“Oxymoron” ose dashuria e hidhur e marrëveshjes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ilir Yzeiri

Edi Rama, duke dashur ta ruajë komunikimin e tij në tonalitetin e shpenguar të batutave dhe të humorit, tha pak a shumë se nuk do ta kisha menduar kurrë se do t’i lutesha Bashës si Romeo Xhuljetës. Në mënyrë të pavetëdijshme ai zbuloi thelbin mbi të cilin është ngritur marrëveshja. Ajo është ngritur mbi oxymoronin (Oksimoron). Kjo është një figurë e stilit që është përdorur me mjeshtëri nga Shekspiri sidomos dhe një nga tragjeditë e tij ngrihet mbi këtë figurë. Paradoksalisht kjo tragjedi është « Romeo dhe Xhuljeta », me heronjtë e së cilës e krahasoi veten dhe të dashurin armik, Edi Rama.  Thelbi i asaj tragjedia është « dashuria e hidhur » ose urrejtja e dashurisë. Oxymoroni është një figurë e stilit që pranëvë dy fjalë të kundërta për të krijuar një efekt të dukshëm te lexuesi.  « Dritë e nxirë », « dashuri me luftë », « fitore e hidhur », etj., janë disa shembuj oxymoronesh.

Montegët socialistë dhe Kapuletët demokratë  

Po çfarë lidhjeje mund të ketë tragjedia e Shekspirit me heronjtë e marrëveshjes sonë?! Nëse do të shtyhemi përtej batutës së Ramës dhe në qoftë se do të nisemi nga premisa se disa të vërteta zbulohen më mirë nga thëniet e tërthorta ose nga krahasimet dhe batutat, atëhere mund të hamendoësojmë se në natën e gjatë që kaluan bashkë Edi Rama dhe Lulëzim Basha, në shumë anë, ata e kanë gjetur veten dhe janë mirëkuptuar. Që ata kanë qenë bijtë e dy famlijeve në hasmëri, Montegëve dhe Kapuletëve shqiptarë, kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar. PS-ja dhe PD-ja, për fat të keq, kanë krijuar modelin e bashkëjetesës si armiq për vdekje. Lufta mes këtyre dy forcave politike ka qenë e paprinciptë dhe, edhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje si ajo e Nanos me Berishën për presidentin pas zgjedhjeve të vitit 2001, apo ajo për ndryshimin e Kushtetutës natën mes Ramës e Berishës në vitin 2008, këto kanë qenë armëpushime të shkurtra, sepse lufta ka qenë e vazhdueshme. Mirëpo, veçanërisht pas ardhjes në pushtet të PS-së në vitin 2013, lufta mes tyre u bë thuajse një rutinë. Kulmi arriti pastaj në tre muajt e çadrës. Ndërkaq, nëse para luftës në çadër, armiku i shpallur i Edi Ramës ishte Berisha, këto tre muaj, Basha u bë kundërshtari i tij i hapur. Beteja e këtyre tre muajve mes Ramës e Bashës u pri nga shumë teori konsiprative, krijoi po ashtu edhe platforma imagjinative si ato që ndërtohen në prag revolucionesh. Lulëzim Basha u bë një udhëheqës revolucionar që kishte marrë përsipër të shkallmonte armikun e tij dhe të shqiptarëve që i rrinte përballë në anën e majtë, në kryeministri. Rreth tij, ashtu si në luftë u ngritën të gjitha strukturat. Nga filozofët e deri te shkruesit e lajmeve të rreme, të gjithë ishin bashkë nga mëngjesi në darkë dhe Lulëzim Basha sulmonte dy herë në ditë me artilerinë e fjalëve të rënda e të hidhura. Edi Rama, nga ana tjetër, po rrethohej nga të katër anët sepse edhe aletatët e tij e donin të rrëzuar dhe të rënë nga froni. I mbështetur nga aleatët perëndimorë jashtë dhe i rrethuar nga revolucionarët e Republikës së re brenda, Edi Rama dukej se do të futej në një rrugë që vështirë t’i parashikohej fundi.

Nata e bardhë

Mirëpo një takim i thirrur pre dy aleatëve të Lulëzim Bashës në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, i dha tragjedisë një zgjidhje tjetër. Ajo, në vend të luftës, prodhoi dashuri. Sapo Edi Rama dhe Lulëzim Basha u gjendën vetëm për vetëm, ata vunë re se urrejtja mes tyre kishte qenë e mbartur nga armiqësia e hershme e Montegëve socialistë  dhe Kapuletëve demokratë. Ata mesa duket u distancuan nga e shkuara e tyre prej hasmi dhe e panë veten më shumë pranë mirëkuptimit sesa pranë luftës. Kjo është pikërisht fitorja më e madhe e politikës shqiptare sepse dy përfaqësuesit e dy familjeve politike në hasmëri dhe në konflikt të egër me njëra tjetrën, vendosën të pajtohen dhe të zgjedhin mirëkuptimin në vend të luftës. Kështu, edhe nga pikëpamja figurative, zgjidhja dhe interpretimi i saj do të shenjoheshin më bukur, sepse që të dy ishin pjesë të një modeli stilistik që njihet si pranëvënie e kundërt, por me efekt të jashtëzakonshëm – oxymoron ose urrejtja e dashurisë, sido që ta themi, e çliroi Shqipërinë nga retorika e ashpër e luftës.

Të trishtuarit e fundit

Në tragjedinë e Shekspirit, fundi është tragjik sepse të rinjtë vdesin. Qyteti shpëton nga hasmëria dhe familjet pajtohen. Në politikë nuk ndodh si në teatër. Heronjtë tanë vranë të shkuarën e tyre prej montegu socialist dhe kapuleti demokrat dhe i premtuan njëri-tjetrit jo luftë, po dialog. Mirëpo, ata harruan se jashtë asaj dhome ku ata ngjiznin mirëkuptimin, poshtë në rrugë, në dhoma të errëta, në bare me celularë në dorë, sidomos, strukturat ideologjike të luftës që vepronin non stop pranë shtabit të përgjithshëm të Bashës do të mbeteshin pa punë. Rrethim ndaj Ramës do të hiqej dhe kundërshtarët kryesorë do të dilnin jo duke shkelur mbi njëri-tjetrin, por duke i dhënë dorën njëri-tjetrit.

Epilog

Në trgjedi dhe në politikë, pra në art dhe në politikë, dashuritë nisin dhe mbarojnë në aktin e fundit. Duhet të jesh naiv që të besosh se tani fati i Shqipërisë po ndrit, se ky vend shpëtoi përfundimisht. Një gjë e tillë nuk ekziston aq më shumë te ne. Ajo që ndodhi mes Ramës e Bashës dhe marrëveshja e tyre janë vetëm një çast në jetën poltike të vendit që shenjon ndoshta modelin më të mirë të poltikbërjes. Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me të gjitha dramat e tragjeditë që ne i njohim, vazhdon të mbetet një vend me probleme të mëdha të pazgjidhura. Por nëse dialogu i vendosur si institucion mes Ramës e Bashës do të funksionojë, ne do ta shohim atë shumë shpejt. Të hënën do të votohet vetingu dhe Reforma në Drejtësi do të nisë të implementohet me shpejtësi. Kjo është shenja e parë e suksesit që prodhoi marrëveshja. Zgjedhjet parashikohen të jenë normale dhe nëse do të mbajmë në vështrim marrëveshjen, do të duhet të presim që pas përfundimit të tyre humbësi dhe fituesi t’i telefonojnë dhe të urojnë njëri-tjetrin. Marrëveshja nuk e shkrin luftën politike, përkundrazi ajo e bën atë më dinjitoze. Nëse ajo do të funksionojë, ne do të shohim një qeveri të përgjegjshme dhe një opozitë dinjitoze që e ngre debatin në nivel europian e të qytetëruar. Ne do të presim që ulërimat, lufta me libër shtëpie, sharjet, mallkimet dhe hasmëria e vjetër të jenë varrosur natën e mirëkuptimit. Natyrisht jo të gjitha. Por edhe sikur prirja e përgjithshme të synojë drejt asaj që ëndërrojmë të gjithë, kjo nuk është pak. Megjithatë na duhet të presim. « Dashuria e urrejtjes » sapo ka nisur të shfaqet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në ““Oxymoron” ose dashuria e hidhur e marrëveshjes”

  1. butrinti says:

    SHUME LODHJE MOR Z. YLLI DHE SHUME GJATE E SHUME LARGE . DO TE ISHTE ME MIRE TE QENDRONIT ME TE DY KEMBET NE TABANIN TONE . POPULLI THOTE -PER INAT TE SIME VJERRE VETE FLE ME MILLLONAIN . MENDOJ SE SPJEGOHET ME THJESHTE E ME SHPEJTE CKA KANE NDODHUR.

  2. shefi says:

    Mjat e goditur kjo shprehje e futur ne letersi nga fjala greke oksimoro (οξυμωρο σχημα)

  3. Apollon says:

    OXYMORON eshte fjale Hellene OXI (gr. jo,ne alb.?),,MORON (ang. idiot,ne alb.?)

    1. Shefi says:

      Hap ndonje fjalor dhe do ta kuptosh se origjina e fjales oxymoron eshte greke dhe anglezet e pranojne pa medyshje kete, ndryshe nga ndonje shqiptar i pa latuar.

  4. Asus says:

    Politika tall bythen ndersa ne interpretojme sikur ata I kane menduar te gjitha keto qe autoret shkruajne. Ata Jane disa hajdut por dhe aktor, qe pushtojne gjithe mediat, qe na genjejne pa fund, na marin voten e qe me pas hapin nje sherr tjeter te cilin ne prap kerkojme qe ata te shuajne e te pajtohen. Ata do pajtohen e ne do gezohemi dhe ata pasi te nderrojne vendet (rolet) do futen perseri ne sherr e perseri do vine nderkombetaret e perseri do kete naze, e perseri do kete pajtim dhe ne do clirohemi pak, por vetem per te pritur sherrin e radhes. Perfundimisht jeta jone politike eshte sherr i krijuar nga politikanet dhe I zgjidhur po nga politikanet, pa u shqetsuar per sherbimet qe duhet te na kryejne sepse ata nuk dine te sherbrjne, po te vjedhin, genjejne e sherrosin Shqiperine.

  5. kleptofagos says:

    Sofizmat e Yzeirit dhe tragjedite e Shekspirit nuk i justifikojne dhe as i fshehin, pazaret e pista te mafies, e cila nga kjo “marreveshje” ja arriti te dale e pa lagur nga Ligji dhe Drejtesia. Shqiptareve u pelqen te mashtrohen dhe nuk e konsiderojne vjedhjen si krim dhe as si amoralitet. Grabitqaret nuk mund te edukohen prej vetiu. Ne vend qe ti izolojme, ne vazhdojme ti veme te njejtet persona, ne krye te sofres. Dhe pastaj ankohemi se na lene pa ngrene..Tani per tani te na rrojne dyshet Rama-Basha dhe tjetra Meta-Berisha. Mbas kater vitesh shohim e bejme..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *