Vajza futi në burg kunatin me sms false, ja se si

21 Maj 2017, 12:31Kronika TEMA
Vajza futi në burg kunatin me sms false, ja se si

Një 20-vjeçare në Tiranë është bërë protagoniste e thurjes së një intrige brenda familjes së saj, që do xhelozonin për nga fantazia edhe skenaristët e telenovelave.

Përmes një adrese false në Facebook, ajo i ka dërguar mesazhe kërcënuese vetes së saj. Këto SMS të sajuara ajo i ka paraqitur më pas si provë në polici, duke denoncuar si dërgues të tyre kunatin e saj, burrin e motrës, të cilët jetonin në Itali. Ky denoncim e ka çuar në burg kunatin si të dyshuar për “përndjekje”.

Por në planin e saj, e reja me iniciale R. S. ka gabuar vetëm në një pikë. Ajo ka përdorur telefonin e saj celular për krijimin e adresës së rreme në Facebook, fakt që e ka “tradhtuar” para hetuesve. Përmes të dhënave të marra në rrugë zyrtare nga “Facebook”, Prokuroria ka konstatuar se adresa false ishte hapur nga telefoni në përdorim nga e reja.

Historia në fjalë ka ndodhur gati një vit më parë, por në javën e parë të majit 2017 Gjykata e Tiranës dënoi të renë me 18 muaj burg për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Gazeta “Panorama” zotëron një kopje të vendimit, ku zbardhen deklarimet e plota, sipas gjykatës, të gënjeshtërta të 20-vjeçares.

MESAZHET

Referuar deklarimeve të dhëna në Prokurori, e reja R. S. ka pohuar se mesazhet e para kërcënuese i kanë shkuar në adresën e saj në Fb një javë pasi ishte fejuar. “Më ka ardhur një mesazh në adresën Facebook dhe shkruan se do të të ndaj nga burri ose do të pres kokën. Këto mesazhe ia kanë dërguar dhe disa njerëzve të mi në Facebook. Pas disa ditësh në Facebook më ka dërguar shumë mesazhe kërcënuese si do të pres kokën, pistoletën do ta vendos në ballë dhe fyerje e ofendime me fjalë banale dhe të ulëta”, ka rrëfyer ajo.

Sipas R. S., mesazhet dërgoheshin nga një adresë me emrin Hamza D. dhe në fund nënshkruheshin me emrin e kunatit të saj. Në të njëjtin deklarim ajo ka pohuar se në janar 2016 i kanë bërë një thirrje në Skype, ku dikush i kishte folur pa figurë nën emrin e kunatit dhe i kishte thënë se “do vij në Shqipëri dhe do të vras”.

“Më pas më tha se e di se ku je me punë dhe kam dhe të dhëna për burrin tuaj, si ty dhe atij do t’i fluturojë koka në ajër. Më pas vazhdoi me fyerje dhe ofendime dhe më tha se do i them familjes tënde se ke pirë drogë”, ka treguar ajo për hetuesit.

Në një tjetër deklarim, pasi kishte bërë kallëzimin në polici për kërcënimet, ajo ka shtuar “Pasi kam kryer kallëzimin në polici, situata vazhdon të jetë e njëjtë. Që nga ajo ditë që ai mori vesh që unë kam bërë kallëzimin, ai ka filluar bën më shumë kërcënime me SMS, si dhe na ka vendosur njerëz nga pas mua dhe të fejuarit tim. Një SMS të fundit që më ka dërguar para 2 orësh në facebook më thotë se: “Unë e di që do bëj 4 vite burg por, pasi të dal, do e shikoni që do ta bëj lapidar”, si dhe sharje ofenduese. Ky shtetas që dërgon këto SMS në facebook është burri i motrës sime”.

Në një kohë që kunati i saj ishte arrestuar dhe lënë në masën “arrest në burg”, R. S. ka bërë një tjetër kallëzim ndaj tij, duke thënë se kishte marrë një tjetër kërcënim ne telefon prej tij. “Ç’kemi o teze…. nuk po me njef, jam T…, të mora për të thënë në qoftë se unë nuk dal deri në datën 30 prill, dije mirë se do ta pi gjakun, bëjë mend mirë kur të dal”, ka pretenduar ajo tekstin e kërcënimit.

KUNATI

Kunati i 20-vjeçares ka mohuar kategorikisht pretendimet e kunatës së tij. Para hetuesve ai ka sqaruar se nuk kishte kërcënuar asnjëherë kunatën. I vetmi komunikim me familjarët e bashkëshortes së tij kishte qenë për një borxh të pakthyer.

“Unë nuk kam kërcënuar asnjë nga familjarët e bashkëshortes sime. Unë kam komunikuar para disa ditësh me SMS me kunatin tim, të cilit i kam shkruar që më ktheni borxhin prej 500 eurosh, që ia kam dhënë në shtator. Ai më ka thënë se do të vijë në shtetin italian dhe do ta sjellë vetë borxhin. Me familjarët e tjerë unë nuk kam komunikuar më, por dua të sqaroj se kunata më ka borxh 500 euro./panorama/

2 komente në “Vajza futi në burg kunatin me sms false, ja se si”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Facebook eshte ne gjendje jo vetem brenda perbrenda tij,por dhe me adresa te tjera elektronike,te indetifikon brenda mnutes !
    Policia duhet te rrite profesionalizmin !

  2. Agron says:

    K…intrigante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje