Analiza e Fatos Lubonjës: Rezultati i çadrës mund të jetë zhdukja e opozitës. Ky regjim shkërdhatokratik nuk bie kurrë tani

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Analisti Fatos Lubonja në një shkrim për Panorama, paktin Rama-Basha e cilëson variant të ri të një loje të vjetër.

Lubonja thotë se hyrja e PD-së në zgjedhje do të varet shumë nga protagonistët kryesorë. Sipas tij nëse PD e ka seriozisht se do bëjë gjithçka ka premtuar në çadër atëherë më mirë të mos futet në zgjedhje:

“Nëse ata e kanë seriozisht gjithë çka na kanë premtuar në çadër, ndoshta më e mira do të ishte të mos hynin, sepse hyrja do të legjitimonte ‘fasadën’ prapa së cilës funksionojnë institucionet e vjedhjes dhe të krimit, duke i bërë, mes tjerash, gjithnjë e më të pamundura edhe zgjedhjet e lira.”

Në shkrim Lubonja ngre dilemën nëse PD-ja mund të shndërrohej nga një parti deri dje e fasadës, në një parti antisistem, por me marrëveshjen Basha-Rama kjo tezë bie poshtë:

Por dilemën e hyrjes apo moshyrjes në zgjedhje e kam lidhur edhe me dilemën: a mund të shndërrohet PD-ja nga një parti deri dje e sistemit/fasadës, në një lëvizje antisistem që çjerr fasadën? Marrëveshja Rama–Basha dhe mënyra se si u arrit ajo, u dhanë fund këtyre dilemave. PD-ja dhe lidershipi i saj treguan me këtë marrëveshje se ose, në rastin më të mirë, nuk u dilnin hesapet se mund të shndërroheshin në një lëvizje antisistem, ose se nuk i kishin seriozisht premtimet për luftë oligarkisë, medieve të kapura, kanabizimit etj.”

Më tej në shkrim Lubonja shkruan se Basha nuk duhej t’i përshtatej realitetit me të cilin u përball por të përpiqej ta ndryshonte atë sipas vizionit të tij:

Basha mund të thotë se zgjedhja që bëri ishte e imponuar nga ndërkombëtarët, se nuk u mbështet sa duhej nga populli që s’e kuptoi, nga vetë ne gazetarët që nuk iu përgjigjëm thirrjes për të shkuar në çadrën e tij. Pa dyshim presioni ka qenë i madh, edhe mosbesimi i të zhgënjyerve e ka rritur këtë presion, por historia tregon se politikanët që kanë sjellë ndryshime të mëdha kanë qenë pikërisht ata që nuk i janë përshtatur një realiteti ekzistues, por ata që e kanë ndryshuar atë sipas vizionit të tyre.”

Lubonja thekson se shqiptarët duhet të flenë të qetë në dëshpërimin e tyre pasi asgjë nuk ka për të ndryshuar në këtë vend dhe marrëveshja Rama-Basha e konfirmon më së miri këtë gjë:

Shkurt shqiptarët që presin një ndryshim të sistemit oligarkik, bandokratik, shkërdhatokratik, kleptokratik, narkotrafikantokratik – për të përmendur vetëm disa nga epitetet që i janë vënë – duhet të flenë të qetë në dëshpërimin e tyre se kjo nuk ka për të ndodhur. Ne u kthyem në “normalitetin” tonë ku politika është një biznes privat dhe jo një “gjë publike”, siç është kuptimi i fjalës “republikë”, që e ka përmendur kaq shumë Basha kohët e fundit.”

Në fund Lubonja flet edhe për zgjedhjet e qershorit që do japin edhe përgjigjen përfundimtare të shitleblerjes së mallit (votës):

“Sigurisht përgjigjen përfundimtare kësaj do t’ia japë shitblerja e mallit më 25 qershor, por disa parashikime edhe mund të bëhen. Duket se me shumë gjasa do të kemi një zvogëlim të zyrave të LSI-së, e cila duhet të kënaqet me zyrën e presidentit që ka kapur kryetari i saj. Për sa u përket zyrave të PS-së dhe të PD-së për momentin është krijuar një konfuzion, sepse në zyrat e PS-së kanë hyrë momentalisht disa ministra të PD-së që, medemek, do të bëjnë të mundur që populli të votojë i pafrikësuar, i pamanipuluar dhe e pablerë. Por problemi është se PD-ja gjatë këtyre katër vjetëve ka humbur shumë lidhje me katin e dytë, katin e parë dhe bodrumin që janë lojtarët e vërtetë të përcaktimit të votës.”

Sipas Lubonjës nëse pas zgjedhjeve do ketë një koalicion PS-PD, atëherë kjo nënkupton se me ndihmën e çadrës u arrit pikërisht ajo që kontestohej më fort nga çadra, zhdukja e opozitës, d.m.th Edi Rama arriti në të njëjtën qafë, por nga një rrugë tjetër, sigurisht jo në Europë:

Në fakt koalicionet e mëdha janë bërë në emër të qeverisshmërisë kur nuk sigurohet maxhoranca e duhur nga partitë e mëdha. Te ne kjo mund të ndodhë vetëm nëse LSI-ja nuk pranon të bëjë koalicion paselektoral me asnjërën. Ndërsa po të kemi një koalicion PS-PD pa u pyetur fare LSI-ja, kjo do të thotë se me ndihmën e çadrës u arrit pikërisht ajo që kontestohej më fort nga çadra: zhdukja e opozitës, d.m.th. se Edi Rama arriti në të njëjtën qafë, por nga një rrugë tjetër. Sigurisht jo në Europë.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Analiza e Fatos Lubonjës: Rezultati i çadrës mund të jetë zhdukja e opozitës. Ky regjim shkërdhatokratik nuk bie kurrë tani”

  1. Timi says:

    E gjithe endra e jote per rrezimine Edi Rames, more kopil serb, u shemb. Bye bye shkerdhate!

    1. Gazeta Vlora says:

      Është për të ardhur keq o LUB ONJA Made in Serbia , ta prishën planin shqiptarët për destabilizim.Deri dje volle vrerë në intervista që ju jepje Grekve,ku pa hezitim i cilësoje shqiptarët si plangprishës të qetësisë në Ballkan se Serbia dhe Greqia kanë të drejtë kur na akuzojnë ..Po ti do Enverin më brryl ,që të boni alamet femre me diplomë ndërkombtare në birucë.

    2. mira says:

      Tim
      Lubonja nuk eshte serb por vllah pra coban
      Please

  2. timo says:

    Ti je një nga “shkërdhatat më të rëndësihsme” të mediave shqipëtare o Lubonja.

    1. Skypion says:

      Padyshim qe Fatos Lubonja eshte analisti me me integritet ne boten e majte te gazetarise shqiptare.Dhe,i sinqerte ne qendrimet e tija.
      Une e kam ndjekur me vemendje gjate gjithe kesaj kohe,duke respektuar qendrimin e tij per t’u mos u bere pjese e Cadres,pas thirrjes publike qe i beri zoti Basha,atij dhe kolegeve te tij,gjithe duke e mbeshtetur kauzen e saj.E kjo ne kontrast te plote,me ndonje provokator te felliqur si Muc Nano qe i pat kerkuar Bashes te shkonte ne Cader per te thene mendimin e tij.
      Eshte per t’u lavderuar integriteti i Lubonjes,i ketij te majti te pandreqshem,kur,krejt ndryshe nga nxenesi i tij i vetedeklaruar,Andi Bushati,tregohej shume i kujdesshem per te mos e shtyre shume Bashen ne qendrime radikale,i vetedijshem ,sic e ka thene edhe vete ne shkrimin para ketij te sotmit,se nuk ishte i qarte nese ,Basha,duhej apo nuk duhej te hynte ne zgjedhje,per shkak te pasojave qe mund te kishte secili variant, per Opoziten,Partine Demokratike dhe gjithe vendin ne pergjithesi.
      Eshte nje dileme e nje intelektuali te vertete,qe eshte i vetedijshem per pergjegjesine per cka thote dhe ndikimin qe mund te kene ato.
      Eshte pikerisht kjo vetedijshmeri per pergjegjesine si intelektual,qe perkunder mendimit dhe bindjeve te veta,shpeshhere shume radikale,tregohet i matur,megjithate, duke i vene fre radikalizmit te bindjeve te tija personale.Kjo eshte tipike per njerezit qe e kane te zhvilluar shume sensin e pergjegjshmerise ndaj fjales.
      Botkuptimi im,bindjet e mia,krejt te ndryshme,shpesh edhe po kaq te kunderta,nuk me pengojne aspak,t’ia ve ne dukje kete merite Lubonjes.
      Ne shkrimet e meparshme,perpara se te behej marreveshja politike Basha-Rama, Lubonja,disa here pat shenuar qe (po e perifrazoj lirshem,por thelbi ky eshte) : Partia Demokratike mund te rishikonte qendrimin e saj ndaj shtresave ne nevoje,shtresave te varfera – me fjale te tjera,te ndryshonte ne thelb filozofine e saja politike,si nje parti e djathte!
      Duket pak e cuditshme,por konsekuenca ketu e ka shpene Lubonjen.Dhe,nga pikepamja logjike,ketu duhet te shpinte,natyrisht.
      Jo rralle,per te mos thene shpesh,konsekuenca,ndershmeria ne qendrime,te cojne ne paradokse te ketilla te medha.
      Vetedijshmeria per kete paradoks,ishte edhe shkaku i dilemes se Lubonjes, ato dite.
      Gjithe duke respektuar mendimin e tij,dua t’i them Lubonjes qe,Partia Demokratike,si nje parti e djathte,nuk mund te behet kurre radikale,ne kuptimin qe i jep kesaj fjale nje i majte si ai.Kurre.
      Radikalizmi i Partise Demokratike,gjate tre muajve proteste, ishte me detyrim percaktim,per nje te drejte bazike,per te drejten me elementare dhe themelore ne te njejten kohe ne demokraci,ate te votes se lire.
      Sigurimi i kesaj te drejte themelore,do te jete edhe pikenisja,per ate qe Basha e quan “Republike te Re”.
      Sepse, i nderuar zoti Lubonja, “Republika e Vjeter”,Rama ,Meta,do te marrin fund,vetem nese vota e lire e shqiptareve i nxjerr ata jashte loje.
      Opsioni tjeter,eshte i partive radikale,anarshiste,komuniste,fashiste,fashisto-komuniste,erdoganiste,ajetollahiste etj etj.
      Cka do te thote,krejt i huaj per nje parti demokratike europianiste,per nje parti liberale te djathte sic eshte Partia Demokratike.

  3. KARAXHIC +SHEQERE =SALI says:

    ky qerosi duket qe eshte rritur ne hije

  4. Shefi says:

    Nga Basha prisje o Fatos qe te luftonte sistemin? Ai ende nuk eshte ne gjendje te udheheqe PD, po ngeli hieja e Berishes. Nje kryetar i zgjedhur sic u zgjodh ai eshte nje kukull ku fijet i lozin te tjeret, ashtu si ne teatrin e kukullave.

  5. kombi says:

    Kur doli nga marveshja, poturet i kishte mbushur. Ndersa lulzimja po fluturonte me bisht prasi.
    GEZUAR PER CIFTIN E RI ROMEO &XHULIA!!!!

  6. Ky rks eshte i shqetsuar me shume se nu u realizua thirrja e tij per lufte dhe shkatrrim. Keta lloj plehrash vejene lek vetem duke i sherbyer padroneve mafioz te shtypit qe u sherbejn mafiozeve politikan. Ky halja jeton ne itali dhe bene thirrje per luft ne Shqiperi sepse iken e fshihet tek pipinot . Ben thirrje per luft por vete nuk lufton por nxjer perfitime bashke me tv news 24 ku jane mbledh te ashtuquajturit antikomunista. Tos marmallata mos u merzit se nuk kthehet me koha qe ti te deshmosh kunder babait megjithese te gjithe ju spiunat dhe komunistat ja keni kaluar bllokmeneve ne te gjitha drejtimet.

  7. aqif tahipi says:

    Ky @oqa meriton nje dekorate “Kaubojs i lirise” + nje adeziv “Trump for freddom” ,nga miku i idealeve te tij ,( akorduesi i ketyre medaljeve ) sherif kaubojsi i qadres .

  8. Kris says:

    Keta lloj njerezish “analiste” mercenare nuk dorezohen kurre, por harrojne qe jane te shkateruar nga trute! T’i sherbesh Sales eshte krim Toso! Rama akoma s’ka vrare njeri! Le te shpresojme qe te mos vrase,por llumi si puna jote me Andin dhe Rakipin me shoke ,duhet te marre fund njehere e pergjithmone! Harrova te them qe une keta loqe analistesh nuk i lexoj me! Vetem bej nga nje koment ne te rralle!

  9. Njeriu me negativ ne Republiken e Shqiperise ,qe fatkeqsisht i jepet podum nga Mediat Shqiptare ,dhe keto te fundit ne emer te Lirise se Shtypit
    i mundesojn te vjelle vrerin qe ka perbrenda ky njeri ,nese do e meritonte kete emer ,eshte shprehur dhe vazhdon te mbjelle percarje ne opinioni shqiptar.Shqiptaret sot jane ne gjendje te kuptojne dhe te analizojne drejte situaten ne te cilen ndodhen.Por elemnte si ky ,qe ju sillni retoriken e tij ,godasin shum me larg se sa ju mendoni.Ne mediat nderkombetare qe ju nuk i keni ndjekur ,Lubonja eshte shprehur se Shqiperia dhe Shqipetaret jane nje faktor destabilizimi ne Ballkan ,ku Serbia dhe Greqia kane te drejte kur ankohen per nacjonalizmin e shqiperise dhe shqiptareve ku si karateristike dalluse kane (shqiptaret) krenarine per kombin e cila sipas tij (Lubonjes)eshte nje faktor destabilizimi ne Ballkan nderkohe qe Greket dhe Serbet kane pasur dhe kane te drejte.Ne intervistat e tij dallohet urrjtja e zellshme dhe vazhdushme ndaj naconalizimit shqiptar ,se shqiptarve ju eshte bere shplarje e trurit per ti rrenjosur nacionalizmin.C’fare munde te thuash per nje njeri te tille…..

  10. mira says:

    Tim
    Lubonja nuk eshte serb por vllah pra coban
    Please

  11. goni says:

    Them se Lubonja eshte nje Gazetar qe flet dhe nuk ka frike.Sepse keshtu eshte Lubonja,fliste edhe pera denimit,flet edhe pas denimit,dhe mendoj se opinjonet e Lubonjes lexohen.Lubonja nuk eshte Gazetar i ksaj Partije,qe eshte ne Pushtet,por nuk eshte as me Opoziten,sepse po te ishte nuk mund te shprehej ne kete menyre.Dhe ta akuzosh per karrjer,kjo bjen sepse ishte Drejtor i RTSH(Radio Televizioni Shqiptare),dhe dha dorheqjen Shum shpejt,sepse shikoj se mendimet e Tije nuk mund ti shpaloste ne RTSH,sepse RTSH;eshte Televizion i Qeverise,kushdo Parti qe udheheq qeverine.Dhe shtoj per Komentuesin,me emrin Skypion,Lubonja nuk eshte Gazetar i majte,Lubonja shpalos mendimet e Tije,per Publikun,duke u munduar per Sqarim,pra Lubonja mundohet te sqaroje Publikun e Djathte,Zotni,sepse majtistet pretendojn se nuk u nevojitet sqarimi,dhe duhet pranuar,ka Shum Njerez te menqur ne Publikun e Majte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *