Për një berber në Kairo, të luash me zjarrin nuk është thjesht një shprehje, Mohamed Hanafy, përdor flakë për të drejtuar dhe bërë modele flokësh.
Berberi që gjithmonë ka kuriozitet të përdorë teknikat më të reja, kishte parë në YouTube një berber në Pakistan ta bënte një gjë të tillë dhe menjëherë i kishte lindur dëshira të bënte të njëjtën gjë.
Ai kishte hezituar në fillim por është i bindur që për disa lloje flokësh, sidomos kur janë më të dendura metoda me zjarr është më efektive.