Mbyllja e çadrës së PD­, ironia e Ramës: Jepet çadër me qira, vetëm 3 muaj e përdorur

19 Maj 2017, 08:47Politika TEMA
Mbyllja e çadrës së PD­, ironia e Ramës: Jepet

Çadra e PD-­së që qëndroi para kryeministrisë për afro 90 ditë kundër qeverisë, është mbyllur mbrëmjen e djeshme pas marrëveshjes Rama­-Basha.

Ashtu siç nuk kanë munguar reagimet e kryeministrit gjatë gjithë kësaj kohe për çadrën, edhe sot Rama ka uruar shqiptarëve mëngjesin me një foto çadre.

Me anë të një statusi Rama siç duket ka ironizuar çadrën e PD­-së.

Mëngjesin e sotëm në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” ka nisur qarkullimi normal i automjeteve.

Postimi i Rames ne rrjetin social:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale

Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit.

Për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet #Punë #Mirëqenie

5 komente në “Mbyllja e çadrës së PD­, ironia e Ramës: Jepet çadër me qira, vetëm 3 muaj e përdorur”

  1. muhabet says:

    Edvin, me mire veria diçituren “Cader me qera pasi qeverria kapitulloi”. ike Edvin ike… E kam thene une qe para 20 vjetesh. Socialistave ua merr buken pula nga goja…

  2. Lapraksi says:

    Po mor shef por asaj i duhet edhe nja tre muaj karantin se ka mendime te liga brenda, ka qen berisha aty or lum Edi.

  3. WEB1 says:

    Ik mor tutkun me gjithë ironinë tende,nuk ka pasur ndonjë akord të tillë në as një vend europian që ti kërkon ta kalosh si normale ,në maqedoni zaevi hëngri dru si gomari dhe nuk leshoi pe.Gjashtë ministri një partie që e kishte çuar këtë vend buzë greminës,është cmenduri .Nuk jam i sigurtë që këtë akord e pollen të huajt apo ishte miell nga thesi jot ,por e sigurtë është lojtar politike në këtë vend nuk paskan pasur fund

  4. Alban Hamzai says:

    Jepen ngastra toke me qira te mbjella me bime te droges cilesia e pare .Gjithashtu jepen me qera ngastra toke per grummbullim plehrash te cdo lloji e nga cdo ane e botes .Garanci ju jep qeveria aktuale shqiptare .Mos humbisni rastin !

  5. Adrenalin says:

    Na çave trapin ti dhe të djathtët, bëni mirë të miratoni një ligj të ri për tubimet që mos të zini më rrugët , ndyrësira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje