Hera e fundit e proporcionalit rajonal dhe domosdoshmëria për një sistem të ri zgjedhor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ervis Iljazaj

Mesa duket partitë politikë do ti drejtohen garës elektorale të vetme. Ky përbën një lajm të mirë për të gjitha zhvillimet politike të vendit. Kështu do të kenë mundësinë të matin forcat e tyre reale dhe të kenë peshë në vendimmarrje për aq sa votuesit do ti japin.

Deri më tani sistemi zgjedhor proporcional rajonal ka deformuar totalisht raportin midis zgjedhësve, pushtetit politik dhe përgjegjësisë që duhet të vijë nga ky raport. Kjo është një nga aspektet thelbësore të një gare demokratike të shëndetshme.

Situata politike me këtë sistem zgjedhor që kemi aktualisht, ka arritur në një pike, ku asnjë nga forcat politike nuk mban përgjegjësi për qeverisjen dhe shkeljet e marrëveshjeve me elektoratin e saj. Në të gjitha këto vite ,parti të treta si LSI , PR, PDIU apo ndonjë parti tjetër kanë qenë pothuajse gjatë gjithë kohës në pushtet dhe asnjëherë nuk kanë mbajtur përgjegjësi për veprimet e tyre politike. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar që këto parti kanë qeverisur keq!.

Ndërsa, në krahun tjetër partitë e mëdha shpesh herë janë justifikuar për mosmbajtjen e premtimeve të tyre elektorale, pikërisht për faktin e koalicionit me këto parti. Për këtë arsye do të duhej një sistem zgjedhor i cili të rriste ndjeshëm përgjegjësinë e qeverisjes.

Nuk duhet të kemi frikë edhe nëse në qeverisje ndodhet një parti e vetme . Kjo nuk do të thotë pushtet absolut , por përgjegjësi dhe llogaridhënie më e madhe kundrejt elektoratit. Me Reformën në Drejtësi, nëse do të zbatohet, frika e abuzimit me pushtetin të një partie ulet ndjeshëm.

Jo vetëm kaq, por partitë e vogla me rolin dhe avantazhet që i jep ky sistem, shpesh herë nuk e kanë përdorur si mjet për të qenë luajal ndaj një programi politik të përbashkët, por si mjet shantazhi kundrejt aleatëve të tyre në qeverisje. Në këtë kuptim fuqia e tyre politike ka qenë ndejshëm në raport të zhdrejtë me mbështetjen popullore.

Edhe situata politike aktuale e tregoi këtë. Pavendosmëria e tyre për të mbajtur qëndrime politike koherente dhe të vendosura ishte një nga faktorët kryesorë që kriza politike zgjati kaq shumë. Ndoshta, ato me qëndrimet e tyre mund të ktheheshin në një faktor pozitiv. Por, edhe kësaj herë kalkulimet e tyre të imta politike ishin parësore kundrejt një pozicionimi i cili do të duhej të ishte më i besueshëm politikisht.

Marrëveshja që u arrit midis dy partive të mëdha ka kthyer edhe njëherë debatin e rolit të tyre për faktin se tanimë nuk ekziston mundësia e koalicionit paraelektoral. Duhet pranuar që marrëveshja politike për të nxjerrë vendin nga kriza penalizon partitë e vogla për faktin se mundësitë e tyre ishin me të larta nëpërmjet koalicionit politik. Andaj, të gjitha partitë e vogla janë kritikë ndaj kësaj marrëveshjeje. Por, çështja thelbësore e të gjithë këtij diskutimi është nëse kjo është e drejtë apo jo?

Edhe pse ky ndryshim erdhi si pasojë e një situate aspak normale për të gjitha situatat politike që u krijuan këto kohë, shpresojmë që kjo të jeta hera e fundit e një sistemi zgjedhor të tillë për të gjitha arsyet e lartpërmendura.

Shqipëria ka nevojë për një sistem zgjedhor i cili të garantojë një përfaqësim të drejtë dhe një qeverisje të qëndrueshme. Mund të jetë një sistem proporcional kombëtar me një prag të lartë ose një sistem mazhoritar i pastër. Ka vend për diskutim, por ajo që nuk duhet të diskutohet është fakti që fuqia politike e çdo partie duhet të jetë për aq sa peshë elektorale ka Në këtë mënyrë përfaqësimi politik dhe qeverisja do të sillej në një normalitet të plotë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Hera e fundit e proporcionalit rajonal dhe domosdoshmëria për një sistem të ri zgjedhor”

  1. shifra says:

    Duhet nje senat ku garat te jene maxhoritare koke me koke. Proporcionalin le ta mbajne per deputetet, po ta bejne me lista te hapura qe mos te vendosi partia se kush hyn apo del nga parlamenti. Pyetja e vertete eshte, cila parti anadollako-oligarkike shqiptare do pranonte nje leshim te tille? Asnjera, se e kane mendjen te thellojne fitoret dhe jo te ndreqin sistemin. Ky brez politikanesh ka probleme psiqike.

  2. Alidemsi vjeter says:

    Jam shume dakord per propozimin e mesiperm,superb, por kush duhet ta beje? Forcat politike jo e jo, se nuk u leverdis ,duhet nje vullnet i madh politik ose nje diktat i fuqishem si ai qe diktoi marreveshjen e madhe PS dhe PD.Atehere fillon Demokracia e vertete per Shqiperine tone te bukur.

  3. LORA says:

    Sistemi me perfaqesues dhe I drejte per elektoratin eshte proporcionali kombetar,me lista te mbyllura ,si pergjegjesi e drejtperdrejte e aspirantit per kryeminister.Nuk duhet lene me pergjegjeisa pa emer,,,dmth pa mundesi vleresimi apo ndeshkimi nga njerzit.
    Perqindja e humbjes se perfaqesimit do te jete ku e ku me e vogel ,krahasimisht me proporcionalin rajonal.Keqardhje qer Edi Rama nuk e kuptoi kete qysh ne krye te heres,,,me 2008-en ,kur u ndertua me ligj ky sistem.

    1. shifra says:

      Edhe ne proporcional rajonal ekziston mundesia e ndeshkimit te partise se kryeministrit, sepse ne disa rajone si Elbasan/Korce rezultati eshte gjithmone i luhatshem dhe mund te fitosh ose humbesh disa deputete. Gjithashtu, Veriu eshte shpesh kapricoz me voten e tij dhe here demton e here favorizon te majtet. Ne qofte se do kishte nje senat ku senatoret konkurojne ne maxhoritar koke me koke, rendesia e deputeteve do pergjysmohej sepse asnje ligj qe ata propozojne nuk do kalonte pa aprovimin e senatit. Deputetet do kishin rol propozuesi ligjesh, por miratimi do duhet te vinte nga senati. Si rrjedhoje edhe shumica e ndeshkimit do ndjehej nga senati ne gara maxhoritare, ndersa nga deputetet e zgjedhur me lista te hapura do rezistonin vetem ata qe do ishin me vokal ne propozimin apo kundershtimin e nje ligji te mire apo te keq. Pergjegjesia e deputeteve do ishte te bindnin publikun se posti i tyre ne parlament kryen nje funksion te vlefshem, dhe vetem kshu do mund te mblidhnin mjaftueshem vota per te qendruar sa me lart ne renditjen perfundimtare. Ndersa pergjegjesia e senatoreve do ishte te votonin ligje te mira ose te perballeshin me fitore ose humbje potenciale ne maxhoritar.

    2. proporcional-hapur-paprag-referendum says:

      Sistemet mazhoritare prodhojne autokraci dhe diktatura, dhe jane te qendrueshme per 4 vjet, ku partia mund te beje cfare te doje, sikur eshte diktature, kthehet ne sistem dy partiak qe lejon budallenj si trump. (shiko fairvote.ca per informacion per proporcional ) Mund te mbahet sistemi proporcional rajonal me me pak deputete per shembull 120 rajonal proporcional, dhe 20 deputete do shtohen ne baze te perqindjes kombetare. Ky sistem lejon partite e vogla qe kane pak perqindje te kete deputet kombetar. Jam dakort me listat e hapura, qe ja japin fuqine votuesit. Gjithashtu s’duhet te kete prag % per te marre deputet. Sisteme me lista te mbyllura kane tendence per autokraci dhe diktature. Duhet te kete ndergjegjesim dhe demokraci Brenda partive, s’duhet te vendose kryetari kandidatet por anetaret e partise. Edhe sistemi refendumeve ne zvicer do I ndalonte politikanet te behen diktature.

  4. Banda Hajdarit v Banda Hashashit says:

    Rama si rilindas i qelbsinave kishte 1 milion vota te perdorte referendumin popullor per te ndrequr Shqriperine. Por ishte pikerisht eDVIN rAMA qe besonte te mafjet politike pjese e te cilave eshte ai dhe PS.
    Pyrtja qendron , perse edvin rama sdonte referendum?

  5. demokrat (jo PD) says:

    Proporcionali shqiptar nuk eshte aq I keq sa thuhet, ka shume me keq: mazhoritari. Mazhoritari I jep fuqine nje partie. Duhet proporcional pa prag, me lista te hapura qe ti heqi fuqine kryetarit te partise. Mund te mbahet proporcional ne rajone me 120 deputete, dhe te shperndahen 20 deputete si shtese ne % kombetare, qe total I deputetve te jete I ngjshem me % te votave ne komb. Duhet te kete demokraci Brenda partise, duhet te vendosin anetaret e partise kandidatet, jo kryetari. Duhet njerezit te votojne per parti te reja, dhe te behen candidate, ti heqin fuqine partive te medhaja. Duhet demokraci e drejtperdrejte si ne Zvicer, referendum. Duhen njerez te ndershem te sakrifikojne duke u bere candidate te partive te reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *