U përfol “dështimi” i tij në Tiranë, Luan Rama i qetëson të gjithë: Jam i pesti, nuk jam në fund

18 Maj 2017, 15:54Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama ka reaguar pas aludimeve se tani që PD-ja hyri në zgjedhje ai rrezikon të mos hyjë në Parlament për shkak të renditjes në listën e kandidatëve.

Por Rama i ka qetësuar të gjithë personat e shqetësuar duke thënë se nuk është i fundit në listë por në mes të saj.

“Duke marrë shkas nga një koment sipas të cilit “me hyrjen e PD-së në zgjedhje rrezikohet hyrja ne parlament e nenkryetarit te LSI-së”, e gjej të udhës ti qetësoj të gjithë se unë që jam i pesti në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të perfaqësojnë LSI-në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Eshtë momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI jua ofron të gjithëve shansin për të t’u bërë protagonistë të këtij ndryshimi, për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti,” thotë Luan Rama.

3 komente në “U përfol “dështimi” i tij në Tiranë, Luan Rama i qetëson të gjithë: Jam i pesti, nuk jam në fund”

  1. Mona ,Likja eshte buri im. says:

    sa nen kryetar ka LSI ?!
    Akoma me politik merret ky mo ?!

  2. Evita says:

    Per kete shqetesoheni…?! Pufff
    Nje cope trap useless!

  3. Sami says:

    simply a dickhead. Kur flasin keta te lsi japin vetem direktiva per te tjeret dhe hiqen si arbiter mbi palet ,vete skane asnje propozim konkret dhe flasin nje gjuhe te drunjte “per stabilitet, qetesi, dashuri gjithperfshije”. Jane futur si brejtesa me shumice ne institucionet shteterore dhe e kane grryer trungun e shtetit nga poshte duke vjedhur dhe grabitur. Asnje qeveri ska per te bere prokopi po qene pjestare keto hienat e LSI.se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje