Zyrtari i DASH: Rusia ka rritur ‘ndikimin malinj’ kundër integrimit të Shqipërisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato.

Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike. Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.

Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik. Yee tha se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.(REL)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Zyrtari i DASH: Rusia ka rritur ‘ndikimin malinj’ kundër integrimit të Shqipërisë”

  1. Sorkadhja says:

    Perfundimisht edhe miqte tane e kuptuan me ne fund se Shqiperia ka qene dhe eshte nen trysnite e boshti ortodoks: Rusi, Beograd, Bukuresht, Shkup, Athine. Eshte vertet e pa perlqyer, por eshte fakt se ky bosht e ka mbajtur nen tutele vendin tone duke perdorur te gjitha menyrat direkte me lufte, indirekte me spiune dhe blerje mercenaresh. Para ndonje viti n je ish agjent i UDB-se keshilloi se si mund te shkaterrohet shteti Shqiptar: Vrisni nje katolik dhe deklaroni se e vrau nje mysliman; vrisni nje opolitikan dhe deklaroni se e vrau pala kundershtare. Kaq dhe plas sherri dhe shteti merr fund.
    Gjate ketyre tre muajve, veç shume marrezive, besoj nuk eshte harruar qe u be nje zhurme e madhe derisa u shtuan edhe masat e sigurise per “kryeopozitarin”, me pas u hodhen shigjetat kunder katolikeve veriore, po gjate kesaj periudhe u provokua disa here kunder kryeministrit me shpifje se ai ishte kunder veriut, pra u tentua sherri veri-jug (siç u perdor ne vititn1997), etj. Pra del qarte kush eshte synimi i tremuajve dhe forca e perendimit kunder kesaj linje qe po e lexojme ne kete shkrim te kesaj gazete.
    E di qe ky koment eshte i veshtire per tu botuar,sepse prek plaget per ti sheruar, por ja qe ka disa qe nuk duan te sherohen plaget e ketij vendi. Sidoqofte shpresojme se do publikohet dhe do te kuptohet qe eshte ne te miren e vendit dhe popullit.
    Ne fund kam dhe nje mendim i cili i sherben “prijesave” tane: E leme Ismail Qemalin, se ai eshte i paprekshem, ai eshte vendosur perfundimisht ne “Panteonin” tone te historise. Nga 1913 e deri sot, pa nje e pa dy, dy kryemisnistra kane qene shqiptare te cilet nuk u sherbyen te huajve, por perkundrazi kane dhene shume per Shqiperine dhe keta jane Theofan Stilian Noli dhe Edi Kristaq Rama. Me besoni nuk jam politikan, por jam intelektual qe shkruaj dhe jap mendime vetem per te vertetat. Sorkadhja 18.05.2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *