Zogaj: Basha fitoi qeverinë teknike. Shkullaku: Jo Preç, nuk quhet qeveri teknike kur ka kryeministër politik

18 Maj 2017, 23:41Politika TEMA

Marrëveshja Rama-Basha e cila është detajuar sot, ka ngjallur një kakofoni në botën e opinionbërësve të Bashës, të cilët mesa duket kryetari i PD-së nuk jua ka vënë veshin dhe ata pas kësaj, kanë filluar të jenë të sinqertë dhe të thonë ca të vërteta që s’para i thonë.

E tillë ishte përplasja e Preç Zogajt me Armand Shkullakun. Preçi, i cili është një besnik i verbër ndaj Bashës, tha se me marrëveshjen e sotme, Basha ka fituar qeverinë teknike.
Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Shkullakut, i cili i tha prerazi një të vërtetë të thjeshtë se “nuk quhet qeveri teknike një qeveri që ka kryeministër politik, kështu që mos ja fusni kot”.

Pas kësaj kanë reaguar edhe opinionistë te tjerë kundër Zogajt i cili i vënë në siklet, e përdrodhi debatin.

Ajo që vihet re në debate është fakti se disa ithtarë të Bashës akoma thonë që Basha fitoi qeverinë teknike, ndërsa pjesa dërrmuese që kanë qenë përditë në çadër, thonë se kjo nuk është qeveri teknike dhe që Basha u dorëzua.

2 komente në “Zogaj: Basha fitoi qeverinë teknike. Shkullaku: Jo Preç, nuk quhet qeveri teknike kur ka kryeministër politik”

  1. a says:

    O Presh. Tani shko aty ku ishte cadra dhe bjeri “ciftelise”. Ver dhe nje kuti kartoni para te te hedhin qindleksha.

  2. Alidemsi vjeter says:

    Interesant sa here qe shoh kete Gazetar me behet sikur i “vuajturi “me i madh i kesaj politike eshte ai.Gjynah se me eshte dobesuar per kete popull.Me vjen me te verte keq per kete “vuajtje”……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje