INTERVISTA/ Rrëfehet djali i Servet Pëllumit, ja çfarë i tha Rama babait tim, pse lashë biznesin për të kandiduar si deputet i PS-së

21 Maj 2017, 12:58Politika TEMA

Arben Pëllumbi është kandidati i 18-të në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. Njëherësh ai është edhe djali i profesorit socialist, Servet Pëllumbi, njërit prej themeluesve të PS-së.

Arben Pëllumbi ka vendosur që prej fillimit të 2017, pas një “bisede shoqërore” me kryeministrin Edi Rama të lërë biznesin e tij dhe t’i futet politikës: Në fakt, ai ka qenë pranë PS-së që prej vitit 1991, siç sqaron në një intervistë, por vetëm disa vite më vonë ai u bë pjesë e asamblesë dhe delegat i kongresit.

Në këtë intervistë, Arben Pëllumbi flet edhe për marrëveshjen e fundit të arritur mes kryeministrit Rama e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për të cilën shpreson që të sjellë “një pluralizëm të dytë” në Shqipëri.

Zoti Pëllumbi, teksa mendoja pyetjet për këtë intervistë, më erdhi në mendje që babai juaj, Profesor Serveti, siç i thonë të gjithë, e ka themeluar Partinë Socialiste, sigurisht bashkë me të tjerë. Tanimë jeni ju që po vazhdoni rrugën e politikës, të cilën Profesori e ka lënë prej disa vitesh për t’ju rikthyer krijimtarisë dhe studimit. A keni një koment?

Po ashtu është, babai im është një nga njerëzit më të njohur në PS dhe elektorat, falë punës dhe luftës së tij që nga themelimi e në vazhdimësi për formimin, reformimin dhe drejtimin në beteja elektorale të rëndësishme, duke e finalizuar karrierën e tij politike si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 2005, ai u tërhoq nga jeta aktive politike, për t’u hapur rrugë brezave të tjerë, të rinjve. Përfshirja ime në aktivitete politike daton herët, që në 1990 (unë kisha vetëm 2 vjet që kisha mbaruar Universitetin e Tiranës, Dega Inxhinieri Elektrike, me rezultate të shkëlqyera), si pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet e kohës dhe sidomos në përpjekjen për ndërtimin e urave të munguara të miqësisë, për çka unë edhe pse i ri në moshë, vetëm 25 vjeç, drejtoja një nga grupet e profesorëve dhe intelektualëve për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri SHBA, duke u zgjedhur dhe anëtar i kryesisë së parë të kësaj shoqate në fillim vitin 1991.

Ju keni qenë pjesë e PS së prej vitesh, por jo në struktura drejtuese. Ndaj dua t’ju pyes si erdhi përfshirja juaj në listën e kandidatëve për deputetë? A kishte një dëshirë nga ana juaj?

Është e vërtetë që kam qenë pjesë e PS-së pothuaj që nga themelimi, edhe pse nga prilli i vitit 1991 e deri më sot, unë kam ushtruar aktivitet privat. Anëtar i PS-së unë jam bërë disa vite më vonë, duke marrë pjesë, për aq mundësi sa më jepte aktiviteti që kryeja, në jetën organizative të PS-së dhe duke u zgjedhur dhe delegat kongresi e anëtar asambleje i njësisë 5, në Tiranë. Gjatë gjithë këtyre 27 viteve, të dyja pasionet e mia, biznes dhe politikë kanë “luftuar” herë pas here me njëri-tjetrën. Unë kam pasur propozime të ndryshme nga PS, sidomos mbas vitit 2005, por vetëm në fillim vitin 2017, pas një bisede shoqërore me kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, z. Edi Rama, sot jam pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të PS për qarkun Tiranë. Jam duke punuar në atë që është quajtur dikur komuna Farkë, sot njësi administrative e Bashkisë Tiranë.

Në kongresin e fundit ju pamë në një foto së bashku me kryeministrin Edi Rama e Profesor Servetin. A mund të na thoni çfarë ndatë së bashku në atë bisedë të shkurtër?

Për mua, ai ishte një moment shumë i bukur, që do të ngelet gjatë në kujtesë, edhe pse takimi i të treve ishte i rastësishëm. Kryeministri iu drejtua babait dhe me të qeshur i tha: “Profesor, tani dorëzoja stafetën djalit”. Pa e fshehur emocionin, Profesori shprehu kënaqësinë bashkë me urimin për një fitore të merituar të PS-së në zgjedhje.

A keni marrë një porosi nga babai juaj para se të nisnit rrugën e politikës dhe nëse po, cila është ajo?

Për vetë moshën, pjekurinë dhe eksperiencën që unë kam sot nuk më është dhënë një porosi në formën që ju pyesni, por jeta ime pranë një njeriu me një bagazh dhe kulturë të jashtëzakonshme nuk ka qenë gjë tjetër veçse përthithje e vazhdueshme mesazhesh edukuese, që për rastin konkret do të veçoja “edhe politika do moral”

Keni nisur prej ditësh takimet në disa zona të Tiranës. Si ju duket fakti që e prekni nga afër situatën e njerëzve në periferi të kryeqytetit dhe cilat janë angazhimet apo premtimet tuaja në këtë fushatë?

Fakti që unë deri tani jam marrë me biznes nuk do të thotë që kam qenë i shkëputur nga realiteti i kryeqytetit apo rrethinave të tij. Disa prej punonjësve të mi prej shumë vitesh dhe që vijnë pikërisht nga zona periferike, kanë ndarë me mua halle dhe problematika që mund të përgjithësohen lehtë.  Të tilla janë psh., procesi i legalizimeve, pajisja me certifikatë për tokën, nevoja për vende pune apo transporti urban. Ne në kuadër edhe të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme synojmë t’u flasim njerëzve me gjuhën e tyre, duke u takuar çdo ditë me ta, duke i parë problemet nga këndvështrimi i tyre, sepse vetëm kështu do të mund të ndërtojmë Shqipërinë që duam, Shqipërinë që lufton varfërinë, Shqipërinë që lufton për më shumë vende pune, për një ekonomi më të fortë, të përkthyer në më shumë mirëqenie për të gjithë. Në takimet që unë apo kolegë të tjerë po bëjmë në zonë, së bashku me strukturat lokale të PS-së, edhe pse zona në vitet e fundit ka pasur një transformim të madh zhvillimor kemi evidentuar mjaft problematika, të cilat lidhen jo vetëm me njeriun e thjeshtë, por dhe me aktivitete ekonomike lokale. Jam i sigurt që me përpjekjet konstante dhe këmbëngulëse të qeverisë së ardhshme socialiste, në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Tiranës, boshti Lundër-Farkë për vetë natyrën e mrekullueshme që ka, do të kthehet në një gjenerator vendesh të reja pune dhe vetëpunësimi.

Cili është mendimi juaj për marrëveshjen e arritur, që i dha fund krizës politike dhe çeli rrugën për zgjedhje normale demokratike?

Po. Në vështrim të parë, marrëveshja e 18 majit u duk si diçka befasuese, madje e kritikueshme për disa. Në të vërtetë, ajo ka një rezonancë të gjerë, jo vetëm për kapërcimin e krizës së zgjatur në prag të zgjedhjeve, por edhe për modernizimin e politikës shqiptare. Marrëveshja është një model i njohur, i përdorur me sukses në zgjidhjen e krizave politike në vende me demokraci të zhvilluar. Le të shpresojmë që kjo marrëveshje të bëhet një fillim i ri për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin në BE. Po kështu, shpresoj që kjo t’i hapë rrugë një “pluralizmi të dytë” që ka në themel jo sherret pa fund, por dialogun, kompromisin shpirtin e garës dhe të bashkëpunimit midis forcave si ndërmjetëse midis popullit dhe pushtetit. Ndërkaq, elektorati shqiptar ka marrë një mesazh të qartë, të dijë të zgjedhë dhe të vlerësojë “peshën” e votës së vet./Gazeta Shqiptare

 

8 komente në “INTERVISTA/ Rrëfehet djali i Servet Pëllumit, ja çfarë i tha Rama babait tim, pse lashë biznesin për të kandiduar si deputet i PS-së”

  1. Tralala says:

    Cfare ka lene pa futur ky profesori ne PS? Mbesen e futi, Tani dhe djalin. Sado ta zbukuroni Intervistes, kjo dyndje fisnore flet me shume per nepotizem se per aftesi. Qijani nenen PS.

  2. cold comfort thua? says:

    Rilindja e komunizmit enverian shqiptar.Shqiperia do vazhdoje te lengoje ne duart e enveristave ndoshta erdhe Kac Islami mund te rikthehet ti bashkohet tufes se hienave komuniste.

  3. Liu says:

    Ka kaluar ne te drejten per trashegimi te qenurit deputet?

  4. DALLTON says:

    Jam I mendimit qe te gjithe K/Partive ne SHqiperi,duhet te nisen me moton ta bejme Shqiperine si Europa,dhe jo “DINASTI” ne PD po dergjojme zera se eshte kanidate per deputete goca e Azem -Gomarit.E cila pretendon se ka mbaruar ne perendim ne U.S.A.por ajo ne realitet eshte perjashtuar nga shkolla,apo Jamber Malltezi dhendri I Sali Berishes ,po keshtu djali I Servet Pellumbit I cili qenka i perveluar per kandidat,ne Tirane,por vetem keta femije qenkerkan te priviligjuar te jene pasardhes ne politiken bollshevike te SHqiperise te heqim dore njihere e pergjithmone dhe te vendosim djemte me te mire te popullit te cilet duhet te merren ne test sa te afte jane dhe jo te” kujt jane”.

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      bobobobo ka e keni gjet pash zotin
      ..nga do te shofesh vetem femije e nipa+mbesa sigurimsash e hetusash komuniste shef qija non demokracis…e ju lumte mer politikan kurva…vetem atomikja bo pune me ket ven

  5. capi dhia says:

    Tralala Seveti dhe djali kane para
    Pa para ha kaka
    Sic ha Populli, per shembull.

  6. Mili says:

    Nuk e kuptoj kete lloj mentaliteti shqipetar se nqs ka qene I ati ne Ps do te thote qe e ka nga I ati prandaj jemi atje ku jemi nga ky lloj mentaliteti kjo eshte nje praktike be boten e civilizuar. Ne rastin ne fjale Z Arben Pellumbi po telexosh cv e tij eshte shume me I pergatitur se 90% e klases politike te tanishme. Mesa duket enveri nuk ka vdekur akoma be shume shqiptare. Ju doni Saliun qe ju ben nenen e I tho I baba.

  7. T.T says:

    Eee,more Enver Hoxha, sa ne mjerim na le me keta njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje