Meta jep arsyet pse Basha u tërhoq dhe firmosi paktin me Ramën! Rrëfen takimin me Berishën, kur Rama e Basha ishin mbyllur për të formuluar detajet…!

Ilir Meta ka dhene edhe disa nga arsyet, sipas tij, përse Lulzim Basha u tërhoq vetem dy dite me pare nga kerkesat e tij per qeveri teknike dhe pranoi marreveshjen e arritur me kryeministrin Rama.

“Ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dëshiroj të them sepse në fakt duhet të ishte tërhequr një muaj më parë, më mirë vonë se kurrë, ndoshta ndienja e përgjegjshmërisë.

Sipas mendimit tim përvec faktorit ndërkombëtar, dhe mesazhit të SHBA, kanë qenë partitë aleate të PD, ata ishin shumë realist dhe e kuptonin, u dhanë disa garanci që asnjëherë më parë nuk i ishin dhënë një opozite dhe natyrisht s’mund të cohej më tej një krizë që mund të conte në përleshje me pasoja të paparashikueshme.

Reflektuan dhe kjo eshte nje gje shume e mire. Kjo nuk na ndihmon te kemi zgjedhjet qe duhet te kishim shume ceshtje te tjera duhet te ishin zgjidhur para nje viti”, tha Meta.

Kreu ne detyre i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ne nje moment qe po fliste per Sali Berishen, u pyet nga Arian Cani: “Si e le doktorin?”

“Nuk ishte ditë e lumtur për mua, por isha i detyruar…ne jemi ndarë shumë mirë, për arsye politike më pas mund të ketë pasur qëndrime dhe deklarata por unë kam konsideratë të vecantë”, tha ai.

Meta, ka komentuar ne studion e Arian Canit edhe kafen qe ka pire te enjten me Sali Berishen, ne nje kohe kur Rama dhe Basha ishin te mbyllur ne Pallatin e Kongreseve per te formuluar me detaje marreveshjen politike qe i dha fund krizes.

“Doktori është pika ime e dobët dhe pika ime e fortë, në kuptimin pozitiv, së dyti ajo ditë ka qenë fare normale, kam ngrënë një drekë në katin 21 dhe natyrisht kam pasur edhe kënaqësinë të përshëndetem me doktorin.

C’rëndësi ka i shkova, shkoi. Kam vlerësuar rolin e tij në zgjidhjen e kësaj krize se të jemi të sinqertë doktori ka pasur rolin e tij pozitiv. Diskutuam për datën e zgjedhjeve se ishte vendosur”, tha Meta.

 

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Meta jep arsyet pse Basha u tërhoq dhe firmosi paktin me Ramën! Rrëfen takimin me Berishën, kur Rama e Basha ishin mbyllur për të formuluar detajet…!”

  1. Tajari says:

    Te marresh pjese ne emisionin e Arianit ( .arit ) = me te qenurit koqe.
    Thank you mr koqe president…………….nuk e kuptoj se si mund Nje njeri ta zhvleresoje kaq shume vehten

  2. Damiri mbeti me gisht ne goje says:

    Sja vlen te komendtosh per keta hajduta ,

    1. Asteri says:

      Meta eka vending me burg.

    2. Asteri says:

      Meta eka vending me burg.

  3. DALLTON says:

    O zoti Ilir, Ju edhe Sali Kadafi jeni dy persona,qe e kini mbajtur” ALBANIAN”Te izoluar dhe ne diktature ,por ka edhe “thember te Akilit”, te cilet ju treguan se ne SHqiperi ka “DEMOKRACI” dhe tani erdhi koha qe ti jepni doren Ilir -Metes dhe Sali Bewrisshes dhe tju thoni lamturi ne “politike”

  4. Robi says:

    Qofte ky, presidenti ardhshem, qe thote doktori luajti rol pozitiv, pozitiv me parametra kriminelesh. Eh, se harrova, doktori qe thoshte do ta terheqim kryeministrin zvarre … ky eshte qendrimi pozitiv i dhjeruari presidenti i ardhshem i Shqiptareve?
    Po e kupton ky njeri se çfare nxjerr nga goja? Keta jane nje bande rrugaçesh.

  5. Baca-Bajram says:

    Po o Like po, mire e ke ti, e respektoni njeri tjetrin dhe i keni mardheniet “korrekte”…, ja dini njeri tjetrit pislliqet dhe halet qe keni ber duke cvatur popullin dhe vendin. E tani je paqsor dhe vlerson Doktorr Adhamudhin. Si ti dhe me shume doktorri i keni duart te zhytura ne pellgun e gjakut te popullit. Tashti qe e hngre shllupin prap po i afrohesh Doktorr Adhamudhit per te ber ndonje krushqi. Ah more Qerrata, mire e ke, S’doli me Edin, dicka mund te dali me Doktorrin. Pelivan djal je. Rroft shtanga yne President!

  6. Korçari says:

    Like Floriri, hajduti me çizme e me bllok, ti dhe Sali Krimineli që të shpëtoi nga burgu për videoskandalin 720 mijë dollarësh duhet të shkoni para Drejtësisë për të gjitha vjedhjet, vrasjet, tradhtitë e tëra poshtërsitë që kini bërë.

  7. Drini says:

    Po sigurisht Z.Meta ti ne nje canak ke ngrene me salen dhe kerkon ta rehabbilitosh me teper.Te kesh repsekt per berishen duhet te jesh si ai.Duhet te kesh vjedhur dhe shkaterruar disa pale zgjedhje duke filluar nga 1996 e mabruar ne vitin 2011. Tu kesh dhene leje piramidave famekeqe shqiptare, te kesh shitur apo falur detin grekeve, te kesh shkelur embargon me serbine, te kesh vrare kater protestues , te kesh bere cunin milionere me gerddecin dhe jeten e 26 njerzeve te pafaajshem.
    Cfare kujtoni ju zoti Meta se harrohen keto krime. Si keni sy e faqe dhe mbroni sali beerishen. Po ju do ta mbronit nqs ato video qe u publikuan per ju jane te verteta dhe sala te mbrojtti nga drejtesia.
    Kurre nuk mund te besosh nje njeri a politikane si puna jot . Po e perseritet edhe njehere se keni dobesi per salen duhet te mos dilni me ne shesh dhe te takoni njerez se me veze e domate do tju turperojne. Kini pak moral ose beni sikur keni pak moral z.meta.

  8. arben says:

    Ilir Meta ka qenë dhe mbetet një Judë në politikën shqiptare.Më në fund Rama arriti të kuptojë se tek ky njeri dhe te partia e tij kurrë nuk ka për të gjetur një aleat besnik në politikë.Prandaj bëri dhe lëvizjen e zgjuar që I dha shah mat si PD po ashtu dhe LSI.Mos të harrojmë kurrë se Meta dhe në sekondat e fundit filtronte me PD kundër Ramës dhe ky I fundit do ishte miop në politikë po qe se do dilte I vetëm kundër të gjithëve.

  9. Kanina e Ismailit says:

    C’te thuash me shume, vete fakti qe je tek emisjoni i Arjan mutit kjo ti shtone akoma me shume meritat more Like kapedani!Lume Monamuja qe te ka,mjere SHqiptaret ci ka rene per pjese!

  10. shefi says:

    Genjeshtra me bisht, mos prisni te verteta nga Meta

  11. devis says:

    Pleherat njesoj jane, ne cdo rast kerkojne te shpetojne veten e tyre, kjo eshte aresyeja e takimit te Metes me Berishen, si gjithmone. Jashte nga qeveria pleherat! Hiqni duart e tyre nga prona publike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *