Seanca e jashtëzakonshme, Kuvendi lë në pritje kryeministrin: Meta do të nxjerrë urdhërin...!

21 Maj 2017, 10:47Politika TEMA

Kuvendi i është përgjigjur sot kërkesës së Kryeministrit Edi Rama mbi mblidhjen e seancës së jashtëzakonshme të hënën në orën 18:00, ku do të votohen ministrat teknikë e komisionet ad hoc të Vettingut.

Në njoftim theksohet se Meta ende nuk e ka dhënë urdhrin për datën e orën e mbledhjes së seancës së jashtëzakonshme sipas kërkesës së kryeministrit Rama.

“Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës”, thekson Kuvendi duke publikuar kërkesën e kryeministrit si më poshtë.

Njoftimi i Kuvendit

Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm.

Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.

Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:

-Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave;

-Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;

-Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;

-Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.

Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës”.

 

2 komente në “Seanca e jashtëzakonshme, Kuvendi lë në pritje kryeministrin: Meta do të nxjerrë urdhërin…!”

  1. Mirush says:

    Me falni… po ja u aprovuan. Po votimi i vetting-ut ku është?

  2. Patrioti says:

    O Zoti kryeminister,keto leshime qe bere ti,behen ne nje vend evropian,me kulture te larte demokratike.Ki mendjen se do te bejne ndo nje puc shteti ata kriminelat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje