Nga vajza e Azemit deri tek dhëndri i Berishës, PD gati të shpallë listën e plotë të kandidatëve për deputetë. Surpriza me Topallin, Bregun e Patozin…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbi tryezë një listë të gjatë propozimesh të bazës së partisë për kandidatët për deputetë. Procesi u ndërpre për shkak të ngritjes së “çadrës së lirisë”.

Emrat kishin mbërritur nga baza në qendër. Por, listës së parë do t’i bashkëgjitet një listë e dytë, që duhet të jetë gati brenda një jave, kohë kur PD-ja duhet të regjistrohet në KQZ dhe të nisë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Burime për ‘GSH’ konfirmojnë se në listë ka shumë emra të rinj surprizë, si vajza e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, Rudina Hajdari apo Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Turizmin në PD.

Pjesa më e madhe e emrave hynë për herë të parë në Kuvend, nëse arrijnë të përzgjidhen nga kryesia e qendrës dhe Komisioni i Verifikimit dhe Kontrollit të Figurave në PD, që drejtohet nga doktor Halim Kosova në kuadër të dekriminalizimit.

Por, në listë figurojnë edhe emrat e kundërshtarëve të Lulzim Bashës, si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Eduart Selami dhe Jozefina Topalli, të cilët janë propozuar nga baza e partisë.

Procedura që u ndoq dhe do të ndiqet sipas udhëzimit të kryetarit të partisë është e tillë që kryesitë e degëve vendosin në bazë të propozimeve që vijnë nga grup-seksionet të gjithë kandidatët për të bërë fillimisht seleksionimin e parë në kryesinë e degës.

Më pas kryesia e degës propozimet e saj ia përcjell kryesisë së madhe të partisë, e cila vendos përfundimisht për kandidatë që do garojnë për drejtimin e bashkive të vendit.

Më herët kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësisë së PD-së të konsultohen me përfaqësues të botës akademike dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve për propozimin e kandidaturave për deputetë. “Anëtarët e PD-së duhet të angazhohen në një dialog të hapur me mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe komunitetin në tërësi, shoqërinë civile, botën akademike dhe studentore, sipërmarrjen, të përndjekurit politikë dhe pronarët, organizatat jofitimprurëse”, – thuhet në udhëzimin që kanë marrë drejtuesit e PD-së në rrethe.

Në pikën e tretë të këtij udhëzimi, drejtuesit demokratë kanë përcaktuar edhe disa nga kriteret bazë që duhet të plotësojnë emrat që do të propozohen për deputetë në Partinë Demokratike.

“Propozimet duhet të përfshijnë individë të spikatur nga të gjitha fushat e jetës, me integritet të lartë moral dhe shoqëror, me kontribute dhe arritje profesionale të njohura dhe që gëzojnë respekt në komunitetin vendës dhe më gjerë”, thuhet në udhëzimin e PD-së.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Nga vajza e Azemit deri tek dhëndri i Berishës, PD gati të shpallë listën e plotë të kandidatëve për deputetë. Surpriza me Topallin, Bregun e Patozin…”

  1. Peco says:

    Aman, or te keqen, do ti heq te pakten njehere PD ish spiunet e sigurimit dhe bijte e tyre, apo edhe kete problem e ka si “Republiken e Re”?

  2. Stefani says:

    Pjerin Kodracaj? Pak vodhi tek I.S.K.SH?

  3. Fieri says:

    Amani,ore ! Beni c’te doni me te tjeret,vetem pa Fatmir Mediun dhe Nard Noken mos na e lini parlamentin. ! Keta kane Parti me elektorate te “madh”.. Vetem se nuk i kemi pare te zhvillojne ndonje mbledhje,te bejne ndonje zgjedhje….. Ehhh ,mor Enver Hoxha ! Te gjitha i patete “keqia”,po nje gje e pate te mire . Mos leshimin e karrikes. Ja te gjithe kryetaret e parive,apo pse jo Sekretaret e pare te Partive po bejne nga 20 e kusur vjet qe nuk i leshojne karriket e kryetrit e te deputetit. Madje edhe shembulin tuaj per ti patur grate ne detyra te rendesishme nuk kane munguar ,ashtu si nuk mungonin edhe ne kohen tuaj. Deputet ishit Ju,deputete edhe Nexhmia. Deputet ,Mehmeti,deputete Fiqereti …..Deputet Hysniu deputete Vitua…….. Ja edhe tani Deputet Iliri ,deputete Monika. Deputet Saliu,deputet Dhendrri…… e me radhe eme radhe poste drejtuese burrat,poste drejtuese grate.. Faleminderit ,Enver Hoxha e mos u harrofsh kurre per kete tradite qe na le.
    Ndaj ,o popull, ngrihuni qe ne zaba,pa dale ylli i mengjezit e shkoni e votoni qe Fatmiri, Nardi, Dashi , Saliu e LUli, Pandi e Monika ,Vangjeli e Pollo, Ruci e Blushi , Bogdani e Bylykbash, te mos largohen kurre si deputete………. Jo,jo pa keta nuk bejme dote ,se s’ka te tjere Shqiperia. Pastaj me e bukura e LSI -se eshte se duhen deputet buzequmesht,te cilet ende nuk kane perfunduar universitetin e libreza e punes fillon me : Ka punuar deputet………… Voto ,o popull voto …….

  4. kaqi i zi says:

    po keta gjysma qenkan ma shum se te kriminalizum

  5. Kellira says:

    Ahahahaha!
    Xhevahir Ngjeqari, ky qe do na conte ne Elbasan per 15 minuta pa e sforcu makinen ne malore.

  6. shqip says:

    Do dalin ca gjysher e baballare , e do hyjne pasardhesit e klaneve. Me kete levizje , dhendri te trashegohet ,Jamarabi Sales, do kontrolloje kupolen se mos del nga shinat ku e futi vjehrri sadist. Kurse goca e liderit terrorist Azem Hajdari , do jete krahu jezbollah i korpusit me xhupa te zinj . Kushdo qe futet kantidat ne pd, e ka menduar mire kete Pune. Duhet te kesh dy cilesi. Te jesh antishtet . Dhe te vjedhesh sa te mundesh . Gjate rrugetimit mund te behesh edhe vrases, Nese kete e kerkon situata.

  7. miri says:

    Dash Sula Urraaaaaa. Ky qe dilte me pistolete ne stadium. Urime Lul se po e lufton dekriminalizimin ne rrenje.
    Dolen emrat e Banditeve te ferrave nga cadra e bulevardit

  8. Paqesori says:

    Te jete Florian Mima dhe te mos jete Sheherefedin Shehu, kjo ska bythe te qendroje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *