në gjykatë, dëshmia e Karajt pritet të jetë një nga pikat më të forta për ndëshkimin e të akuzuarave.

Ndërkaq, për fatin e dosjes në fjalë ka edhe një interesim nga faktori ndërkombëtar. “Unë kam pasur takime me disa përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Tiranë. I kam informuar ato në detaje për këtë çështje dhe jam më se i bindur se ato i kanë vlerësuar drejt ato çfarë unë paraqita dhe thashë. Fakti që janë realizuar këto takime me këto ambasada, shpreh interesimin e tyre për këtë çështje. Megjithatë ata vlerësojnë shumë rolin e vetë shqiptarëve në këto momente”, ka theksuar Kara.

Akuzat

Referuar dosjes së dorëzuar në prokurori, protagonistët e privatizimit të OSSH akuzon për konsumimin e pesë veprave penale. “Mbi bazën e këtyre të dhënave që pasqyrohen edhe në dokumentacionin e sipërpërmendur, rezulton se ndodhemi përpara fakteve dhe provave të pakundërshtueshme se personat e lartpërmendur kanë konsumuar elementët e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258 dhe 287 të Kodit Penal”, thuhet në kallëzimin penal.

Lista e të kallëzuarave

  1. Z. Sali Berisha (Ish Kryeministër)
  2. Z. Nuel (Nue) Kalaj, sekser
  3. Z. Genc Ruli (Ish Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës/Kryetar i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës).
  1. Znj. Mimoza Vokshi (Anëtare e Grupit të Negocimit/Ish Drejtor i METE)
  2. Znj. Suzana Guxholli, Ish­Këshilltare e Kryeministrit Berisha
  3. Z. Neritan Alibali, (Ish Zv. Ministër i METE/Kryetari i Grupit të Negocimit me CEZ dhe Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)
  1. Z. Alfred Rushaj (Ish Zv. Ministër i Financave/ Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ).
  2. Z. Fatjon Tugu (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ/ Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)
  3. Z. Sherefedin Shehu (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
  4. Z. Asllan Sherra (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
  5. Z. Viktor Gumi (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
  6. Z. Miran Kopani (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ)
  7. Z. Bujar Nepravishta (Ish Kryetar i ERE)
  8. Z. Durim Kraja (Ish Sekretar i Përgjithshëm i METE/Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave).
  9. Z. Engjell Qorlaze (Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)

16 . Z. Vasil Pano (Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)

Disa nga provat në dosjen penale për privatizimin e OSSH

  1. Letër nga Clifford Chance drejtuar CEZ Shpërndarje datë 15.07.2014
  2. E­mail nga Nuel Kalaj drejtuar Martin Roman, me subjekt “OSSH Developments”, datë 07.09.2009.
  3. E­mail i Nuel Kalaj drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Re: Kosova”, datë 11.05.2010.
  4. E­mail i Nuel Kalaj drejtuar Josef Hejsek, me subjekt “15.05.2010 Report”.
  5. E­mail i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Albanie­priprava jednani s PM”. datë 28.01.2010.
  1. E­mail i Josef Hejsek drejtuar Nuel Kalaj, me subjekt “Ëorld Bank­ Notice of Event­do be delivered”, datë 17.11.2011;
  1. Artikull i gazetës Zhurnal me titull “Lvovsky: Privatizimi i CEZ ishte i nxituar për Albpetrol presim rezultatet”, date 18.12.2012;
  2. Procesverbal i Mbledhjes së Këshillit të Ministrave Për projektvendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 835, datë 11.06.2008 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e paketës së aksioneve të kapitalit të shoqërisë anonime “OSSH”, që u ofrohet investitorëve strategjikë”, datë 17.09.2008;
  3. Ligji Nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”;
  4. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 487 datë 16.04.2008 “Për kriteret e përzgjedhjes së investitorëve strategjikë, të interesuar për blerjen e aksioneve të Shoqërisë “OSSH” Sh.A;
  5. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 835 datë 11.06.2008 “Për përcaktimin e madhësisë së paketës së aksioneve të kapitalit, të shoqërisë “OSSH”, që u ofrohet investitorëve strategjikë”;
  6. Shkresa Nr. 393 Prot, datë 14.01.2008 e Zv.Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me lëndë “Dërgohet vendimi i Mbledhjes së Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës për vlerësimin e aseteve të KESH Sh.A”;
  7. Vendim Nr. 4, datë 09.05.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
  8. Urdhër Nr. 329, datë 09.05.2008 i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për transferimin e titullit të pronësisë së aksioneve të OSSH” Sh.A”;
  9. Shkresa Nr. 329/1 Prot, datë 12.05.2008 e Zv. Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me lëndë “Mbi urdhrin për transferimin e titullit të pronësisë”.
  10. Shkresa Nr. 6466 Prot, datë 08.07.2008 e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me lëndë: “Për përshpejtimin e procedurave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të OSSH” Sh.A”.
  11. Shkresa Nr. 12/1 Prot, datë 11.01.2008 e Entit Rregullator të Energjisë me lëndë: “Skjarim mbi zgjedhjen e modelit të privatizimit”.
  12. Shkresa Nr. 1210 Prot, datë 02.02.2008 e Ministrit ë Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me lëndë: “Mbi disa vendime në lidhje me privatizimin e OSSH” Sh. A.
  13. Vendim Nr. 2, datë 12.02.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
  14. Urdhër Nr. 500, datë 01.07.2008 i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për ndarjen e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet KESH Sh. A dhe OSSH Sh. A dhe marrëdhëniet tranzitore ndërmjet dy shoqërive”.
  15. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1108 datë 30.07.2008 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të cilat kalojnë në pronësi të “OSSH”.
  16. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 628, datë 03.10.2007 “Për miratimin e modelit shqiptar të tregut të energjisë elektrike”./Shqiptarja.com.
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Prokuroria hap dosjen ‘CEZ’, juristi i OSSH Karaj dëshmon kundër Berishës”

  1. LORA says:

    Lajm I mire.
    Pune te mbare Romeo Kara.
    Une te besoj dhe te mbeshtes ne kete mision te shenjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *