PD i përgjigjet flakë për flakë sulmit të Ramës: Ndërtoi një narko-shtet, Republika e re…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike i përgjigjet flake per flake kryeministrit Rama, i cili nga takimi me fermerët në Korçë e quajti PD kërcënim të madh për vendin.

Në një deklaratë për mediat, PD i kujton Ramës se “Pasi i braktisi për 4 vite fermerët shqiptarë, pasi ndërtoi një narko­shtet dhe vendosi gjithcka në shërbim të miqve dhe klientelës, Edi Rama predikon sot mashtrime të reja”.

Sipas PD, në 4 vite, Edi Rama nuk bëri asnjë investim në infrastrukturë dhe mijëra hektarë u përmbytën rregullisht duke sjellë pasoja katastrofike për prodhimin e fermerëve. “Në 4 vite, numri i përfitueseve nga skema e subvencionit është ulur mbi 5 herë.

Përfituan cdo vit vetëm 14 tregtare, kliente të qeverisë që morën mbi 70% të buxhetit të bujqësisë. Cmimet për imputet bujqësore u rritën deri në 30%. Cmimi i naftës u rrit me 30 përqind.

Partia Demokratike ka një projekt të realizueshëm dhe ambicioz që do të transformojë bujqësinë dhe do nxjerrë zonat rurale nga varfëria”­ thuhet me tej.

PD numeron se 150 milionë euro do të investohen cdo vit në këtë sektor dhe 100 milionë euro në formën e subvencioneve direkte për cdo familje fermere bazuar vetëm mbi prodhimin e tyre.

Në vijim të planit te saj, PD thekson se 50 milionë euro investime në infrastrukturë si vaditje dhe kullim, rregullim tregjesh dhe siguri ushqimore.

“Prodhimet e fermerëve shqiptarë do të mbrohen përmes tarifave doganore nga importet e oligarkëve të Ramës.

Kjo do të ndodhë me 25 qershor, kur fermerët shqiptarë së bashku me qytetarët në mbarë Shqipërinë do ti japin fund me votën e tyre të lirë, republikës së vjetër që i zhvati, mashtroi dhe varfëroi dhe do të votojnë për projektin kombëtar të Republikës së Re, Republikës së qytetarëve”­ perfundon deklarata.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “PD i përgjigjet flakë për flakë sulmit të Ramës: Ndërtoi një narko-shtet, Republika e re…”

  1. DETARI [email protected] says:

    se cfare do ti beni ju antishiptaret fermereve,e pame ne 24 vjetet e kaluara,ku ne dogana

    [——————nji arke plastike 1 perdorimeshe qe ta bleje jashte shtetit ,se ne vend nuk kishte,kushtonte ———————7 euro—————–vetem zhdoganimi i arkes bosh —————]

    Pra,qellimi i antishqiptareve qe u qan zemra per fermerin sot,ishte ngordhja e fermerit !
    —-kaloni vetingun njihere—-pastaj ….shohim e bejme…..

  2. tani says:

    Po, me “Rrepunliken demokratike te re” te lulit, mulit etj do hame me luge floriri, dhe do shihni qe nuk do kete me narkotrafik se min brendeshem do jete nga lulushi…. kuptohet u zbraz thesi me cadren dhe duhet mbushur … ah sa qesharak dhe te mjere qe jeni!!!

  3. Robi says:

    Po te shikojme deklaratat e PD-se para cdo fushate elektorale, qe nga viti 1990 e deri me sot, premton se do te baj kaqa investime per bujqesine e aq, per blektorine … pas 27 vjetesh premtime, keta dy sektore do te kishin lulezuar, por jo, i kane cuar ne mizerje. Atehere, akoma duhet tu besojme premtimeve tuaja edhe pas 27 vjet rrenash?

  4. WEB1 says:

    Kufijtë e paturpesise janë kaluar nga të gjitha palët në këto zgjedhje 2017 ,shpresojmë të jetë akordi i fundit politik që bëhet për të “miren e vendit”.pa bashën ,pa meten besoj që kësaj radhe ed rama nuk ka me ke të bej fajtor,tani e ka rrugën e lirë .Një katër vjeçar tjetër besoj i mjafton të përplase në qeli kryeplakun e dhjere berishe,dhe pse jo ,edhe bashën.Meta ja hodhi lumit,sa u afrua zjarri u ngjit një shkallë më lart për të mos djegur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *