Berisha i shpalli luftë Amerikës si në ’97-n, por Uashingtoni i tregoi vendin…

20 Maj 2017, 10:00Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Republika e Re u fashit pa dalë ende në pahun e kohës.

Ajo ishte një foshnje që lindi e vdekur.

Ishte marrëzia e fundit e korrupsionit të trembur.

Gjithë ajo zallamahi e ngritur në ajër për një progres të shpejtë të demokracisë në Shqipëri me “themelimin e një Republike të Re”, ishte një ndërmarrje e kotë.

Si përherë: kotësia ka qenë natyra kryesore e politikës shqiptare në 100 vjet; por në këta njëqind vjet kotësi, vaniteti Berisha, ka qënë më qesharaku.

Gjithsesi kotësia ishte ajo që u pa sërish bashkë me Lulzimin dhe Çadrën e tij në tre muaj rresht në Tiranë.

Kjo ishte një çoroditje pa objekt: të gjithë duhej të sakrifikoheshin për të shpëtuar Saliun nga ndëshkimi penal, me një revolucion.

Në fakt Saliu donte të frikësonte politikën amerikane me destabilizimin e Shqipërisë , dhe kjo shkoi kështu deri te protesta qesharakë e para disa ditëve, që në fakt e fundosi vetë Saliun.

Sali ziu nuk e njeh politikën, sepse Xhon Foster Dallesi na ka thënë: “luftën duhet ta çojmë deri në zgrip, por të mos ta shpallim”.

Saliut i shkoi mendja se do ta bllokonte politikën amerikane kundrejt antikorrupsionit në Shqipëri, me forcën që mendoi se do t’i jepte “revolucioni” i tij, me kërcënimin për destabilitet.

Sulmoi në një mënyrë primitive ambasadorin amerikan.

Krijoi shpifje guvernatorësh, dhe humbi në arsyen e mjerimit politik: krijoi portalet antiamerikane në Shqipëri, njëlloj si në vitin 1997.

U rropat në dy vjet dhe mendoi se mund të gënjente opinionin publik shqiptar me faktin e ndërrimit të ngjyrës politike në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Me këtë lloj loje të strukturuar provincialisht keq, Berisha mendoi se mund të hidhte në sulm të gënjyerit injorantë, një pjesë e mirë e të cilëve e besoi.

Ky ishte realisht kontigjenti i destabilizimit të Shqipërisë. Dhe, më së shumti, shpresën e pati te fqinjët.

Por e harroi dërkaq forcën e politikës amerikane kundër tij.

Kur ligësia e individit bashkohet me mungesën e arsyes së shëndoshë, viktima është mbartësi i ligësisë. Një ligësi e gjatë kundër shoqërisë së vet do të kishte një fund për Berishën.

Fundi ishte pardje kur amerikanët ia vunë në tryezë të gjitha; ia thanë hapur se çfarë do bënin kundër tij nëse nuk hynte në Parlament dhe të votonte vetingun.

Amerika e shpëtoi dhe një herë Shqipërinë nga kërcënimi i grabitëqarëve të vet historikë

Ata tani humbën përfundimisht, bashkë me Saliun, dhe sot gjithçka është mbyllur për të:

Lulëzimi dështoi.

Shqiptarët e braktisën masivisht Berishën para disa ditësh ; por e ka irrituar tejë mase politikën amerikane.

Amerikanët që kanë tash 20 vjet në luftë me të, tani e mundën përfundimisht.

A do të jetë kjo eksperiencë për Edi Ramën?

Kjo pritet për t’u parë.

10 komente në “Berisha i shpalli luftë Amerikës si në ’97-n, por Uashingtoni i tregoi vendin…”

  1. grezda says:

    O SPARTAK , ato qe shkruan ti te them te drejten me vijn per shtat , por nje gje me rendesi duhet te dish e ta mbash vath ne vesh , luli fitoj ate qe ty nuk te ka shkuar neper ment akoma , ndarjen e PSse nga LSIja dhe bashkimin e vet me LSIne , mbas zgjedhjeve , keshtu qe inteligjenti jon RAMA i fiksuar mas levdatave te nderkomtarve deri ne qurravitje totale do mbetet ne opozit , gjerat mas zgjedhjeve do shkojn prap ne piken zero ku kemi qen para 10 vjetesh , vetingun do ta bej saliu luli dhe iliri , PSja po humbi te drejten e pushtetit duhet tja dedikoj humbjen ED RAMES dhe EDI te shkoj ne surrel tek zaho te bej poteri , pra qypa balte siç ai ka deshir ,PSja duhet te kthehet nen drejtimin e ERJON VELIS dhe te vazhdoj rrugen e vet , vetingun harroje se nuk e duan asenjeri nga deputetet politikanet analistet dhe xhepistet ne kte vend , SHQIPERIA sot nuk esht SHQIPERIA vitit 95 ku kishte mbetur pak njerzillik , sot SHQIPERIA esht nje vend i bytur me batakçinj ne te gjitha fushat , me kriminel kondrabandist dhe shkelsa ligji , epra kur kjo kategori ben shumicen ne nje vend , te diskutosh per vetingun esht apsurde komplet dhe qesharake , e adhuroj deshiren tende per vetingun dhe drejtesin ne kte vend se dhe un e deshiroj shum kte gje se e dua vendin tim , por esht fare e pa mundur ,te pakten ky esht mendimi im , respekte.

    1. Edkari says:

      Avokoti me llafe koti.
      avokot me duket se vendi po i tregohet Edit

  2. fcb says:

    Ha mut Avukat ha , Sali Berisha ju mori Qeverine me 30 Deputet ti bo gam…gam….gjithe diten , ske faj xhanem , njeri pa njeri je.

    1. fakti says:

      mori çelsat e kashtes o injorant !
      Nje minister teknik qe nuk ka te drejte as te emeroj e as te pushoj nga puna ,qe ska te drejte as te bej kontrata e as tendera , ku posti i vete atij eshte me kontrat mujore nga Kryeministri Rama ,as me thua se ça lesh Ministri eshte ?!
      Kjo ishte Loja per ca budalla si ti ke PD dhe per ti shpetuar fytyren (budallait)Lul.

  3. andromeda says:

    Ik ore derdimen që ke kaq muaj e dërdëllit, vetingu, vetingu, reforma në drejtësi e Sala me Lulin e Ilirin në burg. Amerika kështu dhe Europa ashtu. Doli krejt e kundërta e hamendsimeve të tua adoleshente -‘shenjti’ na u bashkua me ‘djajt’, me bekimin e Amerikës dhe të Europës.

  4. ceni says:

    Teksa mendoja se Berisha kishte rrjedhur para meje shfaqet me nje deklarate te pakuptimte e qesharake Spartak Ngjela ky timosh qe fshihet gjithnje prapa gardhit duke pritur ndoje interes ne theniet e tij tashme bllofe!Berisha si edhe Ju zoti Ngjala e soji juaj qe e bete bordello kete vend eshte e do te mbetet bir besnik i fabrikes qe e montoi e e hodhi ne treg per nevojat e saj ku qarii i ketij vendi e populli ishin e jane :2 prilli 91 per te bere te gjithfuqishem agjentin e tyre Berishe,97,Gerdeci duke bere tragfik armesh diten e jo me naten,kanabisi qe ka mbyllur syte e ketij populli e gojet tuaja,21 Janari,mbetjet e nendeceve nukleare qe fatmiresisht ne te vetmin rast populli u zgjua,kinezet qe shkojne e vijne jo me stemat e Kines por me steat e fabrikes,mosntrat qe sot kane marre peng kete vend e qe se leshojne duke bere lloj lloj pazaresh ne kuriz te ketij populli.Ndaj leri shakate z.Ngjala se nuk te shkojne ne 2017 jo Ty por te gjithe Juve qe ju shkon mendja se populli eshte budalla!Jo eshte ii pafuqishem ne bordellon qe keni ngritur e i frikesuar nga bishat .Nuk e kuptoj se ç’fare ndryshimi ka Ramushi shalegjat nga Luli i Sales!E gjithe klasa politike e dale pas 92 jeni bijte e adoptuar te fabrikes perjashto disa!Ndaj ky popull eshte i destinuar te ndigjoje ulerimat e Berishes,pordhet e Rames,e lojrat e Lulit!Toto Rinua tashme i zgjedhur ne krye te piramides ,qendron i gatshem per çdo abrogim ligji.Ne nje vend te vetshpallur koloni nuk mund te kete drejtesi popullore por vetem zbatim urdherash te administratoreve te saj te veshur me petkun e diplomacise por qe s’kane asnje lidhje me kete zanat!

  5. Lennard says:

    Avokati gjithmone i sakte dhe te rrime shtrember e te flasim drejt.te gjitha sa ka thene i kane dale.Persa i perket ndarjes se mundshme me LSI,une mendoj se LSI do te shkoje per LESH.Eshte aq e mbarsur me KORRUPSION ,sa VETINGU do ta qethi mire.LSI-istet kane nje pirg te madh dosjesh te pambyllura,nga vjedhja e THESARIT,Vjedhja e Bankes Kombetare(Skraparliu me tre CELSA),Droga ,Tenderat,pervetsimi i Pasurive publike .Nuk kane te mbaruar Pislleqet.Do te rrojme e do te shikojme.Levizja qe ndermori Z.Rama ka qene SHAH MAT me dy Levizje.Populli tashma eshtre zgjuar dhe di te ndaje shapin nga sheqeri.Te korruptuarit ,Te Pandeshkueshmit i presin Qelite VIP.Ministrat e rinj do te jene Vezhgues .Nuk kane asnje te drejte per te vendosur.Fijet i ka vete Rama ne dore.Te pakten keshtu eshte SKEMA e Marreveshjes.Le te shohim si do te veje puna.Po pastrimi i Cadres ishte nje veprim i mire.Beteja do te jete KALORSIAKE.Une Lulin e kam share gjithmone.Po e pergezoj per vendimin qe mori. Eshte ne te mire te SHQIPERISE.Me i miri le te Fitoje.
    Cfare ke mo Z.Moderator .A nuk te pelqen mendimi im?

  6. albani says:

    Nje pyetje per Z. Ngjela, nese ai mund ta lexoje:

    Cfare po ndodh ne te vertete Z. Avokat?
    Ka zera se familja Berisha (lexo Karaxhic), ka marre siguri te plote amnistije nga Amerika, qe do te thote, Ai (i ati), ai (i biri), Ajo (gruaja), ajo (e bija) dhe pjesetare te tjere te familjes se tij, jo vetem te korruptuar, por te provuar si vrases, vjedhes, mashtrues dhe perfitues te medhenj nga parate e buxhetit te shtetit, nuk do te preken, me dhe pa Vettingun.

    A eshte e mundur nje gje e tille?

    Ju lutem na e shtjelloni kete gje ne nje nga shkrimet e tua!

    Faleminderit shume!

  7. Piskuriqi says:

    Avokat pa license zhulsi Ngjela vazhdon tu shesi shqiptareve mut per mjalte Shkoni lexoni ca thoshte 97 ky pro amerikani

  8. IDJOTI BATHORES says:

    TAKU BYTHA KUR KUR PELLISJE KUNDER SALISE NUK JU NDAJE AS LIKE FLORISE TANI PRESIDENTI YT I ‘KOKE PALAREVE’!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje