Mark Marku: Marrëveshja e Bashës me Ramën ngre shumë pikëpyetje morale, edhe pse PD doli më e fortë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mark Marku shkruan se Partia Demokratike ka dalë më e fortë pas marrëveshjes Rama-Basha.

Por sipas tij, kjo marrëveshje ngre shumë pikëpyetje morale.

Në një këndvështrim moral, pakti ngre shumë pikëpyetje dhe dyshime që me të drejtë kanë filluar të ngrihen nga figura përfaqësuese intelektuale apo mediatike. Pikëpyetjet dhe dyshimet ngrihen me të drejtë nga ajo kategori që e kanë mbështetur Bashën dhe lëvizjen e tij për disa arsye (ku bën pjesë edhe autori i këtij shkrimi).

Së pari, sepse aksionin e Bashës e kemi parë si mundësi për t’i vënë fre autoritarizmit dhe arrogancës fyese në rritje të Ramës.

Së dyti, sepse kemi mbështetur kauzën e zgjedhjeve të lira si e vetmja alternativë për progresin e vendit dhe integrimin e tij në Europë, së treti, sepse refuzojmë perspektivën e shndërrimit të Shqipërisë në një Kolumbi, Afganistan apo në një lloj makrolazarati, perspektivë kjo që zhduk çdo mundësi jete demokratike normale për qytetarët normalë.

Dhe së fundi, sepse lëvizja e Bashës me simbol çadrën, është shpallur në mënyrë metaforike si një agora e demokracisë shqiptare, ku është premtuar rifillimi i një marrëdhënieje të re mes PD-së dhe shoqërisë shqiptare, mes PD-së dhe elitave progresive, si një laborator i krijimit të një modeli të ri politik dhe zhdukjen e modelit të vjetër.

Është kjo arsyeja pse intelektualë dhe personalitete të fushave të ndryshme e kanë përshëndetur, mbështetur apo vizituar çadrën, është kjo arsyeja pse Basha fitoi simpatinë e shumë individëve dhe grupeve deri atëherë mosbesues apo kritikë ndaj PD-së dhe liderit të saj Basha.

Basha që aty shpalli republikën e re, gjë që përputhej me shpresën dhe dëshirën e shumë njerëzve në këtë vend për t’i dhënë fund modelit politik që kemi ngritur në këta 27 vjet demokraci dhe që është shndërruar në një makth të tillë për shqiptarët, aq sa shumë prej tyre, duke i ngatërruar deformimet dhe dështimet e sistemit tonë demokratik, janë bërë mosbesues ndaj vetë demokracisë. Shumë prej nesh e kemi parë idenë e Republikës së Re të Bashës si premisën për të ndërtuar një model të ri të sistemit tonë politik, edhe pse mes nesh nuk gjen naivë të tillë që ta ngatërrojnë deklarimin e Republikës së re me vetë Republikën e re.

Lëvizja e Bashës ishte thjesht një premisë. Vetë Basha e fitoi simpatinë e kësaj kategorie të shoqërisë sidomos për shkak të këmbënguljes. Madje refuzimi i paketës së McAllister-it prej tij, edhe pse një veprim ekstremisht i rrezikshëm, u pa si një shenjë e koherencës. Basha me këtë veprim dhe me aksionin e vet politik vërtet e vuri në rrezik ekzistencën e PDsë si një parti e ardhshme parlamentare për një kohë të shkurtër, por krijoi mundësinë për shndërrimin e saj në një lëvizje që do godiste frontalisht modelin e vjetër për të krijuar një model të ri.

Pas paktit Rama-Basha është e sigurt që PD-ja ka dalë më e fortë si parti, por i ka pakësuar shanset për realizuar idenë e realizimit të Republikës së Re përmes një lëvizjeje. Jo vetëm sepse rritet mundësia që koleksioni i figurave të vjetra të PD-së së vjetër të ngurtësohen aty përjetësisht, por edhe sepse gjithë ata që iu bashkuan PD-së dhe e mbështetën atë si në një lëvizje për ndryshim të rikthehen në pozicionet e tyre duke mos e parë atë si instrument të një kauze për realizmin e një modeli politik, por thjesht si një parti të sistemit. Mbetet për t’u parë nëse Basha deri më 25 qershor i gjen modalitetet për të bërë bashkudhëtarë të kauzës së Republikës së Re edhe këtë kategori”, shkruan Marku për “Panorama”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Mark Marku: Marrëveshja e Bashës me Ramën ngre shumë pikëpyetje morale, edhe pse PD doli më e fortë”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shpallja e “Republikes se re” ishte nje veprim shterp, pa date,pa platforme,pa ngjyre dhe krejtesisht fantastiko-satirike !
    Basha nuk u mbeshtet nga sakush,por selia e PD,punoi dite e nate per ofruar njerez te krahinave te ndryshme te Shqiperise.
    Te pranosh “Republiken e re” me nje kualicion pozite-opozite,me nje shtrirje kohore prej nje muaji eshte naivitet.
    Qeveria bie ne Parlament,nepermjet votave,ne asnje rast ajo nuk pranohet si dhurate per “Republika e re”.
    Vota e popullit eshte kryefjala e fitores !
    Si do flase Basha kur te kapet perseri droge,ne kete periudhe nje mujore ?
    Si do te reagoj kur te mbillet perseri droge ?
    Do behet qesharak !

  2. shushica says:

    Vertet ti Marku mendon qe nje personazh i inkriminuar,hajdut i permasave planetare ,pa asnje merite personale politike ,qe ka vetem nje merite ,miki Argites,pra i familjes Berisha mund te ideoje nje Republike te re…Ve re nje kotradikte themelore tek ty Marku ,aftesine per te thene dicka interesante per rindertimin e shoqerise ,me paaftesine deri ne absurd per tja besuar kete rindertim nje megafoni kriminal te ndryshkur si Basha…Nuk eshte mosha qe derteminon ndryshimin Marku ,jane idete,mençuria ,morali dhe karakteri,,,te gjitha keto Basha nuk i ka.

  3. emigranti says:

    oh sa gjynah per ju servilat e pd-kompani ju shuan shpresat per deputet sepse te gjite ju nuk punoni per shqiperi po per karrike dhe te vidhni sa me shume.

  4. Ben says:

    Po,po maloku.Pirdh pirdh se lirohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *