Zbulohet pika e "fshehtë" në paketën “Mc Allister”

18 Maj 2017, 12:25Politika TEMA

Jo më kot qytetarët kanë të drejtë që të gëzohen për arritjen e konsensusit mes Ramës dhe Bashës.

Ndonëse nuk ishte shkruar në paketën “Mc Allister”, e cila u diskutua mes mazhorancës dhe opozitës, nga marrëveshja e arritur në orët e para të ditës së sotme, është edhe një që Lulzim Basha ka pranuar ta zbatojë.

Pas rreth 3 muajsh që nga ngritja e saj, PD pritet që të heqë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” çadrën e cila kishte detyruar të gjithë qytetarët që lëviznin me automjetet e tyre, por edhe autobusët e Unazës së Re që të devijonin nëpër rrugica duke shkaktuar kaos dhe vonesa.

Për herë të parë do të respektohet itinerari i ri i linjës së transportit qytetas të Unazës së Re, e cila me vendim të Këshillit Bashkiak ka pësuar zgjatim deri te mbikalimi dhe ndryshime në stacione, duke u ardhur në ndihmë banorëve të zonës së Astirit dhe të Doganës.

Deri më tani, pikërisht për shkak të çadrës së ngritur nga PD, ishte penguar respektimi i plotë i linjës së Unazës së Re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje