Hahn dhe Mogherini mesazh politikës shqiptare: Marrëveshja të zbatohet shpejt, përsërisim rëndësinë e vetting-ut

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Marrëveshja politike mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike është përshëndetur nga dy diplomatët e lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini dhe Johannes Hahn.

Ata përmes një deklarate të përbashkët, kanë ftuar palët që ta zbatojnë sa më shpejt këtë marrëveshje duke vendosur theksin tek implementimi i reformës në drejtësi.

“Përgëzojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, që do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike”, lexohet në deklaratë.

“Ky ishte një hap i parë thelbësor. Tani, kjo marrëveshje duhet të implementohet për të përgatitur zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Duke qenë se vota në Parlament për ngritjen e organeve të vetting-ut është pjesë e marrëveshjes, ne përsërisim rëndësinë e një implementimi solid dhe të besueshëm të procesit të vetting-ut, që është kyç për progresin drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të popullit të saj për një të ardhme më të mirë”, shtohet në deklaratën e përbashkët të Mogherini dhe Hahn.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Hahn dhe Mogherini mesazh politikës shqiptare: Marrëveshja të zbatohet shpejt, përsërisim rëndësinë e vetting-ut”

  1. muhabet says:

    prisni tashti se jau tregon ai burri se si merren veshet tashti! MMMUUUUAAAAHHHAAAHHAAHHAHAHAHA!…

    PO KJO ISHTE LOOOOJAAA MOOOREEEEE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *