Takimi i mesnatës: Tre orët politike pa Berishën dhe Metën në mes

Tre orët pa Berishën dhe Metën “nëpër këmbë”, duket se kanë qenë përcaktuese për Ramën dhe Bashën për të arritur një marrëveshje, e cila synon t’i japë fund ngërçit politik të provokuar nga PD dhe partitë e saj aleate për 3 muaj me rradhë me anë të çadrës të vendosur në Bulevard. Ka qenë takimi “kokë më kokë” mes Bashës dhe Ramës ai i cili ka mundur të zgjidhë një krizë, e cila ndonëse e provokuar nga PD, në jo pak raste herë në mënyrë të drejtpërdrejtë e herë në mënyrë indirekte ushqehej edhe nga faktorë të tjerë që gëlonin përreth çadrës, në përpjekje për të shkepur përfitimet e tyre politike që jo domosdoshmërisht kishin lidhje me kërkesat e PD-së.

Pa mëdyshje mund të vlerësohet se përgjatë këtyre 3 orëve takim, Berisha dhe Meta për herë të parë në këto dy dekada e gjysëm nuk kanë pasur mundësi reale që të jenë prezent për të ndikuar në procesin e arritjes së marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës. Janë tre orët e para në historinë tonë politike, pa këtë dyshe në mes.

Nëse shikojmë me vëmendje situatat e krizave politike në Shqipëri këto vitet e fundit, si Berisha ashtu edhe Meta kanë qenë herë protagonistët kryesorë që i kanë hapur apo mbyllur këto kriza në momentet që ata kanë dëshëruar. Herë në mënyrë të drejtpërdrejtë e herë në mënyrë indirekte, herë nga çadra apo pas saj, ata kanë tërhequr fijet e krizës duke mos lejuar protagonistë të tjerë që t’i hapin apo mbyllin. Thënë thjeshtë, janë deklamuar se ata mund të bëjnë luftën dhe po ata mund të bëjnë edhe paqen. Ndonëse kanë qenë mundësit reale që zgjidhja e ngërçit të bëhej shumë kohë më parë, pa mbërritur në qëndrimet e ashpra të SHBA dhe BE, kanë qenë pikërisht këta faktorë të cilët për arsye të tyre politike nuk mundësonin zgjidhje duke ushqyer me oksigjen çadrën.

Duke parë ecurinë e ngritjes së çadrës që nga 18 shkurti është bërë e qartë se vendimi për këtë lëvizje ishte i rakorduar si me faktorë brenda opozitës por edhe brenda mazhorancës. Vetëm 2 javë përpara se të hapej çadra Basha kishte nxjerrë një formular nëpërmjet të cilit i kërkonte antarësisë që të bëntë propozime për kandidatët për deputet. Nuk kishte asnjë pretendim për të hyrë në zgjedhje dhe aq më pak të kërkonte pushtetin në tavolinë nëpërmjet një qeverie teknike. Kur gjithshka dukej se po shkonte drejt përgatitjeve për zgjedhje, befas gjithshka u përmbys. U mor vendimi për ngritjen e çadrës, u artikulua kërkesa për qeveri teknike, largim të Ramës, si dhe ju kërkua Ilir Metës të dilte nga qeveria që në minutën e parë që u ngul çadra. Pas ngritjes së çadrës nga Basha në prapaskenë loja luhej nga të tjerë. Çelësat për mbylljen e çadrës nuk ishin më në dorë të Bashës. Kishte një sinkron mes PD dhe LSI kundër qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar, ku më i spikaturi ishte ai ndaj ministrit të jashtëm gjerman që dënonte bojkotin dhe kërkonte që PD të hynte në zgjedhje. Qëndrimi i tij u komentua nga PD dhe LSI si i njëanshëm, që nuk kontriobuonte në zgjidhjen e krizës, ndonëse ai shpaloste qëndrimin e qeverisë gjermane. Ishte pikërisht ky qëndrim ai që kthjelloi dhe nxori në pah se cilët ishin protagonistët e çadrës dhe ata që e mbanin gjallë atë, duke mos mundësuar arritjen e një marrëveshje deri sa të merrnin përfitimet e tyre politike nga kjo krizë e provokuar ‘ditën për diell’.

3 orët e Bashës me Ramën nuk janë thjeshtë orët e arritjes së marrëveshjes. Ato shënojnë edhe epilogun e mungesës së protagonistëve realë të këtij ngërçi, të cilët për herë të parë kuptuan se nuk mund të bëjnë më edhe “diellin dhe shiun”. Nëse ky precedent do të mbahet mes Ramës dhe Bashës, vetkuptohet se kemi hyrë në një kapitull të ri politik…pa Metën e Berishën që duhet të japin bekimin për gjithçka.(Javanews.al)       

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Takimi i mesnatës: Tre orët politike pa Berishën dhe Metën në mes”

  1. dymi says:

    Jo plotesisht e sakte. Pa Meten ndoshta po, por pa Sa-lehin as mos e mendo. Sa-lehi i ha gurgullin Lulushes ne sekond, vetem te shkoje neper mend e jo më te shkoje ne WC pa i marre leje plakut Mere.

    1. AMY says:

      PAVARESISHT SE CFARE ESHTE BISEDUAR, UNE THEM:
      BRAVO RAMA, BURRE SHTETI I ZGJUAR, DHE DITI TE GODASE NE SHENJE: TE ARRIJE MARREVESHJE 100% ME KUNDERSHTARIN POLITIK, PER TE MIREN E KETIJ VENDI. DO UROJA QE BERISHA PLAK TE VAZHDOJ TE MBETET JASHTE KESAJ MARREVESHJE, NJERIU QE SOLLI GJITHE KETE LUFTE TE PA JUSTIFIKUAR

      EDHE NJEHERE BRAVO RAMA, VOTA IME PER TY DHE TE MAJTEN QE PERFAQESON!

  2. SKRAPIDARI says:

    POPULLI SHQIPTAR TASHME I NJEH KUSH JAN HIENAT E POLITIKES , I KA PROVUAR NE KURIZIN E TIJE KETO 27 VJET

  3. shaqo says:

    I ke rene pikes.Jane dy njerzit me te urryer ne politiken shqiptare.

  4. Miu i arave says:

    Si shumë optimist më duket ky artikull, sepse… “dielli dhe shiu”, bëhen jashtë “skenës”…(???!!!)

  5. Ylli says:

    Me pelqen nje fakt shume ,por shume ama.Rama dhe Basha ja u dhjene gjithe llumit gazetaresk shqiptar ….majtas dhe djathtas.Me pelqen qe kundershtite mes tyre i kane kanalizuar vetem ne aspektin politik ,pa cenuar aspak jeten private te njeri tjetrit.Prandaj kane heshtur plehrat analiste dhe gazetar .Suksese te dyve ne politike dhe ne jete per te miren e Shqiperise.

  6. Berlini says:

    Le te “Besojme” me te Vertet, se te dy Leader te PS-e dhe PD-se, arriten nje Marrveshje???Vertet keta te dy me Aftesin e tyre i dhane Funde Ndasive, dhe vune shenjen e Barazimit dhe “Vendosen” te na japin “Sihariqin” e Zgjidhjeve te Problemeve pa Berishen dhe Meten???
    1-Dihet Boterisht se Berisha eshte Vrases, por edhe Ilir Meta ka DUART e Ndyra kudo ne Politiken Shqipetare,dhe eshte me i Poshter se Berisha se kete kerkon ta beje me “Marifet” duke na u Hequr si nje Politikane i Rrahur me Vaje dhe Uthull sikurese themi ne Kokepalaret -Popull.
    2-Pra Fijet e Krimit, te Korrupsjonit jane ato qe bejne bashke Ilir Meten dhe Sali Berishen.
    3-Luli-Bashovici, eshte jo vetem i Mbeshtjell nga Mjegulla qe e sollin ne Pushtet, por kjo “Mjegull” behet me e dendur Kur na “Aksidentohet” Sokol Olldashi(Rahmet) i Vetmi Rival i tij per Kreun e PD-se.
    4-Rama Edi, ka paka a shume “Kokedhembjet” e tije, por nuk eshte i Prekur nga “Semundja” E Grabitjes se Tenderave, Korrupsjonit ne shkalle te Larte, shume shume edhe ai ka “Ngren” me Garuzhde, por kete po ja Falim kur shohim te Tjeret se jane te “Babzitur”, per Gjithcka ..qe shkuan deri aty sa Shiten Interesat Kombetare per te mbajtur Kolltukun e Bute te Pushtetit..Pra Shkurt EDI eshte Shume here me i mire se te paret..DHE TE RESPEKTOJME ANEN E TIJE POZITIVE, qe i ka Dhene Ngjyra te tjere Shqiperise ne Eu-dhe SHBA.
    @@Kthehemi..aty ku dhembe edhe “Dhembi”: U arrit nje Marrveshje pa Meten dhe Berishen??Po te shikojme me Kujdes nuk besoj se ata do te anashkalohen kaq lehte..BERISHA do te perdor Dosjet dhe Planin Rezerve…Dosjet per te Shantazhuar p.sh.Ilir Meten qe e ka Pagezuar Ilir-Floriri..por edhe Bashen, nuk do ta Leje qe ti dale kaq shpejte nga Duart..Miljonat e Dhuruara prej tij, nuk munde te hahen kaqe lehte..
    POR AJO QE MBETET ESHTE:C´fare Garancie ka kerkkuar Berisha nga Amerikanet??Dhe Marrveshje Edi Rama-Basha eshte vetem nje Farse, per tja “Hedhur Bythes”..apo edhe per tja Hedhur Nderkombetareve??
    Mbetet te shohim se :C´fare i Premtoj Rama Lulic Bashovicit??Mos valle do te kemi perseri nje Loje te ndyre QE TE PERDORIN ELEKTORATIN SHQIPETARE,duke u Tallur edhe ne Mesnate duke i bere Qejfin njeri-Tjetrit se ATA JANE QE KANE LINDUR TE UDHEHEQIN KETE POIPUL “Budalla”
    Hamendjet jane te Shumta, por Takimi i Mbremshem duket me shume ssi nje Marrveshje Ndermjete EDI RAMES dhe Lulezim Bashes qe bejne Pazare Private, dhe nuk duket si nje Open Free Window per Politiken Shqipetare ne Pergjithesi…Besoj se AI QE KA FITUAR MBREM ESHTE LULEZIM BASHA:::dhe jo Rama..Kurresei ne “Kokepalaret”…Mbetet te shohim Reagimin e Saliut dhe Metes..lol

  7. Na bashkoj kenga popullore says:

    Normale ne qoft se mendon interesin e vendit para interesit politik,bravo kjo asht politika duke mesuar rregullat e lojes,edhe pse ka gjynahe shum Basha prap hallall te kjoft zotiRama

  8. Socialisti digjital says:

    Sikur kam lindur prap. Vetem rama mos bjere po fundi ti dale shqiperise

  9. Drj says:

    Ah popull o popull c padrejtesira behen ne kurrizin tend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *