Ibrahimovic do të jetë në finalen e Europa League

21 Maj 2017, 14:44Sport TEMA

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic do të jetë në finalen e Ligës së Evropës, që do të zhvillohet më 24 maj, në Stokholm, ku Manchester United do të përballet me Ajax.

Trajneri i “djajve të kuq” Jose Mourinho, ka deklaruar sot se Ibra dhe të gjithë futbollistët e tjerë të dëmtuar të ekipit të tij do të udhëtojnë me skuadrën.

Sulmuesi do të jetë në stol bashkë me skuadrën në atë sfidë, ndërkohë që Mourinho mendon se prania e Ibrahimovic do të motivojë edhe më shumë lojtarët në këtë finale.

Suedezi u dëmtua pikërisht në një ndeshje të Ligës së Evropës, në çerekfinalen e dytë të fituar ndaj Anderlehtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje