Marrëveshja e 18 majit e shpjeguar për fëmijë dhe si e “hëngrën” partitë e vogla…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Endri Xhafo

 

1) PD thotë: “Nuk hyj në zgjedhje pa qeveri teknike se dua garanci mos më vidhet vota”; e ndjekin pas disa parti të vogla.

2) LSI i mban ison, gjithmonë duke qenë në qeveri me PS-në.

3) PS duron LSI-në, flet për krizë nervore të PD-së dhe pret.

4) Por, duke pritur PD-në, digjet afati i regjistrimit të koalicioneve në KQZ.

5) Duke pritur PD-në, digjen edhe 3 raundet e para për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku duhej një shumicë e cilësuar.

6) Duke pritur PD-në, PS, LSI dhe 13 parti të tjera regjistrojnë në limitet e kohës që parashikon ligji kandidatët e tyre për deputetë, por partitë janë vetëm tani, jo në koalicion.

7) Në kulmin e krizës, numri 2 i PS-së, Ruçi, kërcënon publikisht Metën në Parlament, se mazhoranca i ka 71 votat që i duhen për të zgjedhur Presidentin në raundin e katërt edhe pa votat e LSI-së.

8) Meta ha presionin dhe merr të vetmen gjë që mund të marrë në atë moment, Presidentin e Republikës; mungesa e opozitës në zgjedhje e bën LSI-në më pak të rëndësishme në sy të PS-së.

9) Meta bëhet pishman shpejt dhe është gati të dorëzojë postin e president ende pa e marrë, por kujt i hyn në punë dorëheqja e Metës tani?

10) Ndërkombëtarët janë në lojë dhe propozojnë paketën e negociatorit McAllister; pranon Rama, refuzon Basha.

11) PD-së pas disa ditësh i mblidhet rripi nga amerikanët dhe pranon paketën.

12) Tani refuzon Rama; ai ka zgjidhur çështjen “Meta” dhe ka siguruar se ndërkombëtarët do t’i njohin zgjedhjet edhe pa praninë e opozitës.

13) Rast i artë për partitë e vogla me në krye LSI-në që të bëhen bllok kundër PS-së; Mediu dhe Duka çojnë ftesa për të gjitha partitë parlamentare për takim. Pse?

14) Partitë e vogla shpresojnë që me shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe marrëveshjen politike të rishikohen afatet e regjistrimit në KQZ, sepse jashtë koalicioneve të mëdha partitë e vogla janë të destinuara të treten, sidomos nëse në zgjedhje merr pjesë edhe PD.

15) Rama vjen në tryezë dhe i nxjerr të gjithë përjashta: “Dua të flas vetëm me Bashën”, u thotë ai të tjerëve.

16) Dy burra mbyllen vetëm kokë më kokë më 17 maj dhe dalin me shtrëngim duarsh kur ka hyrë dita e re.

17) Marrëveshja që finalizuan pak orë më vonë parashikon:

– mosndryshim të afateve të regjistrimit siç donin partitë e vogla, ato do të përballen të vetme në zgjedhje me dy gjigantët e politikës;

– praktikisht prishje të njëanshme të koalicionit aktual me LSI-në, sepse Ministria e Drejtësisë, Hipoteka, AZHBR-ja, që i kishte LSI, i kalojnë PD-së;

– gjysmë-qeveria teknike që krijohet do të rrijë “de facto” në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re, praktikisht deri në mes të shtatorit;

– institucionalizohet dialogu Rama-Basha;

– Kushtetutë e re;

– Kod të ri zgjedhor, etj.etj.

18) Komenti më domethënës për marrëveshjen është ai i Ramës në dalje të PS-së:

“Hymë në takim me marrëveshjen McAllister, dolëm me marrëveshjen BigMac”.

– Sqarim:

BigMac është sandwich-i më i madh i rrjetit McDonald’s, me dy shtresa mishi, sallate dhe salce, por një bombë e vërtetë kalorike.

– Konkluzion:

Kur dy partitë e mëdha janë bërë bashkë për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor, viktima kanë qenë të vegjlit. Ndaj partia e dytë çame, e nxitur nga LSI, nuk u tërhoq nga padia e saj në Kolegj Zgjedhor për anulimin e listave të kandidatëve, që, njësoj si PD deri dje, pretendon se janë regjistruar në tejkalim të afateve ligjore. Nëse Kolegji del mbi marrëveshjen politike të 18 majit dhe më 22 maj vendos në favor të kërkesës së PAP, atëherë loja e afateve hapet! Të vegjlit duan të paktën të bëhen bashkë sa për zgjedhje, me shpresë se mund t’u imponohen sadopak të mëdhenjve pas zgjedhjeve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Marrëveshja e 18 majit e shpjeguar për fëmijë dhe si e “hëngrën” partitë e vogla…”

  1. Viroi says:

    Me Kreshnikun cfare po behet, mor Endri? Po me Shehin, Nardin e kaubojsin? Parlamenti pa ta nuk ka kuptim.

  2. Life is game says:

    Are eye time logjik, Profesional. Mesothelioma Shkullak, Andi bc, prec, artan h., etc.
    Po Nike spahiu ” nje fare Gabriel” ku eshte”?

  3. lis dushku says:

    Kur te numuroje votat Ristani,
    Mbani veten e mos qani
    Mos kerceni si shejtani
    nga kangjellat,nga tavani

    Kur te hapen ca kutia
    te hyje grupi ciftelia
    mos ju zere lemeria
    S`ka c`u ben antaresia.

    Kur t`u vjedhin,kur t`u rrjepin
    kur t`u marrin bereqetin
    me vota ta mbushin thesin
    Se ju u tallet me shtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *