Zogaj: Basha fitoi qeverinë teknike. Shkullaku: Jo Preç, nuk quhet qeveri teknike kur ka kryeministër politik

Marrëveshja Rama-Basha e cila është detajuar sot, ka ngjallur një kakofoni në botën e opinionbërësve të Bashës, të cilët mesa duket kryetari i PD-së nuk jua ka vënë veshin dhe ata pas kësaj, kanë filluar të jenë të sinqertë dhe të thonë ca të vërteta që s’para i thonë.

E tillë ishte përplasja e Preç Zogajt me Armand Shkullakun. Preçi, i cili është një besnik i verbër ndaj Bashës, tha se me marrëveshjen e sotme, Basha ka fituar qeverinë teknike.
Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Shkullakut, i cili i tha prerazi një të vërtetë të thjeshtë se “nuk quhet qeveri teknike një qeveri që ka kryeministër politik, kështu që mos ja fusni kot”.

Pas kësaj kanë reaguar edhe opinionistë te tjerë kundër Zogajt i cili i vënë në siklet, e përdrodhi debatin.

Ajo që vihet re në debate është fakti se disa ithtarë të Bashës akoma thonë që Basha fitoi qeverinë teknike, ndërsa pjesa dërrmuese që kanë qenë përditë në çadër, thonë se kjo nuk është qeveri teknike dhe që Basha u dorëzua.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...