Berisha del blof me qytetarin dixhital nga Librazhdi/ Shkëmbi rrezikonte 23 familje, forcat xheniere ndërhyjnë

19 Maj 2017, 21:45Politika TEMA
Berisha del blof me qytetarin dixhital nga Librazhdi/ Shkëmbi rrezikonte 23

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njofton se, Forcat Xheniere janë të angazhuara në një operacion për komunitetin në Bashkinë e Prrenjasit.

Konkretisht po punohet për shembjen e një masivi shkembor, i cili rrezikonte jetën e 115 banorëve, në total 23 familje.

Masivi shkembor me volum 220 m3, prej të cilit 30 m3 shkemb, ishte shkëputur duke ju afruar banesave 15m.

Deshirojmë të sqarojmë opinionin publik se ndërhyrja ështe bërë bazuar në kërkesën zyrtare e ardhur nga dy institucione:  Drejtoria e Emergjencave Civile dhe Bashkia Prrenjas.

Forcat e Armatosura vijojnë t’i shërbejne komunitetit aty ku ata kanë nevojë, duke rritur sigurinë e jetës së tyre dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë shërbim sa herë që të kërkohet nderhyrje.

Ne kete menyre ish-kryeministri Sali Berisha ka dale serish blof me qytetarin e tij dixhital, duke tentuar te anatemoje forcat xheniere te ushtrise, dhe akuzuar ato se po prishin me mina nje monument kulture dhe historik ne Librazhd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje