Republikanët dalin vetëm në zgjedhje, sfida e Mediut për Bashën: Pas zgjedhjeve do shikojmë për koalicionet

21 Maj 2017, 00:30Politika TEMA

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha në studion e lajmeve të Ora News, se forca që ai drejton do të regjistrohet subjekt më vetë në zgjedhjet e 25 qershorit, por më pas do të shikohen mënyrat e bashkëpunimit për të maksimalizuar votën tek ajo sigël që do të jetë fituese.

PR do të regjistrohet si subjekt më vetë dhe pastaj do të shikojmë kush janë mënyrat e bashkëpunimit për të maksimalizuar votën pikërisht tek ajo sigël e cila duhet të jetë sigël fituese.

Nuk do ti them të gjitha tani se do ketë edhe më prapa. Ne kemi një histori marrëdhënieje me PD shumë më ndryshe se subjektet e tjera, të hershme, historike dhe qëllimi ynë i përbashkët ka qenë si në opozitë dhe qeveri të garantojmë standarde për zgjedhe dhe pastaj nëse kemi qenë në qeverisje për të garantuar qeverisje normale ose në opozitë, një opozitë sa më solide, deklaroi kreu republikan.

Mediu shpjegoi se nëse të gjitha partitë e vogla bëhen bashkë mund të marrin 20 deputetë, duke theksuar se kjo duhet parë me vëmendje pasi nuk mund të neglizhohet ajo pjesë e shoqërisë që nuk voton as PD dhe as PS.

Kërkesat për ndryshimin e kodit kanë qenë të herë pas hershme. Dua të kujtoj që ne kemi pasur një komision ad hoc që nuk vendosi asgjë.

Për fatin e keq PS refuzoi të merrte në konsideratë kërkesat dhe një pjesë e partive si PR apo LSI kishin propozuar dhe ndryshime të tilla në Kodin Zgjedhor ku gjithësecili subjekt vlerësohej mbi potencialin e vet dhe jo të shtrëngohej në koalicione që ishin ndonjëherë të padëshirueshme ose kontrollonin procesin zgjedhor.

Kemi thënë për lista preferenciale, kemi thënë për ndryshim të sistemit zgjedhor, për propocionalin kombëtar. Pra ka një seri masash që arrin ta maksimalizojë votën e çdo subjekti.

Të them më thjeshtë, pak a shumë një mandate deputeti është i barabartë me 10 mijë vota. Të gjitha këto parti kanë rreth 200 mijë vota, atëherë i bie që rreth 20 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë produkt i këtyre partive politike të cilat ndonjëherë për shkak të ligjit kthehen në deputetë, por për shkak të ligjit edhe nuk kthehen në deputëtë.

Pyetja shtrohet: Gjithë kjo pjesë e shoqërisë që nuk ka votuar as për PS as për PD do të jetë një pjesë që duhet të neglizhohet apo duhet të vlerësohet?!

Dmth duhet ta lëmë që politika e dy partive mos reagojë  në raport me këtë pjesëmarrje që janë 200 mijë, që i bie afërsisht 18% e votuesve.

Pra është një lloj marrëdhënie që duhet parë me vëmendje. Unë jam dakord që duhet të kemi një kod elektoral i cili mund ti shtyjë partitë në dy blloqe që funksionojnë në bazë të ideologjisë dhe programit”, tha Mediu.

9 komente në “Republikanët dalin vetëm në zgjedhje, sfida e Mediut për Bashën: Pas zgjedhjeve do shikojmë për koalicionet”

  1. besniku says:

    O zoti republikan!
    Mbas zgjedhjeve, Basha ben koalicion me Ramen, dhe per ju nuk ka nevoje fare tani. Ju terhoqi zvarre tre muaj, dhe tani vini verdalle,
    si pordha neper breke!

    Ti, nese del deputet, del per shkak te listes, jo se mund te fitosh “bindshem”, “ne menyre spektakolare”, sic thote shefi yt Basha.
    E gjithe kjo qe nje loje midis Bashes dhe Rames, per t’ju hequr qafe juve “parti te vogla”, perfshi ketu edhe LSI e Ilir Metes.

    A ke pare per votuesit, nese po, mund te fitosh disa qindra vota, ndryshe, rri mire aty ku jeni, apo ngrohu ne diell. Edhe koha jote ka marre fund, por ti nuk ke marre fund akoma, te shohim me qebverine e re dhe cfare do te sjelle Vettingu.

  2. eno says:

    Po perse more Mehdi nuk bashkoheni te gjithe ju partie te quajtura te vogla qe ne fakt mund te jete force e pare neser. Edi rama dhe lulezim basha marrin mandate deputetesh te pamerituar si pasoje e nje sistemi elektoral jo demokratik.
    Sistemi zgjedhor ne shqiperi eshte sistem zgjedhor antidemokratik pasi ngushton demokracine. sic shpjevgon dhe mediu, per te marre nje madant deputeti nje pari e vetme i duhen 40 000 vota ndersa per partite te quajtura te vjetra kjo shifer shkon ne 10 000 vota per nje mandat domethen me kete lloj sistemei kerkohet qe te perjetesohen krytaret e partive dhe ti hiqet mundesia popullit qe te penalizoje politikanet e pandershem dhe hajdute. Populli shqipetar nuk ka asnje lloj pushteti per te penalizuar politikanet e korruptuar ose qe kane abuzuar me psuhtetin.
    Te VENDOSET Sistemi electoral proporcional kombetar ose mazhoritar i paster ne menyre qe te fitoje ai qe e meriton te fitoje ai qe don populli e jo ai qe don kryetari i partise.

  3. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë

  4. albanistan says:

    Ta futi Sali Basha o Medi Gerdeci. Shko lepijua bythen tani.

  5. Aseni says:

    Milund te kete njerez qe nuk votojne por juve nuk u aftohet kush se Jeni te zgjebosur.

  6. shqiptar says:

    Mediu vetem ?!!
    A thua i erdhi ora e gjykimit ?
    Ky antar i ” Grupit Gerdeci ” qe duart i ka te zhytura deri ne berryl ne gjakun e femijve ,nenave e djemve te Gerdecit .ka surrat te flasi per 20% te shqiptarve qe nuk votojne as PS e as PD ?!
    Sa i pa fytyre qe eshte maskaraj !!!
    O shtaze me kollare e qime lyer me xhel.po keta 20% qe nuk votokan PS e PD si do te votokan ty qe sapo ta shohin surratin ju vjen ndermend masakra e Gerdecit ?!

  7. Festim says:

    O Medi boll shite mend ti duhet te zgjidhesh njehere Gerdecin o skuth

  8. Festim says:

    O Medi boll shite mend ti duhet te zgjidhesh njehere Gerdecin o skuth

  9. Festim says:

    O Medi boll shite mend ti duhet te zgjidhesh njehere Gerdecin o skuth

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje