Artan Fuga thumbon Bashën pas marrëveshjes me Ramën: Idetë mbesin, individët vijnë dhe ikin!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artan Fuga

Idetë mbesin, individët vijnë dhe ikin!

Unë vazhdoj të mbështes me gëzim dhe haré, krejt i lumtur, cdo të ri ose të re, cdo të lirë ose të burgosur, cdo fajtor, ose mëkatar, apo ëngjëll të virgjër, cdo emigrant ose fermer, cdo këngëtar ose balerin, cdo burrë dhe cdo grua, cdo fëmijë të rritur dhe cdo të rritur fëmijë, çdo të aftë dhe cdo të paaftë, cdo zdrukthtar ose bojaxhi, cdo lopçar ose cdo shitës bananesh, cdo të sinqertë dhe çdo hipokrit, cdo fjalëpakët dhe punë shumë si edhe cdo punëpak dhe fjalëlumë, këdo pra, që angazhohet për një Republikë të Re, me ose pa x, y, z,, me ose pa këdo, me ose pa mua, unë kam 15 vjet që propagandoj, dhe do të vazhdoj ta propagandoj edhe 150 vjet të tjera!

Idetë mbesin, individët nuk janë veçse mjete për t’i cuar përpara ato. Ka që ecin, ka që mbesin!

Shqiptarët kurrë nuk do të gjejnë paqe, begati dhe dinjitet me këtë model qeverisjeje pa ndarje pushtetesh, ku partitë uzuropojnë shtetin, ku nëpunësi është militant, ku studentit i japin dogma për të mësuar dhe një pacavure letre në xhep duke e rrjepur nga lekët, ku teknicieni i aftë shkelet me këmbë në emër të servilit që leh dhe lëpin, punonjës i paguar si skllav pa të drejta në punë, ku kryetari i cdo qeverie në këto tre dekada është shumë më i fortë se çdo diktator i kaluar sepse është edhe emëruesi i Presidentit, edhe kryetar partie, edhe kryetar kuvendi, edhe kryetar territori, edhe drejton politikisht edhe ekonominë edhe shkencën, edhe arsimin, edhe shëndetësinë, si fabrikë vdekjeje, me pensionistë me rroba të palara e pahekurosura, të përdorura, me gra veshur me tuta nga varfëria ku padrejtësisht i kanë zhytur, ku pasuritë kombëtare i kanë vjedhur, tharë zhdukur, i izoluar nga Europa dhe nga Perëndimi, pa libra, drama, kulturë popullore, pa teatro, filma dhe me propagandë 24 orëshe, pa një sistem politik modern, demokratik, sikurse në vendet e përparuara me demokraci të pjekur, që edhe atje po e përpunojnë sërish, përndryshe pas cdo dështimi të madh do të mbesim skllevër, leckamanë dhe e shumta derra me bark të nginjur nga copa buke të thara.

Ajo që mungon do të vijë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Artan Fuga thumbon Bashën pas marrëveshjes me Ramën: Idetë mbesin, individët vijnë dhe ikin!”

  1. i pa besi(Berisha vete) says:

    O Artan llapaqeni ,e lexova por asgje skuptova ,po per ke shkruan a ditezi . Me duket ngele me gisht ne goje e hu ne b……. se sta vari Basha per minister, mos o deshpero ,vazhdo budallalleqet tuaja ne cdo gazete se kushedi i prishet mendja karabushit Basha .(Ne fakt je idiot i arsimuar, bile i veteshpallur “Akademik” e je teper i lumtur me idiotlleqet e tua, ti qofsh o hajvan njeri)

  2. Simon Vrusho says:

    PO, Z.FUGA
    Ajo që mungon, do të vijë! Po, z. Fuga, por që të vijë, duhet të niset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *