Rama luan shah pa dy torre me Bashën…

Nga Shpëtim Nazarko

Nëse marrëveshja që filloi pardje me biseda dhe u formalizua dje, do të gjykohej vetëm nga militantët, atëhere të djathtët do të thonin: fituam! Dhe kjo britmë fitoreje do të vinte që nga kafeneja e fshatit e deri në klubet e qendrës së qytetit. Thuajse i gjithë kontrolli i zgjedhjeve, nisur nga ai politik apo financiar, duket sikur është në dorën e opozitës. A kemi vërtet një dorëzim të Ramës? Pse bëri një lloj marrëveshje në pika të cilat thuajse nuk kërkohen as nga paketa e njohur McAllister-Flekenshtein e që u vulos nga amerikani Yee? A jemi në pamjen e parë brenda njërës prej atyre manive artistike që e zënë Ramën kur analizon një problem politik, sado i mprehtë apo i vështirë të duket ai?

Për atë që ka qejf shahun dhe meqë ky lloj sporti ka zënë vend si shumë në bisedat politike të kohëve të fundit, fabula mund të ndërtohet kështu: Kundërshtarin e dobët që kam përpara mund ta mund edhe duke falur një kala…

Manovra e përdorur prej Ramës, pa diskutim, është thuajse e paprecedentë në politikë, e kjo nisur nga koha kur bëhet, pra vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare. Në një vështrim të ftohtë të ngjarjeve, mund të thuash se kemi edhe një bashkëqeverisje të drejpërdrejtë PD- PS deri në fillim të legjislaturës së re. Për ata që kanë qejf teoritë konspirative, kemi të bëjmë me një lloj testi, pra si mund të funksionojë realisht një lloj koalicioni i tillë në të ardhmen, nëse do të bëhej ndonjëherë një i tillë.

Sa rrezikon realisht ai me këtë që bën partinë e tij?

Mendoj se pas dy apo tri ditëve të para kur gjakrat e të dy palëve të ftohen dhe këtu fut jo vetën militantët, por edhe ata që janë kundërshtarë të hapur apo të fshehtë të shefave të partive respektive, do të shohim se përtej tymit edhe zhurmës, PD-ja nuk ka fituar gjëra për të cilat ia vlen të bërtasë “fitore”.

Në planin e pastër politik, ajo kërkoi të demontonte sistemin apo qeverisjen socialiste, nëpërmjet akuzave që bëhen nga paratë e drogës, kriminalizimit etj. Duke marrë pjesë në qeveri dhe në ato sektorë që janë afër saj, ajo praktikisht po kërkon të ketë kontroll jo aty ku u nis fillimisht në çështjen e saj, por diku tjetër. Po kërkon të bëhet pjesë e pushtetit në formë të drejpërdrejtë, qoftë edhe për një muaj…

Po çfarë mund të bëhet për një muaj? Do kemi pesë apo gjashtë ministra, të cilët janë të karakterit teknik e nuk mund të bëjnë asgjë veç kontrollit të mungesave në punë… Administrata është po ajo që ka qenë dhe asgjë nuk lëviz një muaj para fushatës.

Nuk e di se çfarë mund të bëjnë tjetër këta ministra… Nëse do të gjykoje me sy partiak apo militant, duket se PD-ja ka frikë se kundërshtari do të bënte nëpërmjet mekanizmit financiar në ministritë përkatëse ato që ajo apo kundërshtari mund t’i ketë bërë dikur. Po a mjafton kaq? A është vërtet ky mekanizëm financiar në muajin e fundit para zgjedhjeve, që mund të jetë faktori vendimtar… Nuk besoj që këto para të nxirren në fushatë një muaj para edhe sikur vërtet qeveria të kishte vendosur të bënte këtë gjë…

Rama ka bërë llogaritë së pari me faktorin ndërkombëtar, që këtu do të jetë dy herë më i kënaqur se më parë nga luajaliteti që ai tregon ndaj opozitës. Ka hequr nga qafa ankesat e kësaj të fundit në rast të humbjes së saj në zgjedhje.

Për të dalë në këtë përfundim, që duket pak paradoksal, mund ta shtrosh pyetjen në formë të drejtpërdrejtë:

Çfarë fiton opozita realisht nëse merr një muaj para zgjedhjeve kontrollin e disa ministrive? Kredibilitet moral, politik, apo të dyja bashkë? Dhe nëse të dyja janë të vërteta, a janë të mjaftueshme për të fituar zgjedhjet?

Vetë besoj dhe këtë e kam shkruar shpesh se që nga 2009, opozita e sotme ka vazhduar të thellojë krizën e saj. Zgjidhja e problemit do të ishte ndërtimi gjatë këtyre katër viteve i një strategjie të qartë dhe një punë e përditshme dhe e palodhshme në zyrat buzë Lanës. Këtë nuk e ka bërë dhe zor që ta bëjë këtë muaj që ka mbetur… Po dhe në e bëftë, është shumë pak.

Nuk mund ta llogarit në vlerë përqindjesh fitoren reale të opozitës në këtë marrëveshje. Vetë besoj se fitorja e Bashës është profilimi si lider real i kësaj partie të paktën deri pak kohë pas zgjedhjeve. Pas kësaj, në rast humbjeje, nuk e di si do t’i përgjigjet komunitetit ndërkombëtar apo kundërshtarëve të tij në parti. Dhe këta të fundit do të kujdesen më shumë se Rama që ai të humbë në zgjedhje apo, në rastin më të mirë, do jenë indiferentë në kohën e betejës.

Marrëveshja në plan real i shërben PD-së për të karikuar mbështetësit e saj që të mos fuqizonin një parti tjetër, konkretisht LSI-në që po priste me veshë ngrehur nëse nuk do të hynte PD-ja në zgjedhje. Po kjo gjë nuk i shërben vetëm Bashës, por edhe vetë Ramës, i cili nuk është më në kushtet e 2009-s…

Në të gjitha rastet, mendoj se kur bastin e ngre vetëm në taktikë apo bllof politik, rezultati është po afatshkurtër. Po Basha këtë kërkoi dhe ai që luan vetëm në taktikë apo bllof, nuk mund të presë më shumë.

Mendoj, megjithatë, se në të gjitha rastet marrëveshja Rama- Basha është e mirë për Shqipërinë, veçanërisht tani kur situata përreth nuk është e tillë, që mund të rrezikosh për hesape personale politike.

Në një plan praktik, Shqipëria shpëtoi nga belaja e një krize që në sezonin veror nuk është mirë të bëhet.

Në një plan gjykimi personal, Rama ka luajtur mirë brenda kornizave të një politikani race, i cili e ka të qartë fuqinë e tij dhe të partisë që udhëheq. A ka dhënë realisht gjë? Besoj asgjë dhe ky përfundim nuk do të dojë më shumë se tri-katër ditë të duket, pra kur tymi i shkaktuar nga marrëveshja të shpërndahet dhe palët të shohin se çfarë realisht u ka mbetur në dorë…(Konica.al)

Rama luan shah pa dy torre me Bashën…

REMOTE_ADDR:[]

24 komente në “Rama luan shah pa dy torre me Bashën…”

  1. ELA says:

    Nuk e di per analistet po te analizojne mire do te shofin se.e gjith paketa e propozuar nga ai MCalleseter (keshtu duhet te quhet),eshte paket e dakortsuar me pare midis Sales dhe Rames e derguar ne europe nepermjet Majlinda Bregut.Ne BE u miratua dhe u sherbye si nje pjate europiane, Berisha perdori Bashen,neqofte se duhet ta kujtosh M.Bregun relatat e larta qe kish per Berishen,pra eshte marveshje midis Rames dhe Berishes,kjo per arsye te forcimit te PD-se (keshtu shpresuan)dhe mbrojtjes se Berishes.gjerat e tjera jane si pasoje e kesaj marveshje,jane respekti qe i bejne LSI-se per tradhetit e tij,Me vjen keq per kete popull,per Bashen,Mediun,Duken,per asamblene e Ps-se ,Saimir Tahirin analistet dhe gjithe mediat per komedine e instaluar ne televizion dhe ne cader,qe u perdoren nga Rama,Basha,Berisha,per ata demokrate qe u instaluan sinqerisht ne cader 90 dite

  2. Asus says:

    Me qe e njoh pak shahun mendoj se Rama ka lujt bukur. Fillimisht ai perjashtoi nga kampionati dy lajtaret e forte Meta dhe Berisha. Pastaj ne skakiere fton te riun Basha te cilit po I binte Ora. Ben nje hapje te forte, fal disa ushtare rrjesht dhe me tej jep nje shah me te cilin perfundon ndeshjen. Fitorja nukk matet me sasine e ushtareve te humbur po me rezultatin perfundimtar.

    1. Lugati says:

      ky palla qekur i doli emri per president del per dit mgazete tu fol percart..o lajmrojeni fukarain..o nazarko u zhgjodh presidenti..nalo mer burre mer fryme se ke dhe moshe delikate..mos perdit mgazete

      1. XheJ eN Bi says:

        O Lugat….
        Lugatit zakonisht i nxinë fytyra,po ti të nxin truri.Nuk është Nazarko për të cilin u hap fjala për President,po ishte për mikun tënd
        Tos Lubonja.
        Duhet të hash shumë qep për të riprur memorien. (Qepa duhet të jetë e kuqe,se e bardha nuk të bën gjë).

        1. Lugati says:

          tos lubonja osht miku krytarit tat ed rames (alias lugati) ta gzosh

    2. boom says:

      Nuk e kuptoj si jane Meta e Berisha te perjashtuar? I pari eshte president qe ka te drejte te mandatoje qeverine e re e i dyti sapo mori ne tavoline kontrollin e gjithe institucioneve me te rendesishme te shtetit te pakten deri ne mes te shtatorit. Ne baze te rezultatit te LSI Meta mund te gjeje apo shpike arsye te mos mandatoje qeverine e paszgjedhjeve. Berisha tashme ka ne dore Prokurorine,Gjykatat,SHISH,KQZ,Ministrine e Brendshme, Mnistrine e Drejtesise,Shendeteseise,Arsimit etj gjithcka e nevojshme per te bere ate qe ka bere gjithmone vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve. Nazarko harron te shkruaje qe kjo qe beri Rama eshte nje devijim i vullnetit dhe votes se popullit.

  3. Asd says:

    Marreveshja mbuloi perkohesisht problemet qe do te vazhdojne te jene aty te pazgjidhura.

  4. kaqi i zi says:

    shqip i bjen ,ta rrasi para e mbrapa pa e kuptu

  5. O Milet...degjoni e mbani vesh.... says:

    E vetmja zgjidhje reale eshte te filloj te pastrohet politika nga elemente te vjeter t korruptuar, qe punojne ne nji menyre aspak profesionale dhe etike. Per kete qellim duhet ngritur sa me shpejt sistemi i ri i drejtesise. Edhe per te arritur kete qe ky sistem drejtesie te filloj te funksionoj sa me shpejt ka vetem nje zgjidhje: ti japim Rames nje mandat te paster. Dmth pa LSI si barre. Nqs i japim kete mandat Rames shohim vertet kapacitetin e tij. Gje qe nuk e kemi pare dot keto 4 vite, per arsye te LSI s, per arsye te nje presidenti kok e kembe kundershtar dhe mbi te gjitha nje sistemi drejtesie te korruptuar edhe te kapur nga politika (me shume opozita). Ndonji PD ist i flakte mund t nxehet per ca po them, por a po genjej? Kjo eshte e verteta ca ka ndodh keto 4 vite. Lufte e qelbur politike. LSI e PD jan sjell si bar i keq per te 4 vitet. Nuk ben dot shtet duke te kercenuar cdo dite qe do rrezojm qeverin(lsi)..,nuk ben dot shtet kur president prokuror gjykates i ke kunder. Si mund te pretendosh te kunderten? Prandaj ju bej thirrje te gjitheve: te fillojm te pastroj sistemin politike shqipetar. Edhe alternativa e vetme, e momentit, eshte ti jepet nje mandat i dyte, i paster Rames! Ju bej thirrje edhe atyte qe nuk duan te votojn Ramen, le t votojn PD n, por ne asnj menyr LSI-n. LSI eshte kthyer ne nje tumor, ndaj duhet te bejm te mundur ta ndalojme te perhapet! LSI me menyren e vete e te berit (mosberit) shtet eshte anti shteti , korrupsioni ne palce. Me 4 ministra laj thaj ne keto 12 vjet ka fituar miliarda ka blere hallexhinj ka punesuat te paafte neper institucione dhe ka bere festa te shtrenjta per t rinjte. Me cfare lekesh? Me leket tona! Kush voton LSI o nje i korruptuar ne shpirt o nje injorant ne ekstrem! Shendet!

  6. orli says:

    Pa dy torra e pa breke, sali karaxhici e shtangisti ua hoqen breket te gjitheve! Shqiperine e kene rjepur me kohe.

  7. valentina says:

    Z.Nazarko do ishte dicka shume e mire sikur dy partite e medha PS dhe PD te benin kualicion bashke per te shporrur nga skena politike ndermarrjen LSI e ashtuquajtur parti qe ka qene pengesa kryesore per shqiperine nga te gjitha drejtimet per tu bere shtet dhe rrugen drejt BE_se duke qene vendimtare ne te dyja qeverite si PS dhe PD.Por kjo do te funksiononte me mire neqoftese ne krye PD_ja mos kishte njerez si berisha dhe basha dhe disa bazhibuzuke te tjere qe tashme njihen mire nga shqipetaret.Sa per ministrite qe Rama i ka ofruar PD_se kjo nuk perben fare problem per PS_ne dhe ne 2013 te gjitha pushtetet i kishte PD_ja por ne fund eshte populli me voten e tij qe vendos. Problemi per popullin e thjeshte qe eshte shumice jane marreveshjet qe behen ne fshehtesi dhe ne gjitha rastet kane rezultuar se jane bere ne kurriz te tij.Pra populli do qe Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi te behet ashtu sic duhet dhe te gjithe ata politikane dhe zyrtare qe e kane degjeneruar kete popull te japin llogari dhe ne qoftese kjo nuk ndodh atehere fjala ti mbetet popullit te ngrihet dhe zduke njehere e mire te gjithe politikanet ata qe ishin dhe ata qe jane.

  8. astrit says:

    Po te doje e heq edhe mbretereshen.

  9. Lpl. says:

    Ka te beje edhe per nje muaj ,sepse nuk ben fushate po themi Ahmetaj si minister ,por si kandidat , ose nuk ndahen legalizime gjate fushates ,marrja e ketyre posteve e fute fushaten ne nje rregull tjeter .Nuk eshte budalla Basha as Rama , por keta mund te jene hileqare dhe zemer keqij ,por budallej nuk jane .Rama gjeti rast per te larguar LSI ne ku pretendon te marri 71 ose 72 deputet i vetem se me LSI nuk i merr 70 deputet kete e di edhe ai qe nuk merret me kete pune .Shume gazetare dhe analiste nuk e deshen kete marrveshje per arsy se profesjoni i gazetarit eshte gjahtar i pelqen rremuja konflikti se kete e perjetojne me emocjon dhe i kenaq lajmi i keq sepse lajmi i keq i kenaq edhe njerezit te cilet nuk e duan lajmin e mire nuk kane pergatitje fetare dhe kulturire me u kenaq me lajmin e mire Kerigmen si i themi ne gjuhen e fese .Ne 97 u kenaqn duke transmetuar , ne 2011 u kenaqen dhe tani u kenaqen jo do ndolli keshtu jo ashtu , tani nga kjo marrveshje qe pritet te jete e mire , ju ka rene uji vale te gjithve çeshte kjo marrveshje thone e ndiejne veten te zhgenjyer se nuk ju dolen parashikimet.Analisti nuk shqetesohet se ndoll e keqja , por ka deshire ti dali parashikimi i tije ,jo se e ben per ndonje arsy , por eshte semundje profesjonale.

  10. fieraku NGA ferrasi says:

    O lugati
    O t’rujt Zoti
    Hijenat ushqehen me kerrma
    Edhe ky e nikolles leshi e analiste te tjere
    Keta duan lufte keta Jane funderrine qe e duan shqiperine te coptuar te poshteruar
    Popullin duan ta shohin te terhiqet zvarre.
    Ku ishte ky kur u miratu ligji per veprat e korrupsionit qe nuk do rigjykohen
    Ku ishte kur PS e miratoi e nishani e dekretoi.
    Ketij i flet b para mendjes.

  11. Xen deledashi says:

    Nazarko, i vetmi analist me kembe ne toke

  12. KAROCJERI says:

    basha pranoj nje fitore fallc sa per te dal nga situata e veshtir ku ishte futur me urdher te sali karaxhixhit ,kuptoj fundin e pashmangshem qe po afrohej pas vizites se fundit te yee .por i ndriti fati duke pasur perball nje lojtar si edi qe leshon atje ku duhet . dhe ky gjeti rastin per te shmangur me sukses l s i dhe berish duke mos i dhene lulit azgje te rendesishme por vetem duke e nxjer nga cadra qe eshte ne interes te te dyve dhete shqipetareve BRAVO EDI

  13. butrinti says:

    I NDERUAR NAZARKO ! RAMA SOT PER SOT LUAN ME SUKSES BLLOFIN E FITORES DHE ESHTE NE SUPER AVANTAZH . TE GJITHE TE TJERET , TE MAJTE E TE DJATHTE , PROKURORE E GJYQTAR QE HAPUR APO FSHEHTAS KANE PENGUAR REFORMEN DO TA PAGUAJN SHTRENJTE . KJO ESHTE DORA E AMERIKES . PO E NJEH SASDO PAK AMERIKEN E KUPTON QARTE KETE ESHTE FUQIA NUMUR NJE E PADISKUTUSHME BOTERORE. BEJI TE FALA NGA ANA IME BOZDOS DHE LALUCIT .

  14. jo-genjeshtres says:

    Jam kritik i gjithe partive politike ne Shqiperi, por me duhet te pranoj se Rama i ka te fituara zgjedhjet prej kohesh.
    Avantazhi me i madh i tij ne kete rast eshte qe partite futen te gjitha si subjekte me vete dhe ne kete menyre do te kete nje rjedhje te madhe ne votat e LSI-se.
    Tkurrja e LSI-se, eleminimi i mjaft partive te vogla do jete suksesi me i madh i ketyre zgjedhjeve parlamentare.
    Testimi i nje bashkeqeverisjeje midis dy partive te medha eshte dhe nje prove per te ardhmen.
    Sic dihet ne mjaft vende perendimore keto bashkeqeverisje kane vite qe funksionojne, gje qe po shkakton nga ana tjeter nje rritje te elektoratit ekstremist nga e djathta.

  15. demo says:

    Nazarko!Kete lojen e Rames pa dy torra e pa mbretereshe e shkrova une dje ne komenmtin tim.Ke ndonje gje te re?

  16. Plaku Xhuxhumaku says:

    O njerez, eshte shume e thjeshte, me fjale te tjera eshte mbyllja e ciklit “Katovica”. Shume shpejt do te kthehemi ne sistemin monopartiak menjehere mbas shkrirjes ne nje parti te vetme te PS me PD ne nje kongres madheshtor riunifikimi. Partia e re do te quhet PPSH(r) (Partia e Punes e Shqiperise, e riorganizuar). Gezuar e per shume vjet demokracine.

  17. Populli e demagoget says:

    Kam votuar Ps por ne qershor votoj Pd me nje kusht qe te distancohet nga
    Beri ha Dhe Basha. Me keta ne krye pd votohet vetem nga militantet qe
    nuk mjaftojne per te ardhur ne pushtet. Pd te kuptoje qe fiton kush fiton
    Zemren e mendjen e popullit. Kjo arrihet duke marre hapur pergjegjesite e
    21 janarit, gerdecit etj. distancimi nga korrupsioni, hartimi i nje programi
    realist dhe perfaqesim me forume te reja Dhe drejtus te moderuar
    e tolérante, vertet demokrate jo demagoge. Nuk besoj se keto do ndodhin
    ne qershor.

  18. Xhemi says:

    A i hyfte torrja n’myth atij……

  19. Kin Buba says:

    Qellimi i Bashes ka qene te normalizojë procesin zgjedhor, te mos shit-blihet vota, te mos kandidojne te inkriminuarit si eshte bere gjer me sot nga te dyja palet dhe jo te fitojë zgjedhjet. Varet sa do te mund te arrije brenda 1- muaji ne bashkepunim me njerez te ndershem qe i ka PS-ja.

  20. Babaçja says:

    Ik or komunist ishte krimbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *