Marrëveshja me Ramën, ish-ministri i Berishës: Basha gaboi, s’informoi qytetarët se heq dorë...!

19 Maj 2017, 18:25Politika TEMA

Ish- ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj është shprehur se Basha ka gabuar për sa i përket marrëveshjes që bëri më Ramën dy ditë më parë.

Sipas tij, Basha shkoi në tryezën e negociatave me një kusht të panegociueshëm, ndërsa hoqi dorë prej tij, duke mos e informuar më parë opinionin publik.

Për Mustafain, në demokraci opinioni publik duhet të përgatitet më parë e më pas të merret një vendim, i cili do ndikojë tek ai.

“Unë nuk e qortoj këtë gjë. Basha ka pasur një qasje, jo prej negociatori, sepse nuk shkohet në tryezën e negociatave me një kusht të panegociueshëm.

Nuk e qortoj pse hoqi dorë nga ky kusht. Ajo që nuk është bërë me inteligjencë nga Basha është fakti se nuk e përgatiti opinionin për marrëveshjen.

Ai nuk kishte dhënë asnjë informacion.

Edhe Rama dhe Basha treguan se janë të aftë të surprizojnë, por nuk janë për demokracinë këto surpriza.

Në demokraci duhet përgatitur opinioni publik për të punuar”, shkruan Besnik Mustafaj.

3 komente në “Marrëveshja me Ramën, ish-ministri i Berishës: Basha gaboi, s’informoi qytetarët se heq dorë…!”

  1. i pa besi(Berisha vete) says:

    O Besnikm koqja, por shoku jote eshte, hala se je njoft ti ça karabushi eshte,e pra kjo mbeshtetja jote ndaj tij nuk te falet o “Dipllomati ” i PD:

  2. shqiptar says:

    shko mor bej shurren dhe ti, se u plake e nuk heq dore pa i ça trapin ketij populli !

  3. beni says:

    Duhet pergatitur opinioni publik ashtu si e pergatisnit ju…duke cuar bandat e duke hedhur shtylla tensioni te larte ne ere. ju beni mire te heshtni dhe te shikoni si behet politika…dini veten te llapni dhe shpifni e te nxini Edi Ramen i cili ngrihet me madheshtor e me briliant nga keto shpifje dhe po ju jep leksione ne politike ju o te paafte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje