FOTOT/ Nga seksi në krevatin e prindërve, tek martesa 1-vjeçare me francezen: Rrëfimi i veçantë i Arian Çanit

20 Maj 2017, 11:05Lifestyle TEMA
FOTOT/ Nga seksi në krevatin e prindërve, tek martesa 1-vjeçare

Nga oborri i shtëpisë greke, tek Përmeti ku mësoi shqipen, biçikletën dhe arratisjet e para. Nga marrëdhëniet e para seksuale mbi krevatin bashkëshortor të prindërve tek martesa njëvjeçare me francezen. Nga Parisi që i mësoi misteret e frëngjishtes, erosin e vërtetë dhe perversitetet, tek Tirana ku fitoi protagonizmin e munguar. Dhe ndodhitë vazhdojnë. I keni pak rreshta më poshtë. Fiks siç i ka rrëfyer Arian Çani.

Ja si e rrëfen ai, jetën e vet:

“Kostandina është femra më e bukur që kam njohur, që prej ditës kur linda. Një femër elegante, me gjoks dhe vithe shumë të bukura. Sot nuk e perceptoj dot se si një vajzë 18-vjeçare mund të lindte fëmijë, në një kohë kur, si shumë vajza të tjera të kësaj moshe, duhej të ëndërronte për dashurinë e madhe të jetës së saj. Kur mendoj se kjo 18-vjeçare është mamaja ime, seç me krijohet një ndjesi e çuditshme.

Në kohën e adoleshencës, sa herë që e shikoja këtë fotografi, mendoja me vete si nuk është kjo e dashura ime. Do më duheshin 16-17 vjet që ta tradhtoja këtë femër me një tjetër. Në këtë kohë filluan xhelozitë dhe konfliktet e mia të para me time më, ndonëse bëra gjithçka që femra me të cilën e tradhtova të ngjante me të.

Pas një viti kur më lindi, ime më duhet të fillonte studimet e larta për Gjuhë-Letërsi, në Shkodër. Kështu që iu desh të më linte mua tek prindërit e saj, pra tek gjyshe Evdhoksia dhe gjysh Sokrati. Për katër vjet me radhë, ndërsa gjyshja po më bëhej si nënë, pak nga pak do ta harroja Kostandinën, derisa erdhi një moment që as nuk e njihja më.

Duke u rritur nga kjo gjyshe greke, unë, deri në moshë 5-vjeçare nuk dija asnjë fjalë shqip, pra mësova vetëm greqishten, ç’ka shpjegon dashurinë time për atë vend e atë gjuhë, të cilën jam munduar ta ruaj deri më sot në nivele modeste.

Kujtoj nga ajo kohë, kur jetoja me Evdhoksinë, shtëpinë e vjetër gjirokastrite, oborrin me limona, pusin e vjetër, uji i të cilit ka qenë pasqyra ime e parë. Kujtoj gjellët e mira që bënte gjyshja ime greke. Më pëlqente kur shikonim kanalet greke me kanoçe apo kur më tregonte histori të së shkuarës, në vend të përrallave që tregojnë zakonisht gjyshet. Më kujtohet zëri i saj i lartë gjatë gjithë kohës, aq sa ajo shtëpi nuk binte kurrë në qetësi.

Shoqja ime e parë në Përmet, që ia kam harruar emrin. Kur ime më mbaroi studimet, tim atë, si ushtarak që ishte, e emëruan në Përmet. Kështu që unë ika nga gjyshërit, për të jetuar tashmë me familjen e bashkuar.

Drama ime në këtë qytet ishte se më çuan direkt në kopësht, ndërsa nuk dija asnjë fjalë shqip. Qaja, protestoja… urreva edukatoren, që s’më kuptonte se çfarë i kërkoja. Panë ç’panë, më hoqën nga kopshti dhe më lanë të rrija me fëmijët tek oborri i pallatit. Për punë muajsh fillova të flas shqip normalisht. Nuk kisha ç’të bëja, ishte zgjedhje e detyruar. Atëherë më dukej se, ndërsa po hynte shqipja, po dilte greqishtja nga unë. Kohë më vonë, kur shkova në Greqi, në vitet ’90, konfirmova se në fakt greqishtja kishte mbetur tek unë.

Biçikleta ka qenë pasioni im i parë. Në kohën kur u ktheva përsëri në kopësht, tashmë me shqipen të mësuar, kisha dëshirë të paparë të dilja gjithmonë i pari në garat që bënim me biçikletë. Qaja nëse nuk dilja dot në krye. Si rivalen më të fortë kisha një vajzë bionde, që e pëlqeja shumë, aq sa ia mbaj mend emrin sot e kësaj dite, quhej Helena. Nga kjo kohë kujtoj se nuk ikja në kopësht pa ngrënë më parë një byrek me presh.

Kam qenë llupës që atëherë. Por edhe shumë trazovaç. Shkoja gjithmonë tek “Partizani i panjohur” i qytetit dhe hiqja gërmat nga mermeri. Një gjë tjetër që më tundonte e më pëlqente atëherë ishte edhe lumi Vjosa. Doja thjesht të futesha në rrjedhën e lumit dhe të ikja. Kam përshtypjen se nevoja ime për t’u arratisur nga gjërat që më rrethojnë, ka filluar që në atë moshë.

Kur isha paksa më i rritur, nxënës në 8-vjeçare, mezi prisja që të vinte vera e të më çonin në plazh. Zakonisht shkonim në Divjakë. Më pëlqente shumë ai vend, sepse prej babait ushtarak kishim privilegjin të rrinim në ca kabina shumë të mira. në këtë kohë kishah filluar të bëhesha fëmijë paksa problematik. S’doja rregulla, s’doja të mësoja, urreja lëndët ekzakte… edhe sot e kësaj dite po të më pyesësh nuk e di tabelën e shumëzimit.

Në atë kohë nevoja për arratisje u bë edhe më dominuese te unë. Ikja nga shtëpia pa i thënë askujt. Gënjeja shoferët e ushtrisë se i kisha marrë leje tim eti dhe ata për hatër të tij, më çonin ku të doja. Arratisja përfundonte zakonisht tek teze Tasha, për një arsye fare të thjeshtë: burri i saj kishte biçikletë.

Duke qenë se kur u rrita prindërit nuk ma blenë kurrë një biçikletë, nga frika se mos rrëzohesha, rendja kudo që kishte një biçikletë, që e dëshiroja aq shumë. Ja, pra, kështu isha unë në ato vite. Ndërsa vëllai im, gjashtë vjet më i vogël, Alketi, ishte krejt e kundërta ime. Duke parë si isha unë, ai bënte gjithçka që s’bëja unë.

Në adoleshencë kujtoj se isha më i shtruar, më i qetë. Me hyrjen në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Gjirokastër, filloi epoka e frëngjishtes. Tre ishin pasionet e mia të reja në ato vite: frëngjishtja, basketbolli dhe femrat. Basketbolli ishte një zgjedhje e imja, pasi më pëlqente ky lloj sporti, por që mbeti aty tek vitet e shkollës së mesme. Frëngjishtja, neve që ishim zgjedhur, na bënte të ndiheshim superior ndaj të tjerëve.

Ashtu si dhe femrat. Atëherë ishin dy vajza shumë simpatike në shkollë. Njëra nga Saranda, tjetra nga Korça. E para më donte më shumë se kjo e dyta, të cilën në fakt unë e pëlqeja më shumë. Kot nuk thonë të tjera duam, të tjera na duan, të tjera marrim. Gjithsesi, unë u lidha me sarandioten, të cilën e lashë pasi munda të fitoj korçaren. Ishte kjo, koha kur fillova të fus vajza në shtëpi. Gjyshja, ajo që më kishte rritur, e kishte shtëpinë përballë dhe sa herë që më shikonte, më spiunonte tek prindërit. Pra, edhe kur s’jetoja më me të, gjyshja ime greke nuk më është shqitur ndonjëherë nga jeta. Bëhej disa herë shkak për sherret me time më. Kulmi arriti kur ajo kuptoi se kisha cenuar krevatin martesor.

Me nisjen e studimeve për frëngjisht në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ose “filoqyli”, siç i thuhet ndryshe, shpëtova, sepse më në fund do të jetoja vetëm. Filloi jeta konviktore, në komunitet, mes femrash të bukura, e mbi të gjitha pa pasur nevojë t’i jepja kujt llogari. Armand Shkullaku ishte shoku im i parë më i mirë që njoha ato kohë.

Kontaktet me pedagogët francezë më bënë të ëndërroja së pari për Francën. Në vitet ’87- ’88- ’89, kur sistemi komunist nuk kishte rënë akoma, unë kisha përsëri dëshirë për arratisje, këtë herë për arratisje të vërtetë.

Kështu, Franca u bë ëndrra e bukur, objektivi që më bënte të isha optimist në një kohë të atillë ku në fund të tunelit nuk shihnim asnjë dritë jeshile. Dinim se fati ynë, pas mbarimit të studimeve ishte i paracaktuar: mësues i shkollës së mesme. Unë doja ta sfidoja këtë fat. Ndaj fillova të gjuaja grupet e turistëve që vinin nga Franca. Stacioni im i dytë, pas shkollës, u bë bordura e bulevardit, para Hotel “Dajtit”.

E në këtë gjueti të përditshme arrita të kap më në fund një franceze, Catherine, më të renë mes një grupi prej 16 vetësh, por që ishte 6 vjet më e madhe se unë. Dëshira për Francën u materializua tek kjo grua, me të cilën bëra seks për herë të parë tek Hotel Tirana, e me të cilën u martova pasi mora diplomën. U martova gjysmë fshehurazi, sepse më vriste disi opinioni. Por unë doja Francën dhe s’e vrisja mendjen për asgjë tjetër. Ika në fillim të vitit 1991. Jetova më pak se një vit me Catherinën e më pas u ndamë.

Parisi për mua është gjithçka. Nuk do të isha kurrsesi ky që jam sot, nëse s’do kisha ikur si njeri në Paris. Bëra gjithçka që të ikja në kushte normale. Si emigrant, ju siguroj se s’do isha arratisur kurrë. Për katër vjet që jetova në Paris bëra punë të zakonshme, u shoqërova me gjithëkënd sepse doja të mësoja misteret e gjuhës franceze, që në 8 vjetët e shkollës nuk kishin mundur kurrsesi të m’i mësonin.

Kuptova se atje, në Paris, rashë brenda me frëngjishten. Atje u ndjeva brenda kësaj gjuhe rehat fare, si të isha në shtëpinë time. Mësova komunikimin, mënyrën e të menduarit, jetuarit, sjellurit, në atë qytet të madh, me atë gjuhë të madhe.

Biçikleta ishte mjeti im i punës kur punoja anës Senës në Bateaux-Mouches

Atëherë s’kisha ambicie më të madhe se kjo. I thosha vetes: kjo është ajo që do. E mbi të gjitha, krijova kontaktet e para me botën mediatike. Kreva kurset e para në “Liberation”, me Marc Semo, një lloj interesi ky për gazetarinë, që më kishte ngacmuar që ende pa shkuar në Paris, kur u shoqërova në Tiranë me një grup gazetarësh francezë, që kishin ardhur për zhvillimit e viteve ’90 në Shqipëri.

Në fund të vitit 1994 vendosa të kthehem në Tiranë. Parisi ma dha gjithçka që mund të më jepte. S’do të rrija më anonim. Protagonimi i munguar më shtyu të kthehem. Miku im, Armand Shkullaku, ishte në atë kohë zv.kryeredaktor tek “Koha Jonë” dhe më ofroi punë në atë gazetë. Parisi, që më mësoi erosin e vërtetë, perversitetin, televizionin, gazetën, komunikimin, si të sillem përballë një femre… më mësoi edhe se, që të rikthehesha sërish në këtë qytet, duhet më parë të realizohesha në vendin tim. Dhe unë këtë bëra. U realizova tek “Koha Jonë”, “Klani i natës”, “Gazeta Shqiptare”, “Zonë e lirë”. Sot kam vetëm një keqardhje të madhe. Tani që mund ta kem atë biçikletën, aq shumë të dëshiruar kur isha i vogël, s’kam rrugë ku mund të eci. Dikur, kur s’kisha biçikletë, kisha qytet. Tani kam biçikletë por s’kam qytet”.

(Nga Zefina Hasani. Ky shkrim vjen si ribotim. Marrë nga revista Madame, qershor, 2011)

23 komente në “FOTOT/ Nga seksi në krevatin e prindërve, tek martesa 1-vjeçare me francezen: Rrëfimi i veçantë i Arian Çanit”

  1. Messerschmidt says:

    Me nje fjale ….GJakdhjer hesapi !

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      Një nga një shtron historitë
      Porsi petët e byrekut
      Fantazi, Lëshoi frenat,
      po rrëfehet Qeni i Lekut!
      .
      Nga Greqia gjer në Francë
      Fole shumë, po s’na tregove
      Mamin e bukur si perri
      A e qive, s’na tregove ???

      1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


        Nga Greqia gjer në Francë
        Fole shumë, s’na tregove
        Mamin e bukur si perri
        Kur dhe sa herë e pallove.
        .
        Argjiro vetulla shkruar
        Hape siparin e shfaqes
        Zemër plot i përmalluar
        Po vjen budallai i lagjes.
        .
        .
        .

  2. asd says:

    Ky shkrim eshte me i miri se te gjitha emisionet qe ke bere ne Tv.
    Aresyeja eshte sepse ketu je vetja, ndersa ne tv shtiresh qe tu pelqesh te tjereve.

  3. Dule Gabeli says:

    Mos se na mallengjeve,o dobici i saliut.
    Ky u nis per te dale burre po i doli Kurve.

  4. l says:

    po A.M kolegen tende qe te grisi robat e te la me brek dhe pabuke se ishe kothere e harrove/

  5. Shkopi says:

    Biografi teveqekesh, e mor popull nga kush pret përgjithësime të ideve shoqërore. Shekulli i teveqelëve

  6. Orli says:

    Perversiteiten e ke pervetsuar mire,me ato qe tregon dukesh qe je nje pacient-pasqyre i Frojdit!

  7. shqip says:

    I tere shkrimi eshte qepur tamam per nje pervers. Po mqs flet per biçikleta po s’ke rruge, shih ndonje mundesi andej nga Q-adra e miqve te tu shpellare. Ky pervers ne France se mbanin as per pastrim rrugesh. Po erdhi ne Shqiperine e Skullakut e te Fahri Balliut . Ketu mesoi se qe te besh karriere, e sidomos para, duhet te shesesh perversitete. Tamam si keto qe ky karaghoz gjysme opingar , tashme ua hedg shqiptareve si stil jetese.

  8. astrit sale says:

    Bukur !

  9. Kariani turpi i kombit ose emisioni i tij sepse si kariani jane pjesa me e madhe e shqiptareve,na tregon pjeseza nga jeta e tij se si mesoi perversitetin ne boten perendimore dhe erdhi ne Tirane dhe nepermjet nje shkullaku turkoshak tja transmetoj shqiptareve(kete perversitet) nepermjet nje tv qe akuzohet per miliona te vjedhura nga nje pronar qe e dredh here me me nje kriminel e here me tjetrin.
    Ato pjesezat komuniste se si xhaxhai e coi me burse ne shkolle ose ato te jemes se tij qe i di Blendi mane i Permetit i ka harruar te na i tregoj.

  10. Kellira says:

    Histori interesante por me interesant eshte fakti se pas gjithe atyre viteve u ktheve ne origjine.
    “Gazetaria” jote pasqyron femijerine e hershme. Mbete ai djali qe rend pas interesit te vogel te momentit, pas shofereve te kamjoneve. Pas Te “pushtetshmit te rruges” se asaj kohe. Tani rend pas të pushtetshmeve si Sandri…
    Tentove te beheshe “Thierry Ardisson” shqiptar por mbete ai shqiptari qe mendon me koken poshte dhe jo atë lart…

  11. Denis says:

    Ku tipi eshte teper i rendomte dhe i keq
    Ku mashtron ne nje menyre teper burracake sépare ky mendon se nuk e njohin dhe ben intersantin
    Ky mashtron qysh tek gjyshja e deri tek vetja
    Ky duke lindur mashtrues dhe ashtu ka ngelur
    Por nuk is vlen te meresh me te au me shume kur e njeh mire
    Faleminderit

  12. Tirana says:

    Ky eshte idiot. Nuk e vlen minuten te merresh me plehrimet e tij.

  13. Giro-kastro says:

    Je jo qene se eshte shume,je buce,ke mohuar fisin o ipafis.Kush te njihte ti ne Gjirokaster o trap,edhe babane ushtarak pa shkolle debil e kishe ,por kishe kushurinjte e babait(Flamurin dhe namikun qe te dhane doren o trap.ti je i mbaruar e kush ta jipte ti mo qyq ne Gjirokaster ,ndonje homo si puna jote mund te ishte i vetmi shok ne gjirokaster.
    Je i neveritshem

  14. Fier says:

    Prototip grek me shume nuanca turqish..anadollak i perkedhelur..legen i cili konsideron se u detyrua te fliste shqip.greqishtja e ketij me keq se e nje analfabeti dhe e quan veten grek….tjetra eshte si ky bastard mosmirnjohes,verteton edhe nje here se te ashtuquajtur minoritare apo greke(nje rrace e perzjer turko-bullgaro-cobano-greko-shqiptare qe humben ne perkethim) ishin te privelegjuar qysh ne kohen e xhaxhit dhe kishin poste nga me te mirat,te vendosur madje ne zona kufitare nga veriu deri ne jug dhe duke i sherbyer regjimit me pasion si spiuna te lindur.ky eshte dhe ideali i perbashket me sali karaxhicin…nje bir putaneje qe duke u kthyer e lodhur nga defrimi ne ribashkim te familjes,i mbolli ketij kurverin dhe pasionin e saj…menyra letrare e ketij per te emen si dashnorja e pare do ishte letrare nqs di ishte shkruajtur nga dikush me dinjitet dhe ndergjegjie,ndersa ketu,pasqyron realitetin e nderzimit midis veti…ik mor plehre…

  15. Qarri i zigurit says:

    O arjan.
    Te q……. A aman.
    Hahahahaaaaa.
    NGA QEFI JO NGA INATI.
    HAHAHAAAAAA.
    PASKA PAS BYTH TE MIRA DHE GJOKS TE MIRE.

  16. Paqesori says:

    Sa keqardhje. Nga Flamuri shkove dhe u rokullise te kembet e Fahri Balliut dhe shokeve te tij , dhe ata luajne me ty si me nje top lecke te vjeter ! Dhe e keqja me e madhe, i ben qejfin vehtes, se e drejton ti lojen !

  17. lili says:

    Cfare mendon marc semo per ty.

  18. Franz Kafka says:

    sa histori e mrekullueshme, tamam per tu treguar ne emisionin e tij. Ftoje veten arjan ne emisionin tend dhe ritregoje aty kete mrekulli

  19. Fari~hu says:

    Po babai kush eshte, se mamin e morem vesh

  20. tironsi says:

    Ariani me kete rrefim na meson edhe njehere se duhet te ruhemi dhe te kemi shume kujdes nga njerzit qe jane rritur pa vemendjen dhe dashurine e prinderve, si dhe jane rritur me deshira te paplotesuara ne femijeri.
    Keta lloj personash behen te rrezikshem kur rriten, se duan te marrin hak per ate dashuri dhe gje te munguar. Duke qene nje gje e humbur pergjithmone dhe e pa ruikuperueshme, keta persona mbeten gjithmone te rrezikshem.
    Arian Cani eshte nje shembull tipik, qe edhe pse ka bere pasuri monetare, kurre nuk eshte bere njeri. ME nje fjlae nje njeri i mbaruar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje