Skëndërbeu mbyll përgatitjet për sfidën finale ndaj Kukësit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Skëndërbeu ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e javës së 35-të ndaj Kukësit.

Në prag të ndeshjes tekniku bardhekuq, Ilir Daja dhe stafi teknik ka dhënë këshillat e fundit taktike si dhe ka provuar lojtarët që mund të zbresin nesër në fushë nga minuta e parë.

Përveç Lilaj dhe Malaj të dëmtuar, trajneri Daja do të ketë në dispozicion për këtë sfidë finale të gjithë kontigjentin e lojtarëve.

Ekipi do të zhvendoset sot në mbrëmje në qytetin e Kukësit, ku do të grumbullohen në një nga hotelet e qytetit verilindor në prag të sfidës.

Sfida finale e titullit kampion mes Kukësit dhe Skëndërbeut do të luhet nesër në orën 17:30 në stadium “Zeqir Ymeri”.

Kukësi mban vendin e parë në renditje me një pikë më shumë se korcarët, dhe sfida e nesërme mund të përcaktojë fituesin e këtij sezoni të Kateëgorisë Superiore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *