Ish-shefi i FBI-së, Comey i gatshëm për të deklaruar

20 Maj 2017, 15:42Bota TEMA

Kreu i mëparshëm i FBI-së amerikane, James Comey, të cilin presidenti Donald Trump e largoi nga detyra para pak ditësh, ka pranuar të flasë para komisionit hetimor të senatit amerikan më 29 Maj.

Presidenti amerikan, Donald Trump e largoi papritur nga detyra, kreun e FBI-së, James Comey, dhe tani i duhet të përballet me akuzat e pengimit të hetimeve për të zbuluar lidhjet e shtabit zgjedhor të Trumpit me administratën ruse gjatë fushatës. FBI po hetonte lidhur me këto akuza. Tani hetimet do të drejtohen po nga një ish-drejtues i FBI-së, Robert Mueller, i cili u emërua prokuror i posaçëm i pavarur dhe që duhet të zbulojë, nëse ka pasur përzierje jo të duhura të Shtëpisë së Bardhë në hetime.

„Presion për shkak të Rusisë”

Sipas një raportimi në media, Trump duket se ka folur për nxjerrjen jashtë të Comeyt në një takim të shumëpërfolur me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov  javën e kaluar. „Isha për shkak të Rusisë nën presion të madh, tani kjo ka marrë fund”, citon “New York Times” me gjasë nga një protokoll i brendshëm i Shtëpisë së Bardhë, që është mbajtur një ditë pas largimit të Comeyt nga detyra.

Sipas medias, kjo do të shtojë debatin, nëse Trump me largimin e drejtorit të FBI-së, me gjasa ka penguar edhe drejtësinë, dhe kjo do të shtojë dyshimet e kritikëve të Trumpit, se ai ka një afinitet të madh me qeverinë ruse. Ky dyshim shtohet ndga disa raportime të mëparshme në media, ku Trump, duket se i ka bërë presion kreut të FBI-së, për të mbyllur hetimet për kontaktet me Rusinë të këshilltarit për sigurinë të larguar, Michael Flynn.dw

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje