Pakti që i nxorri të gjithë lakuriq

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Marrëveshja e paprinciptë Rama – Basha nuk qe vetëm një shembull flagrant i asaj që në mendjen e publikut mund të përvijohet si republika e vjetër, por ajo shërbeu mbi të gjitha si një pasqyrë gjigande ku mund të shihet fare qartë shëmtia e aktorëve kryesorë. Pakti për zgjedhjet vërtet i dha fund një krize 3 mujore, por nxorri më në pah të gjitha mashtrimet, piruetat, betimet e  pambajtura dhe gafurrjet qesharake, të Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

I pari Edi Rama, megjithëse ruajti karrigen e tij dhe ndonëse pothuajse siguroi edhe një mandat tjetër katërvjeçar, doli i telendisur nga kjo betejë. Me marrëveshjen e fundit, atij i ra teza se shteti qenkërkërsh përgjegjësi dhe postet e rëndësishme nuk mund të merren pa u votuar. Pas marrëveshjes, PD-ja po fut në xhep mbi gjysmën e qeverisë dhe një sërë drejtorish të rëndësishme. Pra kuptohet qartë se kur i thoshte këto parrulla, kur betohej se ai nuk mund ta tradhëtonte vullnetin e 1 milionë njerëzve duke i ridhuruar Berishës pushtet në tavolinë, kryeministri bënte thjesht propagandë për të ruajtur karrigen e tij.

Firma mbi marrëveshjen me Bashën ka diskredituar të gjithë qeverisjen e Rilindjes. Ajo mund të lexohet fare mirë si një kapitullim i propagandës që na ka shurdhuar veshët për katër vite me radhë. Duke pranuar të heqë një mumër të pamatë ministrash dhe drejtorësh, Rama ka pranuar nën zë dështimet me drogën, me arsimin, me rendin, me drejtësinë, me shëndetësinë dhe me financat.

Po të shohësh dhe pikat e tjera të marrëveshjes (lexoje poshtë të plotë) ky dështim shtrihet në politikat e OSShE, ato të legalizimeve, në menaxhimin e burgjeve etj. Madje në atë pjesë të paktit të titulluar “Masa të tjera” qeveria tashmë e rrëzuar mban mbi supe edhe peshën e kriminalizimit, të politizimit të administratës publike dhe të mosluftimit të trafiqeve.

Mjë marëveshje të tillë vetëm një njeri i sëmurë për karrigen e vet mund t’a nënshkruante.

Dhe Edi Rama e bëri.

Pavarësisht se kjo marrëveshje e diskrediton moralisht aksionin e tij qeveritar, ai nuk u merakos për këtë. Ai kërkonte vetëm një kusht: që të vazhdonte të mbante në duar atë pushtet okult, i cili është vendimtar për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve të ardhshme. Ai arriti t’i demostrojë njerëzve të lidhur me krimin, oligarkëve dhe bosëve të mediave se ai do të jetë përsëri kryeministër, prandaj ata duhet të vazhdojnë të rrinë pranë tij.

Nga pikpamja e imazhit ai arriti një sukses si ai i Napoleonit në Moskë, i cili fitoi betejën, por shpartalloi gjithë ushtrinë. Por, kjo gjë Ramës pak i intereson. Sepse për të ndejtur në pushtet ai ka bërë zgjedhjen që para krediteve morale të ketë kredite kriminale dhe financiare. Dhe për hir të së vërtetës duhet thënë se ai ia mbërriti objektivit të tij.

Në të kundërt Lulzim Basha i humbi të dyja vezët që kishte në shportë. Nga kjo marëveshje ai doli i humbur edhe moralisht edhe pragmatikisht. Sepse, ai, nga njëra anë u detyrua të të lëpinte mbi atë që kishte përshtyrë për 90 ditë (se nuk hynte në zgjedhje me një kryeministër që mbante në duar një pushtet ekstrademokratik) dhe nga ana tjetër nuk mori asnjë garanci për t’u siguruar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për mënyrën se si firmosi dhe sesi u përkul Basha dukej sikur ishte i gatshëm të paguante çdo çmim për të dalë nga halli ku e kishte futur vetë veten (lexo shkrimin e dytë poshtë).

Pikërisht atë bëri.

Ai u soll si një kalkulator i rëndomtë i republikës së vjetër dhe do të marrë jo më larg se pas një muaji faturën e çilimillëkut të vet.

Po ashtu edhe Ilir Meta po merr një faturë të kripur nga pakti i dy të mëdhenjve. Nëse në këtë betejë tre mujore Rama dhe Basha, sejcili veç e veç, u përpoqën të gënjejnë idhtarët përkatës, ish kreu i LSI i vuri vetes misionin e pamundur, për të gënjyer së bashku edhe PS edhe PD-në.

Fillimisht ai mbështeti idenë e opozitës se nuk mund të kishte zgjedhje farsë. Ai mori edhe një vendim kryesie se nuk shkonte në zgjedhje pa pakicën, iu referua madje me terma të ashpra historisë së këtij vendi. Ai thjesht u përpoq që përmes çadrës t’i bënte presion Ramës dhe ta çonte atë sa më të dobët drejt zgjedhjeve. Por kur e pa që Rama nuk lëshonte pe, kur edhe McAllister dështoi në Tiranë, Meta sipas zakonit të vjetër, “ç’me duhet mua se ç’kam thën unë”, jo vetëm u rregjistrua në zgjedhje pa opozitën, por shkoi e u zgjodh president në një situate, për të cilën ishte betuar se nuk do t’a bënte kurrë. Ai kalkuloi llogarinë e thjeshtë, të futej në zgjedhjet që PD-ja do i bojkotonte, me shpresë se do të joshte edhe elektoratin e saj. Për këtë arsye Monika Kryemadhi doli në fushatë për të thënë se kush nuk do Edi Ramën të votojë për LSI-në.

Por, Meta harroi një gjë, se loja që luan prej kohësh, pra ajo që një herë përdor Lulin për të shantazhuar Edin dhe herën tjetër bën të kundërtën, dikur merr fund.

Kur këta të dy u ulën për marëveshje bashkë, vendosën në mënyrë krejtësisht arbitrare ta përjashtojnë LSI-në nga koalicionet duke e përgjysmuar automatikisht numrin e deputetëve të saj të ardhshëm.

Dhe kështu pakti Rama – Basha e penalizoi rëndë LSI-në.

Por ai nuk shërbeu vetëm për këtë. Ndonëse mes efekteve të tij negative mund të përmendet fakti se nuk u krijua asnjë garanci serioze për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndonëse ai i siguroi Ramës edhe një mandat të dytë, ai pati gjithësesi një vlerë positive. Ai nxori edhe njëherë lakuriq në sy të publikut, se sa politikanë të vjetër, dredharakë, të paskrupuj, aspak seriozë në principet që deklamojnë dhe aspak të respektueshëm ndaj atyre që i dëgjojnë, janë Rama, Basha dhe Meta.

Kjo krizë tre mujore, piruetat, betimet e pambajtura dhe gafurrjet qesharake gjatë saj, dhe qershia mbi tortë, mënyra se si u mbyll, janë shembulli më i mirë se ata duhen rrefuzuar të gjithë në bllok. Si një parti e vetme. Si një soj i neveritshëm. Ndaj mënyra më e mirë për tu hakmërrë kundër tyre është ose të mos votohen partitë tradicionale, ose të bojkotohet tërësisht farsa që do të ndodhë në 25 qershor. (Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

31 komente në “Pakti që i nxorri të gjithë lakuriq”

  1. Kujtesa says:

    Po mire o Bushat,Rama humbi,Basha dhe Meta po ashtu. Po kush ka fituar mor aman. Mezi prita ta mbaroja shkrimin por nuk me doli gje.

    1. Cicofreni nga kavaja says:

  2. LORA says:

    Ngushellime Andush,,,,te paskan dale huq tere kalkulimet e tua ,te tre muajve te fundit.

  3. genci.d says:

    E dini cfare me pelqen tek Bushati?Ky djema te shkerdhen optimizmin.Ky te con ne krua dhe nuk te jep uje.Te kesh ca si ky keshilltare eshte me mire merr nje litar dhe lidhja vetes…Nuk mund ta besoj qe ca si ky quhen dhe analiste apo mos ka te bej dhe kjo me kuptimin e fjales anal d.m.th. Te bythes…

  4. kozi says:

    Kjarte, paster,BUKUR.DUHET TE ZGJEDHIM BOJAXHIUN ,PA KOMPROMISE TE NDYRA.

    1. krysho ludovik says:

      BOJAXHIUN,SPAHIUN,MEDIHUN,BALLIUN ose FEVZIUN

    2. krysho ludovik says:

      ose Dule ziun se harrova ,,

  5. mira says:

    Te gjithe kryetaret e partive te vjetra te te dy kraheve jane mese maskarenj. Por me te felliqur se ju ” analistet” nuk mund te gjenden kund ,pervecse ne kete vend ! Nuk po ju a permend emrat se me vjen nakati.

  6. Asus says:

    Ne kete marreveshje ka fituat Shqiperia pasi u shmang kriza dhe Kane humbur gjithe qeneria,. LSI dhe gazetaret e fshatit mediatik. Ti ke humbur Bushat sepse doje qe PD te mos hynte ne zgjedhje. Ti nuk doje qetesi po rremuje.

  7. miqesore says:

    bo bo sa gjate i ke rene. mua do me mjaftonte qe te me argumentoje, qofte edhe me nje fakt, qe edi rama eshe kriminel, kaq. beje kete dhe leri llogjet e tjera. merr edhe shkullakun per ndime

  8. sit back and relaks says:

    ahahahahaha, O Andi Bushati je tamam ai politikani tipik te cilin e shan dhe e telendis Andi Bushati analist. Ndoshta Mero nuk ta ka botuar te plote artikullin ose ti ke harruar ta perfundosh por ne analizen tende mungon Ai, i Treti, Lulzim Bajtha. Artikulli jot o Andi fare mire mund te titullohej “How to save my ass-face” sepse je munduar kaq shume me kete artikull per te nxjerre veten te lare. Te tera ato qe shkruan ne palo-artikullin tend nuk qendrojne dhe ti e di fare mire, thjesht po i ben sherbimin e rradhes bashes duke ftuar votuesit e majte te bojkotojne qe Lul Bajtha te kete naj shanc me shume. Je palaco burre, edhe sikur neser te na besh ndonje artikull realist prape se prape ngelesh palaco burre.

  9. beni says:

    Ky laskari i hysniut kujton se shqiptaret jane akoma si ne kohen e gjyshit te til li shikonin veten 4 ore TVSH. Ky harron qe sot populli ka shume burime informimi dhe qe edhe ne skajin me te larget te Shqiperise e kane pare qe pikerisht kete marreveshje donin dhe mbeshtesnin edhe BE e SHBA… te mos zgjatemi me ketij ziliqari qe Rama nuk denjon te shohe jo me te diskutoj i shkon shume skema ku: Basha loloja ja ka futur me goje, Meta ja ka furu nga prapa dhe Rama ja ka futur ne vesh….hahahaha!

  10. Tirana says:

    Bushati duhet kontrolluar ne spitalin psikiatrik: vini re fjalorin e tij, beni nje statistike dhe pastaj nje renditje te fjaleve sipas rubrikave dhe ju del vete konkluzioni se ai duhet t’i nenshtrohet nje ekzaminimi psikiatrik.

  11. lili says:

    Lamen e thive e kemi perpara.Kemi mundesi me u nda nga to:mos i votoni derrat se shkateruan Shsiperine tash r 27 vite.

  12. xhaja nga Kavaja says:

    habitem se si i paguajn akoma ca gore merkatoje si puna e ketij Bushatit,Leles,Lubonjes,etj ?!!
    keta laro nuk kane as me te voglen influence tek njerzit pasi te gjithe e kane kuptuar nivelin e ulet te mendimit dhe karakterin e dobet te tije !
    Nese ju kujtohet para zgjedhjeve te 2013 askush prej (tufes se analisteve) te kazanit mediatik qe paguhen me çorben e Shqupit,nuk arriti te kuptonte apo te nuhaste goditjen aq te forte qe do merrte PD !!!
    Keta servil e lajkatar te pa afte ne gazetari e analiza ,mbeten te shokuar dhe u deshen me shume se 6muaj ta mernin veten e pastaj te fillonin prap te lehnin prane kazanit te shqupit .
    Dhe kesaj rradhe ngelen si m.t !
    Edi Rama i nxori prap bllof e zbuluar ne pa aftesin e tyre .
    Po nje fjale e popullit thote: Turpin varet sa e njeh …
    Keta lango turpin e kane ngrene me kohe sebashku me çorben qe ju hedh Shqupi.

  13. LIKE says:

    BASHA KA FITUAR GJITHATO MINISTRA. META PRESIDENCEN. I HUMBURI I MADH RAMA ME GJITH ATO MINISTRA E DREJTORA. RAMA KA GARANTUAJ JO KARRIGEN POR RROKULLISJEN.

  14. shushica says:

    Andi ,per te qene gazetar ,duhet te kesh pak kulture .Napoleoni nuk beri asnje beteje ne Moske ,Moska u zbras dhe ata qe e zbrazen ,pra ruset i vune flaken qe Napoleoni te mos gjente asgje .Beteja u zhvillua ne Borodino …praktikisht asnje nuk fitoi,paten humbje te medha te dy palet …Por Kutuzovi qe beri nje terheqje taktike ,kishte qindra mijra ruse te tjere per te rindertuar ushtrine e tij ,ndrekohe Napoleoni ,mijra km larg Frances nuk kishte ne dispozicion hekurudha si Hitleri apo ura ajrore si amerikanet ne luftrat e sotme …Mjafton te lexosh Tolstoin dhe diçka do te kuptosh …
    Sa per logjiken tende infantile per problemin …nuk kam çte shtoj . ah ti mendoje qe fitorja do te arrihej po ti vihej flaka vendit dhe te dilte prape nuni jot Berisha ta shpetonte…..Perse nuk merr persiper nje levizje te pavarur dhe ti shkallmosh politikanet e sotem ..Provoje forcen ..ne se ja del ,ne se te ndjekin 10 persona …i 11..ti do te jem une …me qe je nip nga lumi i Vlores..
    Dikush fitoi Andi ,dikush fitoi ….ai ishte Basha..i cili inskenoi nje spektakel fantazem …vuri ne levizje nje minorance primitive ,ku ben pjese edhe ti …dhe arriti leshime te papara…per nje shtet demokratik …Ne Itali ka nje jete te tere Mafia ,Ndrageta,Kamorra,Sakra korona dhe grupe te tjera zoterojne nje pjese te rendesishme te merkatos ,pushtetit ,por askush nuk guxon te ngreje nje çader pepara pallatit Chiggi..me kerkesat e Berishes Policia dhe karabinieret per pak minuta te fshijne me force …Shpresoj qe Rama i ka bere mire llogarite …ndryshe populli i majte ,ne rast humbjeje do ta dergoje me te vertete ne Surrel …dhe te rinj ,te guximshem ,idealiste dhe me kulture do te marrin ne dore drejtimin e popullit te majte ,qe per fat eshte dhe do te jete shumice ne Shqiperi edhe per 30…40 vite..

  15. nn says:

    O Andi – burrash – na thua dot ku te burron gjithe ky inat/mllef ndaj Edit, qe behesh kaq palaco cdo dite e me shume?

    Ore mos e dashuron dhe ai nuk ta var? Apo i ke kerkuar gje dhe nuk ta ka dhene?

  16. Me lakuriq te nxori ty bllokmen ose po te perdorim fjalet e salehut tend te nxori cullak.Salehu te ka lare bycen ti je futur me llape servilit batakci pinok saleh. Ty te nxori lakuriq se kerkoje luft dhe te tregoje vlerat e tua si strateg lufte si gjyshi dhe gjyshja jote qe te rriten me shum mumdime ne bllok. Por cfare ti besh ketij popull debil ti hash mootin kur nuk ju lincoj ne 91 shin.

  17. mirel says:

    Andi e ke te kote.
    Shqiptaret jane burrecer qe e presin zgjidhjen nga vete kriminelet.
    Jane te vetmit viktima qe shtrihen para kembeve te krimineleve duke iu lutur per shpetim.
    Jane ende skllever te fatit dhe jo vendoses.
    Jane akoma bujkrober te Saliu dhe Edi Rama.
    Ngelet ti themi Lulit : Faleminderit.
    Dhe Edin ta pergezohme qe ndan pushtetin me te njejtet kriminele qe fuam ti ndeshkojme.
    Prape populli feston fitoren.
    Ise me sakte 5 militamte te peshtire.
    Fare e keqe kjo e mutanteve..do thosha militanteve..
    Shoqeria shqiptare eshte kthyer ne nje mutacion militant.
    Ku secila pale ka llojin e vet gjenetik..
    Kanceroz

  18. optimizem per vendin says:

    Ti Bushati je nje cope idiot. Lume ata qe te paguajne per keto mendje qe ke, por jane edhe ata idiota qe si duket kane vjedhur nga ky popull dhe sot kane vene njerez si ti te derdellisin . Por po e perserise dhe nje here: ne qoftese ti je idiot, mos kujto se jane dhe te tjeret se te japin uje ne bisht te luges

  19. loni says:

    Bravo Andi Hera e pare qe me pelqen shkrimi

  20. Klodi says:

    Ka kohe qe shkrimet e Bushatit nuk thone asgje, u mungon qartesia. Nga sa po kuptoj per te gjendja ideale eshte nje Shqiperi ne rremuje dhe anarki. Muc Nano e akuzoi se po promovon dhunen dhe ai vetem per kete pike nuk ju pergjigj Nanos por zgjodhi heshtjen. Z. Bushati pergjigju a po promovon dhunen ne Shqiperi?

  21. corape kuqi says:

    Bravo andi. Kete kam bere une per 27 vket.
    Sa per kete nafien ( lora) mos te behet vone cfare flet se kjo ose ka du koqe ne maje ose eshte nga ato halete e ministrise qe qelbin gazetat dhe tiranen

  22. ToniTR says:

    Bushat cfare te ka ndodhur keto kuajt e fundit se snuk fare me keto analizat. E paske marr shume me seriozisht se Luli kete punen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

  23. tomsojeri says:

    Bushat ! Sme kan pelqyer shkrimet e tua shpesh ktu, sepse ke cfaqur gjithmon nje tendenc anti Rama edhe kur nuk duhej ta beje ate ! Ndaj shum komentus ketu te kundervihen edhe kur ke te drejt ! Tu desh koh te besh barazim e ti hedhesh te ter ne te njejtin uturak ! Nuk dua te flas as per 2B e as per Ilirin sepse jan then shum e shum, sic edhe kan ber shum e shum e njihen tashme shum mir “veprat” qe kan “ndertuar” ne kte Shqiperi elite te kalbur banditesh ,kriminelesh e tradhtaresh ! Jam socialist si 1 milion te tjer shqiptar qe rezuam me voten ton monstren e pa ndreqshme e te pa ndryshushme ndaj shqiptareve, sebashku me klyshet e tij dhe kte ja besuam ketij kryeministri, duke menduar se do na vinte nderin e humbur per gati 30 vjet ! I besuam klithmave te tij ,besuam se do gjente rugen e ndeshkimit, per sa u be ne kuriz te ktij populli aq te lodhur e te dhunuar, nga nje Parti fashiste e degjeneruar, qe degjeneroi gjithcka !Vodhi me permasa te papara e vrau pa hezitim njerez te pafajshem ! Ri dhe shikoj po ata hajdut ,po ata kriminel te pasuruar tashme ne kurz ton ,po ata tradhtar qe vazhdojn e cirren e kercenojn forcen e votes ton ,qe po tallen me zhgenjimin ton e po na poshterojn ! Un nuk di cfar prapaskenash kan luajtur po kta ftyra e nuk mendova kurren e kurres se do kem te bej akoma po me kta, qe diku tjeter prisja ti shifja ! Ikona qe me jep deri tani kryeministri qe besova, me esht shum e turbullt, e po shoh qe nuk justifikon ate cka premtoi dhe nga e gjith corba kuptoj qe i sherbeu vetes paturpesisht ,ja ariti qellimit persosur e ne mbetem me goj hapur ! Sakrifikoi koleg ,bashkeshok dhe shpresen e sovranit e tani perseri ne duhet ti besojm !!!Un nuk besoj pas ktij pushteti qe ju fali banditeve, do ket shpres per ndeshkim me ate te famshmin Vetting, nga ku erdhi gjith ky lemsh ! Cfar pazari esht ber ???????? Kto jan cka nuk dim e cfar do vij perpara !Un shof qe kryeministri qe votova po noton per mrekulli me ata qe urrej dhe me frymezuan ti jap voten ! Perse duhet ti besoj ?????? Kujt duhet ti besoj????? Deri ne kte moment shof nje Edi Rama burracak, qe nuk me mbushet mendja se po na sherben as ne e as Partis se tij ku krijoi mjaft armiq ! Dua te jem deri diku objektiv : Ose esht gjindur perpara nje situate ku te qenit kryeminister esht vetem petku qe i dham dhe i ter ambjenti qe e rrethon e ben te pafuqishem ,e pret castin ,ose esht nje egoist ordiner qe vetkenaqet me kolltukun ku po rri e nuk pjerdh fare per ata qe e vun aty ! Ata qe po paguajn jemi ne perseri…….

  24. Vjola says:

    Andi mjaft me genjeshtra se ne kete situate na sollet ju analistet e medhej qe jeni te semure patologjike per te larguar Ramen.Tani po e kuotoni se gropa qe hapet ju mblodhi ju vete .E keni te kote qe perpiqi te levizni cdo gur per te thene te keqiat e kesaj marrveshje ,popullit i intereson vetem qetesia se ne merzitet vendin me ger-meret.

  25. jugori*** says:

    i qarte Bushat Bravo ,je i sakte

  26. Aleko says:

    Nuk e kuptoj kete Bushatin , ky vetem sulmon dhe kritikon cdo veprim politik qe partite politike bejne sipas interesave qe ata kane per lehtesuar marrjen e pushtetit nga ana e tyre.Dhe marrja e pushtetit , per kedo jo vetem tek ne po kudo ne boten demokratike ose jo stimulon veprime politike te forta ndonjehere dhe me pasoja per vendin ku behen.ne rastin tone opozita jone destructive provoi te merrta pushtetin ne tavoline dhe deri diku ja arriti qellimit se mori gjysmen e ministrave dhe institucioneve.Edi Rama nuk kishte cte bente dhe nuk mund ti shmangej negociatave qe BE dhe USA paraqiten per zgjidhje.Dhe me duket se ne kushtet kur opozita kishte ne dore te manipulonte gjysmen e popullit , dhe ne rast kundershtimi nga te dy palet mund te perceptonte nje situate destructive , mendoj se beri nje veprim te detyruar per te shmangur me te keqen.Aher zoti Bushati kush do ishte zgjidhja jote ne nje situate te tille se per kete gje nuk na thua asgje/? Mos valle zgjidhja e pranushme nga zotrote do ishte dorezimi I gjithe qeverise tek banditet berisha Basha?..Keqardhje zotri por kete here kaq beme per tu dhe sojin tend…here tjeter me te pare e me te bere …Ruaj optimizmin Bushat…dite ma te bukura vine..Rrofsh qe ta shofesh shqiperine si do ti…

  27. Besniku says:

    Po mire, o analist, si nuk e parashikove ti kete gje? Po ti ajka e analisteve shqiptare, vetem Artan President Hoxha te konkuron, te tjeret as llogariten fare. He pra! Ku i ke analizat, sterhatjet, hamendesimet, ku e ke Luften dhe Dhunen qe predikoje per tre muaj me radhe?

    A nuk te kishte vajtur mendja, si i djallezuar qe je, se Cadra dhe fjalimet e Lul Kembegjatit, mund te kishin qene teater dhe te nxitura nga vete Edi? Kete na thuaj te tjerat, jane kolloqifje. Edhe une me ty jam, ku e ka Luli Republiken e Re, ku i ka fjalimet bombastike, qe te kujtonin fjalimet e Musolinit dhe te Hitlerit per zgjedhje te lira dhe te ndershme, se me qeverine e krimit nuk bejme kurre pazare te ndyra, etj., etj.
    Ja pra, te shtena nuk ka patur! Kulla e barit nuk do te digjet, por Cadra do te hiqet! Lexo, lexo Ferma e kafsheve, se aty i ke te gjitha, i ka thene Xhorxh Oruell qe para 70 vjeteve.
    Te te rroje Republika e Re!

  28. kalciani says:

    Eshte e turpshme te vazhdosh te lexosh Ty o Bushat, je skandaloz,nga cirrjet per dhunen e drejte te Bashes, deri tek denigrimi pa te drejte i Rames.Je thjesht nje klloun gazetaresk pa pike shije.Perfundimisht nuk i lexoje me shkrimet e tua, dhe i beje thirrje edhe te tjereve, te te abandonojne se je servil pa bosht moral.

Lini një Përgjigje te genci.d Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *