EMRAT/ PD zbulon krerët e grupeve që do të zgjedhin kandidatët për deputetë në rrethe

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatët për deputetë. Afro 1 700 individë janë propozuar nga më shumë se 27 mijë qytetarë në aplikacionin online në faqen zyrtare të PD dhe afro 1 500 propozime kanë ardhur nga baza demokrate gjatë një procesi që zgjati 3 muaj dhe përfundoi para protestës së opozitës më 18 Shkurt.

Kryetari i Partisë Demokratike ka ngritur një grup pune i cili prej dje ka nisur punën në terren në kontakte me strukturat e PD dhe me faktorët e komunitetit për të siguruar të dhëna sa më objektive rreth kandidateve potencialë të PD.

Ky proces synon në evidentimin e kandidateve me përfaqësues në bazë të integritetit, aftësive dhe reputacionit të tyre në komunitet.

Burimet nga PD bëjnë të ditur se anëtaret e grupit të punës janë përcaktuar jashtë konfliktit të interesit, dhe se në rast kandidimi, asnjeri prej tyre nuk do të garojë në qarkun ku janë angazhuar këto ditë në këtë proces.

Përbërja dhe ndarja e grupit të punës është si vijon:

Shkodër-Edi Paloka,

Lezhë-Arben Ristani,

Kukës-Dhurata Cupi,

Dibër-Ervin Salianji,

Durrës-Florjon Mima,

Elbasan-Albana Vokshi,

Fier-Flamur Noka,

Berat-Tritan Shehu,

Korcë-Edmond Spaho,

Vlorë-Grida Duma,

Gjirokaster-Gent Strazimiri,

Tiranë-Aldo Bumci.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “EMRAT/ PD zbulon krerët e grupeve që do të zgjedhin kandidatët për deputetë në rrethe”

  1. Maloku says:

    Po pse o ditezinj te Pd ,hala me A. Bumçi, G. Strazimiri, E. Spaho,T. Shehu,A. Vokshi, F. Noka, F. Mima, A. Ristani , E . Paloka do organizojme partine ne, po pse nuk kemi njerez me me itegritet apo doni te na zhdukni PD ??????

    1. Loran shehu says:

      O,loku na i bo hallall se ste pytem ty na i bo hallall qe nuk morrem e pjeter musta kuqin ose gjin due lleshin se kta do ken integritet apo jo o kokrra inorantit

  2. neda says:

    Nga kryetari Partise demokratike kemi ngelur te zhgenjyer, futja ne rrugen e pazareve e largoje ose do ta largoje ate nga ato qe premtoje ne fillim per demokratizimin e zgjedhjeve dhe jo vetem,ai u largua dukshem nga republika e re,pra nga nje shtet me rregulla e ligje te gjithansheme demokratike. Edhe ne qofte se ai u permbahet rigorozisht premtimeve te fillimit ,shembja e rebulikes se vjeter,do te marr shume kohe,ne vend qe te vazhdohej sic u fillua ajo do merrte maksimalisht nje vit kohe,pazaret jane pazare,ato te largojne nga objektivi kryesor. Sidoqofte une theme qe cadren ta mbaj ne magazine e ne gatishmeri per ta rivendosur ate kur te jete e nevojshme, ne se seriozishte kerkon te ngreje republiken e Re,ku te perfshihen ndryshimet kushtetuese,si zgjedhja e presidentit nga populli zgjedhja e deputeteve nga populli,kufizimi mandantit te deputetit,ulja e numerit te tyre nga 140 ne 100,zgjedhje pa manipulim,votim e identifikim e numerim elektronik,votimi i emigranteve etj.etj.gje e cila ky ndryshim rrenjesor do bente qe te mbahej mend gjate dhe realist do ishte i pari politikan qe ve gurin e themelit te republikes se Re ne rrugen e demokracise per te cilen shqiptaret u ngriten ne vitet 90-te dhe kjo mbshtetje nuk vjen vetem nga demokratet por nga te gjithe shqiptaret

  3. liria says:

    Jo, se kane ne Vlore dhe vajzen e Abedinit, ate trashaluqen nga trupi e mendja, ajo qe u jep mesim studenteve se si te shajne sa me shume: …..Elmazin.

  4. miri says:

    Beni gati cadren pas 25 qershorit. por kete here futni keta derdimenet e grupeve te punes. Qe ketu duket serioziteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *