Ngacmonte seksualisht kunatën, arrestohet biznesmeni nga Tirana

19 Maj 2017, 11:27Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme biznesmenin 49 vjeçar nga Tirana, Kujtim Hoxha, i cili është dënuar nga gjykata me 8 muaj burg për ngacmim seksual.

Gjatë vitit 2014, ai ka ngacmuar seksualisht kunatën e tij. Hoxha, prej kohësh në kërkim nuk bëri rezistencë ndaj policisë.

Në gjyqin ndaj tij janë paraqitur SMS-të që ai i dërgonte kunatës ku i thoshte se do ta kapte me zor.

Referuar kallëzimit të shtetases D. M., kunati i saj, i pandehuri e ka ngacmuar seksualisht që prej muajit mars të vitit 2014. Ajo ka rrëfyer se i pandehuri Kujtim H. i ka kërkuar vazhdimisht që të kryente marrëdhënie seksuale me të, duke i thënë se përndryshe do ta shkatarronte atë dhe familjen. Sipas saj, në 07 tetor 2014 rreth orës 21:58 i pandehuri Kujtim H. i ka dërguar një sms me tekst “… moj k… m… do te … me zor neser në pazar. Me kalove nga shtepija jote. une kerkoje te bejsh ate qe dua une. tregoja mesazhin burrit”, shkruan Panorama.

Para oficerit të policisë gjyqësore, e dëmtuara D. M. ka sqaruar se pasi ka lexuar këtë mesazh ka telefonuar djalin e tij, nipin e saj, duke i thënë “thuaj babait tënd të mos shkruajë sms në telefon dhe budalliqe, se kam për ta denoncuar ne polici”. Edhe pas kësaj telefonate i pandehuri i ka dërguar një tjetër sms me përmbajtje seksuale të dëmtuarës.

2 komente në “Ngacmonte seksualisht kunatën, arrestohet biznesmeni nga Tirana”

  1. toni says:

    Ca jane keto rob..r? Kafshe me fytyre njeriu. Futeni ne burg ta q.. ne bythe!!

  2. hihihi says:

    pune hoxhesh dhe shehesh ,bastard turkomongol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje