Pranga vëllait të ish-deputetit të PS-së, biznesmeni akuzohet për trafik droge

19 Maj 2017, 15:09Politika TEMA

Një nga biznesmenët më të njohur në Elbasan është vënë në prangat e policisë së këtij qyteti, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Nga sa mësohet, fjala është për Edmond Stafën, pronar i hotel bar restorant Skampinit, një nga hotelet më të njohur në Elbasan, i cili ndodhet në zonën e Kalasë.

51-vjeçari, Edmond Stafa është vëllai i ish-deputetit socialist në Elbasan, Bukurosh Stafës, i cili njihet për influencën e tij në këtë qytet, ndërsa mësohet se ai është arrestuar në ambientet e lokalit të tij.

Ndërkohë mësohet se biznesmeni Edmond Stafa është i dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali. Dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi

2 komente në “Pranga vëllait të ish-deputetit të PS-së, biznesmeni akuzohet për trafik droge”

  1. LORA says:

    Lajm i mire,,,,te inkriminuarit e kane vendin ne burg.
    Kujt i plasi se eshte vellai i X apo Y,,,para ligjit te gjithe jane te barabarte.Pastaj vellai i ketij,bukurosh stafa, eshte nje nano-kurve ekzemplare

  2. Tarrasi says:

    Keto Qelbesira i kane hypur popullit te varfer ne qafe gjithandej e duhen shfarosur.

    Jane bere te gjithe drogaxhijne e familja tyre pushtetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje