Zbulohet plani/ Ja si Serbia do të ndalojë formimin e ushtrisë së Kosovës

21 Maj 2017, 17:32Rajoni TEMA

Qeveria e Serbisë është shprehur e sigurt se me futjen e Listës Serbe në legjislativin e ardhshëm të shtetit të Kosovës, do të parandalohet formimi i Ushtrisë së Kosovës. Në një konferencë të përbashkët të kryeministrit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ministrit të Punës në qeverinë serbe dhe përfaqësuesve të Listës Serbe, është thënë se është me rëndësi vitale që serbët në Kosovë të votojnë për Listën Serbe.

“Kur dëgjoni kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj, i cili po kërcënon të arrijë në Nish, mund të supozojmë se çfarë mund të bëjë nëse formon ushtrinë. Serbët nuk duhet ta lejojnë”- ka thënë ministri serb, Aleksandar Vulin.

Vulin ka thënë se “pa shtetin e Serbisë nuk do të kishte jetë në Kosovë dhe Metohi”.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se vota për Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, do të thotë “mbështetje e vazhdueshme për institucionet serbe në Kosovë”.

“Njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi duhet të mblidhen rreth Listës Serbe, sepse kjo do të thotë mbështetje e vazhdueshme për institucionet serbe në Kosovë dhe Metohi, po ashtu do të mbahen lidhjet institucionale me shtetin e Serbisë, në të cilat Kosova dhe Metohija është pjesë integrale”, tha Gjuriç.

4 komente në “Zbulohet plani/ Ja si Serbia do të ndalojë formimin e ushtrisë së Kosovës”

  1. shushica says:

    Keta serbet mbeten mesjetare,,,,,dhe çudia me e madhe eshte se perendimi akoma i perkedhel…sidomos francezet ,por edhe angleze e italiane veriore….Me e cuditeshmja eshte Rusia qe la 20…30 milione ruse jashte Rusise pas shperberjes se ish BS dhe ka problem 100 mije serbe ne Kosove….Serbet jane paranoiake ,kane frike se do ti sulmoje Kosova nderkohe qe kroatet i perzune me dhune dhe 1 milione serbe i kane lene ne Bosnje Herxegovine

  2. Baliu says:

    Vendi qe e ka prostident ket loparin e Brojes aka nipin e Danilles, ska nevoje per armiq.

  3. Kauri says:

    O Shushica. Jane evropian ata jo Arab. Kosova paraqet rrezik ashtu si Bosnja dhe Maqedonia. Pse jo,edhe Shqiperia

  4. kodrasadikitk says:

    Kroatet ja arriten qellimit e formuan shtetin e njashtu edhe ushtrine e policine e mirefillet.Duhet theksuar se vellezerit tane Kroato-Iliret po mbajne qendrime parimore ne luftimin e korrupcionit dhe funksionimin e shtetit ne shum lemi.Mjerisht qeverite tona si ne Shqipni e njashtu edhe ne Kosove jan te korruptuara tejmase ushtrija e policija jan ne fazen e konsolidimit e persoseshmerise sepse sikur te kishim nivele te njejta ose te peraferta edhe apetitet Serbe do te shuheshin sepse ata e njofin vetem forcen tek ata ska gjuhe tjeter si primitive qe jan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje