Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për zhvillimin e një sesioni të jashtëzakonshëm pas marrëveshjes së arritur mazhorancë-opozitë.
Duke iu referuar kuadrit ligjor, Rama i drejtohet Kuvendit për të zhvilluar këtë seancë ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.
Në kërkesën e kryeministrit përcaktohet edhe rendi i ditës i seancës plenare që do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017.
Në këtë mbledhje do të votohet vetingu, ndryshimet në qeveri dhe disa ligje të tjera.
NJOFTIMI I PLOTE
Për Kërkesën e Kryeministrit për mbledhjen e Kuvendit për zhvillimin e një sesioni të jashtëzakonshëm
Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm.
Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.
Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:
– Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave;
– Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;
– Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;
– Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.
Normalisht duhet qe te votohen paketa ligjore dhe antaret e komisioneve te Vettingut, PASTA J ndryshimet ne qeveri. Vettingu ishte/ eshte/ mbetet primar – jo ndryshimet e kukllave qeverisese.