U tradhtua LSI dhe Meta?! Bushati për marrëveshjen Rama-Basha: Të gjithë aktorët politikë dakord…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e sheh si një ogur të mirë marrëveshjen politike Rama-Basha.

Nga Shkodra, Bushati tha se marrëveshja i hap rrugë një kapitulli të ri për vendin, për tu pasuar më pas me procesin e anëtarësimit. Për këtë të fundit ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se është humbur mjaftueshëm kohë deri më sot.

“Marrëveshja siguron zbatimin e ligjit të vetingut, i shumëpritur nga shqiptarët dhe shumëinvestuar nga ndërkombëtarët. Siguron një afat për mbajtjen e zgjedhjeve qartësisht në përputhje me Kushtetutën dhe disa garanci shtesë që besojmë se do të krijojnë një klimë pozitive sa i takon procesit zgjedhor.

Marrëveshja ka dhe disa aspekte të tjera që do i konsideroja ogur të mirë për vendin, e kam fjalën për atë që do të vijë pas 25 qershorit, në kushtet kur Shqipëria synon të ulet në tryezën e anëtarësimit. Janë disa reforma të cilat në një mënyrë a në një tjetër kërkojnë kontributin e dy grupimeve kryesore në vend”, tha ai.

Nëse ky pakt ka patur një “tradhëti” ndaj LSI-së dhe forcave të vogla politike, Bushati e përjashton si argument, duke shtuar se dakortësia për diskutime ka ardhur nga të gjithë aktorët politik. “Cdo parti politike, përfshi dhe PS është e angazhuar për një proces sa më të ndershëm. Ne kemi obejktiv të marrim një numër sa më të madh vëndesh në parlament. Pas 25 qershorit do i përgjigjemi pyetjet që ju shtruat”, tha ai.

Surpriza të paralajmëruara një ditë më parë nga Ilir Meta, ai zgjedh të mos i përgjigjet drejtëpërdrejtë, por e quan si gjënë më të mirë votimin në kuvend javës që vjen të ndryshimeve të dakortësuara.

“Eshtë në interesin e të gjithëve që të bëjmë votimet e duhura javën tjetër në parlament, jo thjesht për vetingun por dhe për ndryshimet që është rënë dakord, të nisim zyrtarisht fushatën zgjedhore, të kemi një fushatë dinjitoze. Shpresojmë të hapim një kapitull të ri pas 25 qershorit, duke iu referuar gjithashtu asaj cka është rënë dakord në marrëveshje për negociatat e Shqipërisë në BE.

Mundësisht për një reformë më të gjerë institucionale”, tha ministri i Jashtem. Deklaratat ai i bëri nga Shkodra, ku mori pjesë në konkursin colors of Albania, që në edicionin e tretë erdhi në muzeun “Marubi”, ku ishte i pranishem edhe ambasadori Norvegjez

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “U tradhtua LSI dhe Meta?! Bushati për marrëveshjen Rama-Basha: Të gjithë aktorët politikë dakord…!”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Panvarsisht se LSI humbi postin e Kryetarit te ri te saj,ajo ishte dakort me lenien e posteve ne qeveri !
    LSI dhe PDIU nuk duhet te bejne te “persekutuarin”,ato ishin nismetaret e para per tu ulur ne tryzen e organizuar nga PR dhe PAA,po marre miratimin e aleates me te cilen drejtuan vendin per 4 vjet !
    Rama ka qene i detyruar per te bere kompromisin me Bashen,si rezultat i situates befasuese qe u ndodh,duke vepruar ne kohen e duhur,ku aleatet politik dolen jashte loje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *